Nano në FB flet për “rrugaçët” që të sulmojnë kur mendon ndryshe nga “dyshja Rama-Kokëdhima”

Nano bëhet i gjallë (nëse mund të quhet “gjallim” Facebook-u) dhe përdor termin “dyshja Rama-Kokëdhima” për të presupozuar drejtimin e Partisë Socialiste, një term që ngjiti sidomos me strategjinë e Kryeministrit për zgjedhjet. Nano, duket se nuk e ka pritur sulmin on-line kundër daljes më vete të Arben Malajt.
“Në periudhën 1991 deri në 1997, kur Partia jonë Socialiste ka qenë në shumicën dërrmuese të kohës në opozitë, ASNJE socialist, e përsëris, ASNJE, me gjithë presionin psikologjik, dhunën fizike, janë sjellë në mënyrën më të QYTETERUAR, me EUROPIANE, sesa rrugaçët sot që shajnë dhe kërcënojnë këdo që mendon ndryshe nga Rama-Kokëdhima, qoftë në Facebook, qoftë drejtpërdrejt. Është për të ardhur keq, sinqerisht !!!”, shkruan Nano.
k.c.
Comments
Dy fytyra më të poshtëra të
<p>Dy fytyra më të poshtëra të historisë të shtetit tonë</p>
Ke te drejte o Leonardo, me
<p>Ke te drejte o Leonardo, me vjelle te vjen kur i sheh :-(</p>
Add new comment