Arkiv-Lajme
Lajmi më i keq, dobësia e ambasadorit amerikan - shkruan Mustafa Nano
Ç’do të ndodhë më 23 qershor e më pas? Do të mbahen zgjedhje normale? Do të vlerësohen si normale nga institucionet vëzhguese ndërkombëtare? Do të kontestohen nga pala humbëse (në këtë rast bëhet fjalë për opozitën; nuk pritet që të kontestojë Berisha; edhe kjo do na duhej; do ishte surreale në një kohë që i ka të gjitha në dorë)? Po vetë Berisha deri në ç’pikë është i gatshëm të shkojë? E ka në kokë idenë për t’i fituar zgjedhjet me çdo çmim, apo vetëm e thjesht me një çmim të caktuar? Cili është ky “çmim i caktuar”?
Listat sipas Mustafajt: AKZ, inekzistente; FRD-së i mungojnë veriorët; PD, pa demokratë; PS, arrogante
Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komentoi për Top Channel listat e paraqitura nga partitë politike. Fillimisht ai komentoi listën e Aleancës Kuq e Zi duke thënë se tashmë “AK është një faktor inekzistent në skenën politike shqiptare”.
Politizove paturpësisht një tragjedi familjare - i shkruan Kozma Dushi autorit të teksteve të tij
Arben Duka e Kozma Dushi janë i pari poet dhe autor tekstesh, i dyti këngëtar. Kur Dushi doli disa ditë më parë dhe lëvdoi Berishën në një miting elektoral, (pak para apo pas kësaj Presidenti i dha titullin Mjeshtër i Madh) Duka i bëri një letër të hapur bashkëpunëtorit të tij (kanë bërë rreth 45 këngë së bashku) ku i shkruante ndër të tjera:
Gjermania, El Dorado-ja e Europës së sotme
Të gjithë kanë Gjermaninë si destinacion, ku kërkojnë fatin që nuk u troket në derë në vendin e tyre. Italianët s’do ta kishin besuar se do vinte një ditë, kur do t’i riktheheshin emigracionit në këto nivele. Në vitin 2012 kanë arritur në Gjermani 42.167 italianë.
Reeker rithekson gabimin e bërë me ndërhyrjen në KQZ, por gjërat nuk ka gjasa që të lëvizin
Në seancën e Komitetit amerikan të Helsinkit që ka patur për argument Shqipërinë, e ka marrë fjalën dhe zv.ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker. Ai u fokusua tek zgjedhjet e 23 qershorit, dhe mesazhin e pati shumë të qartë: “Ecuria e këtyre zgjedhjeve do të dërgojë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të BE-së. Po ashtu do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërinë…SHBA dhe partnerët tanë evropianë kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi.
Mark Marku: Ministrat e Ramis Alisë para demokratëve në lista
Mark Marku, deputeti i PD-së që ka dalë herë pas here (pa u larguar shumë, kuptohet) nga kori i PD-së, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së. “E prisja”, thotë ai për televizionin ABC. Bashkë me të duhet ta ketë pritur dhe Selami Xhepa, që ka demonstruar të njëjtën qasje me Markun gjatë legjislaturës së fundit, me fjalë të tjera ka shprehur mendimin e vet të ndryshëm nga “ai zyrtar i PD-së” në një numër rastesh.
Jozefina kishte "dhimbje koke" pas leximit të listës së Shkodrës?
Lista e kandidatëve të qarkut të Shkodrës është bërë shkak i pakënaqësisë së Jozefina Topallit? Sipas shtypit te sotem në momentin që Berisha ka përfunduar leximin e listës dhe renditjen e qarkut të Shkodrës kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli është çuar nga tryeza dhe me pas është shprehur se, “Jam me dhimbje koke dhe po largohem. Tani jemi më pak demokratë dhe më shumë qelbësira".
Arben Malaj fillon fushatën; Fatos Nano i bën endorsement
Arben Malaj, siç kishte lajmëruar qysh mbrëmë, ka dalë sot në një konferencë për shtypin. Dhe mesazhi kryesor që ka përcjellë është: “Marrja e këtij vendimi [për të kandiduar si i pavarur] është ndjenjë e përgjegjësisë; mandati i fituar në këtë angazhim do të jetë në shërbim të vetëm socialistëve, për ta bërë fituese, për ta mbrojtur nga tendencat neodiktatoriale në organizim dhe drejtim që i ka kushtuar rëndë në 8 vite opozite”.
35 deputetë të PD nuk janë më në lista, ose janë në "zonën e rrezikut"
Berisha e Topalli gjate debateve ne Kuvend e kishin në majë të gjuhës shprehjen "nuk do ju fus ma kryetari në lista" sa herëu drejtoheshin deputetëve të PS. Por lista e demokratëve ka vetë rreth 35 deputetë aktualë të Partisë Demokratike që nuk do jenë në Kuvendin e ri ose ndodhen në të ashtuquajturën zonë e rrezikut. Sipas faqes lajmifundit.al, të mbeturit jashtë dhe të rrezikuar janë:
Adriana Gjonaj
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Vath Tabaku
Enkelejd Alibeaj
Fatbardh Kadilli (zonë rreziku)
Fatos Beja
Fatos Hoxha
Panorama publikon debatin në Kryesinë e PS-së; Malaj dhe Isaraj nuk kanë qenë në listën e Ramës
Panorama ka publikuar një pjesë të bisedës së nxehtë që është zhvilluar mbrëmë në selinë e PS-së midis Edi Ramës e Arben Malajt pak përpara se ky i fundit të dilte nga salla e të njoftonte para gazetarëve se do ta mbante frymën tek KQZ-ja për të regjistruar kandidimin si i pavarur në qarkun e Vlorës. Nervozizmi i Malajt është lidhur fillimisht me pakënaqësinë e tij për vendin në listë, por e vërteta është se Malaj nuk ka qenë fare në listën e Ramës.