Kaput!

Erjon Veliaj është shkarkuar sot nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vota në Këshillin e Bashkisë së Tiranës ka qenë thuajse unanime dhe ajo erdhi si kërkesë e këshilltarëve socialistë. Në mbledhjen e mbajtur me këtë rast, këshilltarë të shumtë kanë folur për Veliajn dhe problemet e tij qelizore me korrupsionin. Tani vendimi i shkon si propozim Këshillit të MInistrave që duhet të vendosë.
Ikën kështu një e keqe e madhe nga drejtimi i Tiranës, nga perspektiva politike e vendit, ndonëse për akuza minimale në krahasim me ato zullume që janë bërë.
Në aspektin ligjor, Veliaj ka të drejtë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese dhe nisur nga ato që janë deklaruar deri më sot, ai me gjasë do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese.
Add new comment