Luljeta Lleshanaku: Këtu te ne ka shumë irritim, ankth, luftë, por kurrë mërzi

Postuar në 11 Maj, 2013 05:24

“Ne kurrë nuk ia japim çmimin që meriton në kohën që ndodh, por vetëm pasi ajo ka marrë fund”, thotë poetja Luljeta Lleshanaku në një intervistë për Mapon. Dhe e ka fjalën për lumturinë.

Intervista zhvillohet mbi bazën e pyetësorit të famshëm të Proust-it, dhe në të ka pyetje të tipit “cila është frika jote më e madhe?”, “cilin person të gjallë admironi më shumë?”, “në cilin rast mund të gënjesh?”, etj, etj. Por të bie në sy përgjigja që ajo jep për pyetjen: Cili është pengu yt më i madh? “Shpeshherë ndjehem e penduar që nuk u largova nga Shqipëria që kur u hapën ambasadat apo në ’91-shin. Por nga ana tjetër, ndoshta Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të shkruar letërsi, sepse për fat, nuk gjen kurrë paqe. Në Shqipëri çdo ditë ndodh diçka, e cila harrohet ditën tjetër, sepse e nesërmja sjell të tjera risi. Ka vend për irritim, ankth, luftë, por kurrë mërzi. Duhet të jetë e mërzitshme të jetosh në një vend kur jeta është deri diku e parashikueshme.”

Intervista e plotë mund të gjendet në linkun: http://www.mapo.al/2013/05/11/luljeta-lleshanaku-shqiperia-vendi-ku-nuk-gjen-kurre-paqe/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Interesante, thote qe edhe risite negative sjellin mungese monotonie dhe gjithmone ndodh dicka e re me te cilen mund te merresh, sidomos artistet. Mendim absolutisht interesant!</p>

Submitted by Kulla e Pizes... (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Aq me shume kur te duhet ta ndertosh jeten mbi shtirje dhe kompromise...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.