Arkiv-Lajme
Topi “i lutet” opozitës “për KQz-në :mos i varni ujkut mëlçitë në qafë”
Ndërsa media është përfshirë në debatet “Kokëdhima”, “Islami” apo “Malaj”, Bamir Topi, përpiqet të rikthejë vëmendjen te KQZ-ja, si një vend ku Berishës nuk i duhet lëshuar pe. Ai i ka bërë thirrje sot opozitës të mos i lërë vendet vakant, sepse “nuk mund t’i varen ujkut mëlçitë në qafë”.
"Pushteti aktual, Qeveria, Kryeministri aktual është recidivist në manipulimin e zgjedhjeve. Përfytyroni që do ia lerë fushën bosh dhe këtu nuk është problemi që ne po na vjen keq, nëse po i ruan Edi Rama apo jo votat e elektoratit të tij,
Top-channel-i është i sigurtë që ‘Battelli’ është vepër e duarve të Grossruck-ut
Top-channel-i vijon të mbajë të ngrehur klimën e dyshimeve rreth njeriut të besuar të Grossruck-ut, mikut për kokë të Berishës, që do të vëzhgojë zgjedhjet shqiptare.
“Ëndrra kineze” tashmë një koncept edhe politik kinez. Tentativë të zëvendësojë “ëndrrën amerikane”?
Skënder Minxhozi: Ne i dimë deputetët pa u bërë zgjedhjet; me përjashtim të nja dhjetë vetëve
Thelbin e sistemit elektoral e ka përmbledhur Skënder Minxhozi në një paragraf të shkrimit të tij me titull ‘Një sistem klientelist që duhet ndryshuar’, të publikuar në Shqipin e sotëm. Sipas tij është një system që gjithçka e lë në dorë të kryetarëve të partive, dhe garën për të nxjerrë 140 deputetë e katandis de facto në një garë për të zgedhur veç një duzinë deputetësh, pasi të tjerët e kanë të sigurtë që do zgjidhen. Ja se ç’thotë saktëisht ai, qysh në krye të shkrimit të vet: “Është mbyllur një javë, në të cilën kemi mësuar rreth 90% të emrave të deputetëve në Kuvendin e ardhshëm.
Nano në FB flet për “rrugaçët” që të sulmojnë kur mendon ndryshe nga “dyshja Rama-Kokëdhima”
Nano bëhet i gjallë (nëse mund të quhet “gjallim” Facebook-u) dhe përdor termin “dyshja Rama-Kokëdhima” për të presupozuar drejtimin e Partisë Socialiste, një term që ngjiti sidomos me strategjinë e Kryeministrit për zgjedhjet. Nano, duket se nuk e ka pritur sulmin on-line kundër daljes më vete të Arben Malajt.
Preç Zogaj: Reagimet ndaj Kokëdhimës janë shprehje e rëndësisë, dhe jo e vogëlsisë së tij
Janë të shumtë ata që e kanë thënë të vetën lidhur me ngjarjen “Kokëdhima”. Sot e thosh të vetën dhe Preç Zogaj, që ka një njohje të hershme me botuesin e Shekullit, në një intervistë për Mapon. Dhe fillimisht e lidh këtë zhurmë rreth Koços me rëndësinë që ka ky i fundit, e jo me vogëlsinë: “[Koço] gjithnjë më kishte thënë se nuk do të hynte ndonjëherë në politikën aktive, por që ishte gjithnjë aty afër, këtë e kanë ditur të gjithë.
Berisha: më kanë thënë media se [Rama] i kanë bërë vetë gropat [e rrugëve]
Berisha po përuron jo vetëm rrugët e reja, por edhe rikonstruksionet! Këtë gjë ka bërë sot në Kukës, ku ka përuruar sipas mediave rikonstruksionin e rrugës Kukës - Shishtavec (loti II). Berisha shfrytëzoi rastin për të sulmuar kryetarin e PS, që sipas tij, i hap vetë gropat që të shajë qeverinë. Ndërsa renditi arritjet e qeverisë së tij gjatë viteve të fundit, Berisha ironizoi akuzat e Edi Ramës për rrugët e shkatërruara, duke thënë: “Sot ka një alternativë tjetër e cila mohon çdo gjë.
Tare: Biznesmenë, mos privatizoni. Do t’i anullojmë privatizimet e trashëgimisë kulturore!
Është bërë traditë që para zgjedhjeve, qeveritë shesin e privatizojnë ç’të munden, duke qënë mosbesues edhe vetë të betimeve se do të ri-zgjidhen. Dhe, në mënyrë të vazhdueshme edhe opozitat deklarojnë se nuk do t’i njohin këto privatizime të orës së fundit. Edhe pse, pas rotacionit, rrallë kemi parë anullime të veprimeve arbitrare e abuzive të qeverive të rëna. Tare ka deklaruar dje se do të anullohet privatizimi i trashëgimisë kulturore, madje ka bërë thirrje biznesmenëve të mos i privatizojnë.
Rama ka në plan një “fushatë jashtë të gjitha parashikimeve” në Vlorë
Lideri i PS-së do përqëndrojë forca dhe energji të shumta elektorale në qytetin e Vlorës. E përditshmja DITA citon sot një burim brenda stafit elektoral të Ramës të thotë që “ka një plan fushate të pazakontë për Vlorën”.
Luljeta Lleshanaku: Këtu te ne ka shumë irritim, ankth, luftë, por kurrë mërzi
“Ne kurrë nuk ia japim çmimin që meriton në kohën që ndodh, por vetëm pasi ajo ka marrë fund”, thotë poetja Luljeta Lleshanaku në një intervistë për Mapon. Dhe e ka fjalën për lumturinë.