Ka ndryshuar lista e PD për qarkun e Tiranës?!

E perditshmja Panorama raporton se Partia Demokratike ka ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Janë futur dy emra te cilt nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së. Konkretisht, janë futur në listë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, dhe ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Baki Shehu. Ata kanë zënë vendin e Sait Dollapit dhe Krenar Alimehmetit.
Ndryshe nga katër vjet më parë, zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk e ka publikuar ende zyrtarisht listën me 140 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit. Kjo shton edhe më shumë dyshimet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar një listë e bardhë nga PD, duke shkelur ligjin. Dhe KQZ ka marre pjese me sa duket ne keto taktika elektorale te Berishes. E perditshmja DITA, e cila publikoi dje skandalin, e quante sot ne kopertinen e saj, kryetaren Lefteri Lleshi "Nje Ristan me fustan". Kjo gazete njoftonte gjithashtu qe lista e PD eshte protokolluar vetem dje, por serish jo e plote, ndersa nje nga drejtuesit e administrates eshte shkarkuar "per rrjedhje informacioni". (a.n.)
Shih edhe:
http://www.respublica.al/artikuj/2013/05/09/ju-duket-kjo-si-...
Add new comment