Arkiv-Lajme

Alfred Peza bën dekalogun e humbjes; por për ta shmangur atë

Postuar në 09 Maj, 2013 05:44

Në faqen e vet në facebook, gazetari Alfred Peza që kandidon për PS-në në Elbasan, ka folur për 10 frikërat e tij gjatë fushatës. E kështu, ka bërë dekalogun e humbjes. Por e ka bërë, jo me synimin për ta ndjellë, por për ta shmangur. Ja 10 faktorët që, sipas tij, mund ta dëmtojnë opozitën në këto zgjedhje:

1- Mendimi se pas 8 vjetësh në qeveri, Sali Berisha mund të ikë vetë dhe të mundet lehtë.

2- Shkrehja e punës nga kandidatët për deputetë të PS-së, pas aleancës me LSI-në, duke menduar pas kësaj më shumë për ndarjen e posteve qeveritare, sesa për fitoren e zgjedhjeve.

Ardian Ndreca sheh tek dënimi i Nazimes me burg sistemin tonë që s’ka “asnji mëshirë ndaj të dobtëve”

Postuar në 09 Maj, 2013 04:06

Është raportuar këto ditë mbi gjyqin e Nazime Vishës, por nuk para janë bërë komente e kolumna. Një të tillë e kish shkruar sot, dhe e kish publikuar tek shqiptarja.com, Ardian ndreca, i cili nënvizonte qysh në titull (asnji mëshirë ndaj të dobtëve) cinizmin e ftohtësinë e autoritetit gjyqësor ndaj të pandehurës së vet, që i është drejtuar trupës së gjyqtarëve me fjalët: “E pranoj krimin, por ju lutem dhe si fëmijë të kini mëshirë”.

Andrea Stefani polemizon me Mustafa Nanon: Le të mos merremi me opozitën deri në zgjedhje!

Postuar në 09 Maj, 2013 03:31

Andrea Stefani nuk ëhstë dakord me shkrimin e djeshëm të Mustafa Nanos, që ëhstë publikuar dhe këtë faqe me titullin “Ngjarja ‘Kokëdhima’ më kapi në befasi e më la gojëhapur”. Ai e ka shprehur në një shkrim të vetin të publikuar në Shqipin e sotëm. Dhe thelbi i mospajtimit përmblidhet nga vetë ai në frazat: “Në parim asnjë të keqe [nuk ka t’i bëhen kritika opozitës]. Por realisht, pra politikisht, nuk është aq pa pasoja. Dhe kjo lidhet kryesisht me virtuozitetin e lig të propagandës berishiste për ta bërë tra qimen e kundërshtarit.

Dirigjenti Edmond Doko i TOB-it denoncon presione të pushtetit për t’u marrë votat: Na kërkojnë në zyrën elektorale!!!

Postuar në 09 Maj, 2013 03:21

“Skandali në TOB” e quan shqiptarja.com atë që thotë dirigjenti Edmond Doko në një intervistë për këtë gazetë. Dhe në fakt, nuk ka ndonjë teprim. Është fjala vërtet për një skandal.

Doko denoncon faktin, që drejtues të TOB-it kanë filluar të përpilojnë lista të punonjësve të këtij institucioni artistik, ku janë të shënuara adresat e sakta, numrat e telefonit, e të dhëna të tjera personale, të cilat më pas paraqiten, sipas tij, në ministrinë e kulturës. Kjo e fundit, kjo lihet të kuptohet, i përcjell tek partia (demokratike).

Mero Baze i jep ‘ok’ kandidimit të Kokëdhimës, por: Të shkojë të mbledhë vota në Qeparo e jo të na mbijë në TV

Postuar në 09 Maj, 2013 00:59

Mero Baze është i idesë se Berisha, me veglat e veta mediatike, është duke e paraqitur Kokëdhimën si simbol të opozitës, dhe i bën një si apel këtij të fundit për t’mos ia ushqyer këtë lojë Berishës. “Unë si opozitar nuk jam kundër që Kokëdhima të jetë deputet; si botues dhe njeri me lidhje politike, ai është mbi nivelin mesatar të parlamentit; ai është shumë më i aftë se shumë deputetë të opozitës dhe të Berishës dhe nuk kam asnjë drojë se do të turpërojë dikë si deputet”, thotë Baze, por ka një “por” në këtë arsyetim.

