Arkiv-Lajme

Një nismë që duhet të vazhdojë pa ndërprerje: Edukata e qarkullimit rrugor është një emergjencë

Postuar në 10 Maj, 2013 10:02

“Një shofer taksie thotë se kur je në makinë, duket sikur njerëzit ecin në mënyrë kaotike, ndërsa kur je në këmbë, duket sikur shoferët ecin në mënyrë kaotike, gjë që do të thotë se të dyja palët nuk i respektojnë rregullat” – ky pohim, absolutisht i saktë, është bërë nga një shofer taksie në kryeqytet, i cili është intervistuar nga Top-channel-i. Në fakt, një sy i shkujdesur do të mund të vinte re fare kollaj një konfuzion të frikshëm në rrugët e Tiranës.

Anatema e mallkime (nga serbët) në adresë të Daçiç-it dhe Vuçiç-it

Postuar në 10 Maj, 2013 08:23

Zv. Kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Kosovën, më saktë veriun e Kosovës, më 12 maj, të dielën, dhe për synim ka që të bisedojë me serbët e shtetit më të ri në Ballkan lidhur me marrëveshjen Thaçi-Daçiç, që u nënshkrua në Bruksel më 19 prill 2013. Këtë marrëveshje nuk e kanë pranuar serbët e veriut të Kosovës, dhe kjo gjë duket dhe tek mënyra se si po e presin ata mikun nga Beogradi. “Nuk je i mirëseardhur, do të të mallkojnë shenjtërit e Kosovës”, citon, midis të tjerash, radioja ‘Evropa e Lirë’, tekstin e disa posterave që janë bërë gati në Mitrovicë.

Rama premton prishjen e pallatit mes kullave binjake e Sky Tower (pallatit "të Kadaresë")

Postuar në 10 Maj, 2013 06:20

Rama ka folur për ndërtimet pa leje, duke marrë një zotim. “Kush mendon se mund të hedhë kate pas katesh, duke u fshehur mbas pushtetarëve të sotëm, është i paralajmëruar se mbas 23 qershorit mund t’i shohë të gjithë ato kate (dhe këtu nuk flas për ata që ndërtojnë kate për të strehuar familjen e tyre, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e kryeqytetit, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e atdheut që është bregdeti), mund t’i shohë ato kate [pra] të rrafshuara përtokë, [dhe të] mos çuditet.”

Dom Gjergji flet për përfaqësimin e katolikëve në politikë e në Kuvend

Postuar në 10 Maj, 2013 05:17

“Në listën e PD për Tiranën ka vetëm një katolik, ndërsa Durrësi, asnjë katolik; e njëjta gjë ndodh në PS, që ka ndonjë katolik më shumë në Tiranë në krahasim me PD-në, e në Durrës, me sa kam informacion, asnjë”, thotë Dom Gjergji në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, dhe nuk harron të saktësojë se merr për katolikë ata që duken të tillë në këndvështrimin onomastik.

Myftar Gjana nuk bie dakord me praninë e Islamit në listat e PD-së; dhe tregon një anektodë didaskalike

Postuar në 10 Maj, 2013 04:57

Bardhyl Ukcamaj denonconte para ca ditësh praninë e emrit të Kastriot Islamit në listën e PD-së, partisë së parë opozitare që solli rënien e komunizmit, në një kohë – këtë nënvizonte Ukcamaj – qw Islami ka qenë eksponent i regjimit komunist, saktësisht ministri i Arsimit që urdhëroi mbylljen e universitetit të Tiranës.

Gazetari Peka i kujton ushqimin e mensës dhe veshjen e konvikteve ministrit Noka

Postuar në 10 Maj, 2013 04:21

"Në fakt nuk dihet përse Peka është zemëruar me ministrin e Brendshëm, vëllai i të cilit për disa kohë ka shërbyer në administratën e Mulit si zëvendësministër, por fakt është se gazetari ka filluar të “godasë” publikisht Mulin, madje duke vënë në pikëpyetje dhe inteligjencën e tij. Konflikti mes dy kuksianëve është aq evident sa tashmë përballja bëhet në fushë të hapur, në Facebook - shkruan portali online i Tema.

Del urdhëresa për dhënien me qira të monumenteve të kulturës; mund t’i marrin nga 10-20 vjet

Postuar në 10 Maj, 2013 04:18

Admirina Peçi e shqiptares.com thotë sot në një shkrim të sajin, se “ministri Visar Zhiti ka nënshkruar urdhëresën ku përcaktohen kritere të reja për dhënien me qira të monumenteve të kulturës; afati i dhënies me qira është 10-20 vjet. “Trashëgimia kulturore ka dalë zyrtarisht në ankand”, thotë gazetarja Peçi.

Ka ndryshuar lista e PD për qarkun e Tiranës?!

Postuar në 10 Maj, 2013 03:40

E perditshmja Panorama raporton se Partia Demokratike ka ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Janë futur dy emra te cilt nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së. Konkretisht, janë futur në listë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, dhe ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Baki Shehu. Ata kanë zënë vendin e Sait Dollapit dhe Krenar Alimehmetit.

Prifti 15000 vota dhe Malaj 8500 vota…?

Postuar në 09 Maj, 2013 17:39

Të ftuar sonte në Top Story, kandidatët e pavarur Dritan Prifti dhe Arben Malaj bënë deklarata të forta në lidhje me votat që do të marrin përkatësisht në qarqet Fier dhe Vlorë – 15000 njëri dhe 8500 tjetri. Madje, ata pretenduan se këto vota do të vijnë nga votues të majtë apo të rinj të familjeve të majta, të zhgënjyer nga PS-ja dhe partitë e tjera të majta.

Debat i ashpër në Top Story: politikanët përballë analistëve

Postuar në 09 Maj, 2013 17:03

Ka pasur një debat të fortë në studion e Sokol Ballës, ku ishin vënë përballë tre politikanë që nuk janë preferuar nga kryetarët e partive në listat e tyre të deputetëve (Arben Malaj, Dritan Prifti dhe Mark Marku; dy të parët kanë dalë si kandidatë të pavarur në këto zgjedhje), dhe tre opinionistë, Vasjari, Stefani e Nano. Debati është zhvilluar sidomos mes Malajt e Stefanit, mes Priftit e Vasjarit dhe mes Markut e Stefanit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme