Ardian Ndreca sheh tek dënimi i Nazimes me burg sistemin tonë që s’ka “asnji mëshirë ndaj të dobtëve”

Është raportuar këto ditë mbi gjyqin e Nazime Vishës, por nuk para janë bërë komente e kolumna. Një të tillë e kish shkruar sot, dhe e kish publikuar tek shqiptarja.com, Ardian ndreca, i cili nënvizonte qysh në titull (asnji mëshirë ndaj të dobtëve) cinizmin e ftohtësinë e autoritetit gjyqësor ndaj të pandehurës së vet, që i është drejtuar trupës së gjyqtarëve me fjalët: “E pranoj krimin, por ju lutem dhe si fëmijë të kini mëshirë”.
Por mw kot; nuk ka marrë mëshirën, dhe ky fakt e ka ngacmuar fort Ndrecën, që thotë se “ky shtet që nuk është në gjendje me gjykue vrasësit e policëve dhe të njerëzve të thjeshtë, që nuk është në gjendje me dënue korrupsionin, shkarkoi dje gjithë mllefin e vet mbi një vajzë të re, e cila dënimin e kish marrë qysh në çastin që kishte ndeshë në xhelatin, e në të njëjtën kohë, në viktimën e saj.”
Shkrimin e plotë e keni në linkun http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/asnji-meshire-ndaj-te-dobteve-155680.html
Re.Pu.
Comments
Para ligjit jane te gjithe te

Para ligjit jane te gjithe te barabarte.Kaq per demokracine.

Neqoftese sistemi ka difekte ne ndeshkimin e disa lloj krimesh nuk eshte e thene qe difektin t'a pergjithesoj ne te gjitha shkeljet penale.

Ndreca o eshte prift o eshte propaganduesi i prifterizmit.

Feja ofron meshire si per njomezake si Nazimja dhe per prifterinj pleq pedofile. Ligji meshiren e ka mes kufirit minimal e maksimal. Meshira stimulon me tej krimin per hir te pandeshkueshmerise. Ligji tremb dhe te tjere qe e kalojne nepermend.

Sipas Ndreces keq kur te denojne e keq kur s'te denojme, pra atehere bujrum kanunit te xhungles...

Fiqiri Muço e ka perdhunue

Fiqiri Muço e ka perdhunue Nazime Vishen qyshe se ishte minorene, e ka mshef ne pyll per ta trafikue, pra ka ba sekuestrim personi, si dhe shume krime te tjera ndaj nji vajze minorene te pafajshme. Asaj ja ka zhgatrrue jeten. Vendju nji here ne vendin e kesaj vajze!!!!!!

Ketu nuk duhet te shtrohet koncepti "Meshir" o jo "Meshir". Ketu duhej qe vete gjykata te merrte parasyshe rrethanat lehtesuese te Nazime Vishes, e cila asht realisht viktima e kriminelit Fiqiri Muço. Marrja parasysh e shkaqeve lehtesuese perfshihet ne DETRYEN JURIDIKE e trupit gjykues.

Po ku ke tru ti o Anon te

Po ku ke tru ti o Anon te kuptosh ate qe ka thene Ndreca. Ligji ne Shqiperi ekziston vetem per te pambrojturit, dhe ne shumicen e rasteve jane gabim sidomos ligjet per abuzimet seksuale qe duhen denuar maksimalisht, madje edhe me vdekje. Ne kete vend ku denohen pedofilet me gjoba, a e meriton nje femije i perdhunuar qe 13 vjec te denohet me kaq vite burg vetem se vrau nje monster qe s'e meriton jeten? Pergjigju kesaj pyetje dhe mos hajde te na tregosh demokracine zotrote. Edhe s'ke pse e fut fare fene ketu se jetojme ne shekullin 21 ku rendesi ka vetem ligji dhe cdo gje tjeter eshte subjektive.

Ligji eshte ligj vetem ne

Ligji eshte ligj vetem ne shtetin ligjor. Jo ne kete Zululandin qe ka ndertuar Vicidolsi.

Kur nxjerr te pafajshem Ndrea Prendin, qe vret "per arsye shteterore" qysh u denoka Nazime Visha per nje krim pasional????

Shkoni votoni prape per Saliun se ne b.the e keni...

Add new comment