Del urdhëresa për dhënien me qira të monumenteve të kulturës; mund t’i marrin nga 10-20 vjet

Postuar në 10 Maj, 2013 04:18

Admirina Peçi e shqiptares.com thotë sot në një shkrim të sajin, se “ministri Visar Zhiti ka nënshkruar urdhëresën ku përcaktohen kritere të reja për dhënien me qira të monumenteve të kulturës; afati i dhënies me qira është 10-20 vjet. “Trashëgimia kulturore ka dalë zyrtarisht në ankand”, thotë gazetarja Peçi.

Në fakt, nuk kanë munguar reagimet e anëtarëve të forumit për Mbrojtjen e Monumenteve, të cilët kanë kohë që e ngrenë zërin. Artan Lame thotë, se “Zhitit ia kanë vënë përpara këtë shkresë, dhe ai thjesht ka firmosur. Ndoshta do pendohet nesër. E nëse s’pendohet, kjo do të thotë se ai është pjesë e këtij pazari të ndyrë në kurriz të trashëgimisë kombëtare”.

Në të njëjtën linjë ecën dhe Artan Shkreli. “Zhiti, me karrierë të shënueshme poetike, por axhami në fushën e legjislacionit, ka firmosur pa e parë fare atë që i kanë vendosur para hundës”.

Në dy faqe raportim të shqiptares.com për këtë çështje nuk kish një prononcim të Zhitit, dhe nuk dihet nëse nuk i është kërkuar ta thotë të vetën, apo nuk ka dashur ta thotë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Per te iu pershtete bisnesit Monumentet e Kultures duhet qe ne to te bahen punime ti sherbejne bisnesit dhe jo punime te ristrukturimit te tyne. Kjo nuk ndodhe ne asnji vend te botes se civilizueme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.