Analistja shqiptare e ESI-t: Vetëm kthimi i Muhos e kthen KQZ-në në binarë ligjorë

Postuar në 08 Maj, 2013 15:43

Besa Shahini, një zonjë nga Shqipëria, që Zëri i Amerikës e kualifikon si eksperte të Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ka qenë e pranishme në seancën e Komisionit të Helsinkit në Washington, që ish mbledhur për Shqipërinë. Dhe ka folur aty në emër të Think Tank-ut me seli në Berlin. sot ka qenë Keida Kostreci e Zërit të Amerikës që i ka marrë një intervistë lidhur me atë që ndodhi në seancën e Komisionit të Helsinkit.

Bardhyl Ukcamaj u freskon kujtesën demokratëve: Ja kush është Kastriot Islami

Postuar në 08 Maj, 2013 13:45

Kastriot Islami ka qenë Ministër i Arsimit i Partisë së Punës së Shqipërisë nga 21 shkurti 1991- 10 maj 1991, kundërshtar i egër Lëvizjes Studentore Shqiptare. Është pikërisht Kastrioti, ai që mbylli Universitetin e Tiranës, në mënyrë që të paralizonte Lëvizjen.

Në fundvjeshtën e vitit 1991, Islami ishte kryetar i Kuvendit të Punistëve (në dominancë), kur u arrestuan disa nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Myftar Gjana, Arben Lika e Pal Serreqi me motivacionin “Për organizim të paligjshëm të demonstratave”.

Istituto Piepoli: E majta 49% dhe e djathta 40%; PS 40% dhe PD 35%

Postuar në 08 Maj, 2013 13:29

Pas kompanisë së sondazheve IPR Marketing, që bëri një sondazh të financuar nga Oraneës, është kompania tjetër italiane, Istituto Piepoli, që bën një sondazh të financuar nga televizioni Vizion Plus. Kompania e parë nxirrte fitues koalicionin e majtë, por vetëm me 2 pikë përpara, ndërsa Instituti Piepoli nxjerr një rezultat 49%-40% në favor të së majtës. Ndërsa përsa u takon partive, ky i dyti nxjerr PS-në me 40% kundrejt PD-së me 35%, gjë që kontraston me sondazhin e kompanisë IPR Marketing që nxorri PD-në 1 pikë përpara PS-së (37-36%).

Piepoli në Vizion Plus: Koalicioni i majtë 9 pikë përpara koalicionit të djathtë

Postuar në 08 Maj, 2013 13:24

Vizion Plus publikon shifrat e sondazhit të parë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, të realizuar nga Instituti Italian Piepoli. Sondazhi sjell orientimin e votës së shqiptarëve në prag të procesit elektoral të 23 qershorit. 1651 intervista të realizuara sy me sy në të gjithë territorin shqiptar përbëjnë kampionin e përzgjedhur nga ky institut për të arritur në rezultatet përfundimtare.

The European Stability Initiative: Prishja e zgjedhjeve do komprometonte rëndë perspektivën e Shqipërisë

Postuar në 08 Maj, 2013 12:11

Iniciativa për Stabilitetin Europian, në anglisht ‘The European Stability Initiative (ESI)’, është një institut kërkimor jo fitimprurës, që është themeluar qysh në vitin 1999 e që është me seli në Berlin, ka hartuar një raport mbi shqipërinë me titull “Vijat e kuqe që nuk duhen kaluar në Shqipëri” (ata që dinë anglisht mund ta lexojnë këtë lajm në linkun http://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=156&document_ID=137).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme