Arkiv-Lajme

Egjipti, në prag të vendimit për njohjen e Kosovës

Postuar në 14 Maj, 2013 12:08

Egjipti është në prag të marrjes së vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës, ka konfirmuar gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, kryetari i Këshillit Egjiptian për Çështje të Jashtme, Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker. “Besoj që shumë shpejt madje në çdo moment pritet njohja e Kosovës nga Egjipti”, ka deklaruar Shaker - raporton radio amerikane Europa e Lirë.

Angeline Jolie befason botën me guximin e saj. “Kam hequr gjoksin”, pranon ajo faqe botës

Postuar në 14 Maj, 2013 11:31

Si zor të ketë mbetur ndonjë media perëndimore që të mos ketë dhënë lajmin se aktorja Angelina Jolie ka patur këto kohë një double mastectomy, që me fjalë të qarta në shqip do të thotë që “ka hequr gjoksin për fare si një masë preventive për të evituar ndonjë komplikacion kanceroz pas disa analizave që ka bërë”. Këtë fakt e ka bërë ajo vetë të ditur për publikun. “E bëra për t’u dhënë një mësim grave të tjera; këto të fundit duhet ta dinë se ka një opsion të fortë që të jep mundësinë të mos jetosh me rrezikun e madh për kancerin në gji”, tha ajo në thelb.

Paskal Milo: Rama s’më hap telefonin; ndërsa qurravecët e PS-së duan të më tregojnë se ç’është e majta

Postuar në 14 Maj, 2013 10:19

Në programin e Denis Mingës në News 24, Paskal Milo ka shprehur disa pakënaqësi ndaj Ramës e PS-së. Aleanca me LSI-në e ka nxjerrë atë, por dhe aleatët e vjetër të PS-së, në një pozicion jo shumë të rehatshëm. Në ndryshim nga aleatët në të djathtë, Milo e Co. në të majtë nuk e kanë të sigurtë vendin në parlament. Thënë me fjalë të tjera, do u duhet ta fitojnë me djersë.

Shënim: “Lepuri” i zgjedhjeve nuk fshihet në Vlorë…

Postuar në 14 Maj, 2013 08:36

Në një shkrim në gazetën Panorama, te titulluar '“Lepuri” i zgjedhjeve fshihet në Vlorë', Artan Fuga argumenton se kandidimi i Arben Malajt si kandidat i pavarur në Vlorë mund të përcaktojë qeverisjen e ardhshme. Shkruan Fuga:

“Nëse Malaj fiton, duke qenë anëtar i Kryesisë, i dalë me votat e veta, ai mund të forcohet për të bërë oponencë brenda partisë dhe si kundërpeshë në Kuvend, ku mund të ndërtojë një fraksion brenda Kuvendit të ardhshëm dhe të përcaktojë qeverisjen e ardhshme. Nuk dihet se kush bashkohet tjetër me të në qershor apo në nëntor.

Zyrtare: Në 2012 ka më pak të punësuar se në 2005

Postuar në 14 Maj, 2013 08:31

Të besosh në premtimet e Berishës se do hapë 250 mijë vende pune, është si të besosh te një gënjeshtër që është provuar se është gënjeshtër – shkruan Andrea Stefani në Shqipin e sotëm duke folur për papunësinë. Stefani e ka shoqëruar shënimin e tij me një tabelë, e cila paraqet nivelet e punësimit dhe papunësisë që nga viti 1996-2012 sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe Instituti i Statistikave (INSTAT).

 

Efekti ‘Campbell’ po ndihet: Rama takon në Londër ish kryeministrin britanik Tony Blair

Postuar në 14 Maj, 2013 08:09

Rama ka shkruar një tweet që pritej: “Një takim i shkëlqyer me ish kryeministrin britanik Tony Blair! Ramë dakord që pas 23 qershorit, ai dhe ekipi i tij do punojnë me ne për mirëqeverisjen”. Këtë frazë e ka shoqëruar me metaforën grafike të buzëqeshjes, dmth J. Dhe pastaj shkruante: Fantastike!

Majko i thur dithirambe koherencës politike; por e ka me Islamin

Postuar në 14 Maj, 2013 07:55

Rroftë koherenca dhe luajaliteti ndaj kauzës e partisë! Kush e thotë këtë? Mund të jenë të shumtë ata që mund ta thonë, por njëri quhet Pandeli Majko. E ka thënë me anë të një shënimi në facebook. “Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetëvetes dhe historisë nga vijnë”, ka shkruar, dhe për këtë ka marrë shkak nga tubimi i djeshëm i demokratëve, në tribunën e të cilit ka parë Kastriot Islamin e Asllan Dogjanin.

Kisha Serbe i kujton Daçiç fatin e Zoran Gjingjiç

Postuar në 14 Maj, 2013 05:58

Deklarata të rënda të nxitura nga çështja e Kosovës kanë rikthyer në sipërfaqe debatet për domethënien e mitit për Kosovën për Kishën Ortodokse Serbe (KOS). Mitropoliti i Malit të Zi dhe bregdetit Amfilohije tha se "lutet për pendimin e qeverisë dhe kuvendit të Serbisë", lidhur me vendimet për Kosovën. Ndërsa peshkopi i pensionuar Atanasije Jeftiq u shpreh se "Daçiç thotë se angazhohet për një politikë reale tokësore dhe se nuk e intereson Serbia qiellore. Kështu ka folur edhe Zoran Gjingjiç në kohën e tij, e Zoti le të gjykojë se si ka përfunduar ai".

Rubygate, prokuroria kërkon 6 vjet burg për Berluskonin. E gjora Itali - thotë ai

Postuar në 14 Maj, 2013 03:37

Gjashtë vjet heqje lirie dhe kurrë më poste politike: kryeprokurorja në Milano flet për "prostitucion sistematik" në vilat e Berlusconit dhe abuzim me postin. Në pretencen e saj, Boccassini ngriti akuza të rënda. Në qendër të procesit është marokenia asokohe 17-vjeçare Karima El Marhoug, e quajtur "Ruby", me të cilën Berlusconi akuzohet se ka pasur marrëdhënie kundrejt pagesës. Për mbrëmjet në vila Arcore gruaja e re është paguar direkt prej tij. Më shumë se katër milionë e gjysmë euro i ka paguar Berlusconi "Ruby-t", - deklaroi Bocassini.

Një fotografi e tubimit të djeshëm të PD-së

Postuar në 14 Maj, 2013 03:29

Në tubimin e mbrëmshwm të PD-së që përuronte hapjen e fushatës elektorale, fotografët kishin fiksuar në celuloid Kastriot Islamin, teksa takohej me të parin e PD-së. Berisha kish në fytyrë tensionin e zakonshëm të një ngjarjeje të tillë, ndërsa fytyra e Islamit ishte e qeshur, e poshtë buzëqeshjes binte në sy një kravatë “e pazakontë” në ngjyrë blu. Pas Islamit ishte në radhë Asllan Dogjani, që tërhiqte vëmendjen më pak.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme