Arkiv-Lajme
A ndikohet ende mendja e Berishës nga "hakmarrja ndaj 97-s"?
James Pettifer & Miranda Vickers janë autorë të disa librave mbi Ballkanin dhe çështjen shqiptare. Ngjarjet e 97-s dhe ato të 98-s gjithashtu janë trajtuar prej tyre në dy botime të ndryshme. Ata kanë edhe një teori të tyren përsa I përket asaj që ndodhi në 14 shtator 1998 në tiranë.
Demaçi: Tahir Zemaj ka qenë një drug dealer; por ‘Bota Sot’ i ka nxjerrë një foto, ku ai ka pozuar me Zemajn
Para ca ditësh, Adem Demaçi i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Jahjaga, që të bëjë kujdes me dekoratën “Hero i Kosovës”, të cilën ajo ia ka dhënë dhe Tahir Zemajt që, sipas Demaçit, ka qenë një njeri që është marrë me trafiqe të drogës. Tahir Zemaj ka qenë eksponent i rëndësishëm i UÇK-së, dhe pas lufte kreu i FARK-ut, deri në momentin që e vranë, tok me të birin, në një pritë urbane. Vrasësit nuk janë gjetur ende.
Ka ndërruar jetë Harun Dojaka, ish-volejbollist dhe ish-trajner i Tiranës dhe i Dinamos
Harun Dojaka, ish-volejbollist dhe profesor i njohur i ketij sporti ka nderruar jete ditet e fundit. Lajmi mesohet nga nje njoftim i Federates Shqiptare te Volejbollit. Dojaka punoi për shumë vite me rradhë pranë ekipeve më të mira të volejbollit për femra në vendin tonë.
Rama flet me gazetarët para mbledhjes së Kryesisë; dhe jep lajmin, se “Erjon Braçe do të jetë kandidat”
“I mirëkuptoj spekulimet [që keni bërë] nëpër gazeta e televizione, duke bërë shpeshherë gjënë e duhur, e herë të tjera duke na i ngatërruar pak ujërat”, tha Rama duke iu drejtuar gazetarëve, para se të hynte në mbledhje të Kryesisë, ku do t’u vihet vula listave të kandidatëve për deputet. Në fakt, ka ditë që gazetat e televizionet kanë bërë lista kandidatësh, të PS-së e të PD-së, dhe ky raportim është shoqëruar me qejfmbetje, rebelime e debate politike.
Ndahet nga jeta Giulio Andreotti; Gazetat italiane: Vdes simboli i pushtetit
Sot në mesditë, saktësisht në orën 12.25, në apartamentin e tij në Romë, ka vdekur në moshën 94 vjeçare Giulio Andreotti, i cili kish mbi një vit që nuk shfaqej në publik. “Ka vdekur Andreotti, një jetë e tërë në pushtet”, thosh titulli kryesor i gazetës il Corriere della Sera, e cila ka bërë me mijra raportime të lidhura me njeriun që ka qenë 7 herë kryeministër, 8 herë ministër i mbrojtjes e dhjetra herë të tjera ministër në sektorë të tjerë.
Spahiu flet për deputetë të PS-së e PD-së që duan të shkojnë me AK-në; por nuk jep emra
Kreshnik Spahiu ka dhënë lajmin se do garojë në Tiranë, dhe këtë e ka interpretuar si një sfidë që po i bën “të ndjerit që ka vdekur politikisht” dhe si një alternativë që u jepet tiransave për “një Shqipëri pa Saliun dhe Edi Ramën”.
Më tej, ai bëri me dije se ka refuzuar vet-ofrimin e atyre që nuk janë përfshirë në listat e PS-së e të PD-së: “Ne u themi stop këtyre, sepse ky është një fenomen i dinosaurëve të politikës shqiptare”. Por nuk dha asnjë emër, që do ta demonstronte këtë fenomen. Thjesht e denoncoi.
Gazetarja Desada Metaj do të votojë për PD-në, por është kundër modelit “të grave të rrëzuara në sallë”
Ka rënë në sy protagonizmi politik i disa këngëtarëve, si Bleona Qerreti, Soni Malaj, Greta Koçi, Çiljeta, etj, të cilat janë parë kohët e fundit edhe nëpër salla forumesh të partisë demokratike, por edhe nëpër poste të ndryshme në administratën e lartë. Kjo gjë i ka rënë në sy dhe Desada Metajt, gazetares së TV Klanit, që voton për gjithmonë PD-në. Këtë lë të kuptohet në një shkrim të vetin të publikuar në Panorama lidhur me “gratë e rrëzuara në sallë”, duke iu referuar kështu rrëshqitjes në skenë të Gridas Dumës pas fjalimit që mbajti në Konventën me gratë demokrate.
Braçe dhe rreth 15 të tjerë, të pasigurtë. Në lista, një pjesëtar i familjes Kokëdhima - shkruan MAPO
E përditshmja MAPO rendit sot listën e deputetëve të PS-së të cilët nuk do jenë më në lista dhe thotë se bëhet fjalë për rreth 15 të tillë. Erjon Braçe dhe Arben Malaj janë të pasigurtë, sipas MAPO-s ndërkohë që disa të tjerëve “vetë kryesocialisti Edi Rama në takime direkte me ta u ka bërë të ditur vendimin e tij ose për të mos i kandiduar fare, ose për t’i kandiduar në vende të pasigurta”. Gazeta rendit ndër ta, emrat Ilir Gjoni, Marko Bello, Agim Leka, Shegushe Ligori, Ilir Bejtja, Alfred Dalipi, Eltar Deda, Albert Çaçi, Et’hem Ruka etj.
Alush Shima: Në komunizëm mbanim maskë; por kish dhe njerëz na hapnin dritaret
Piktori Alush Shima ka japur një ekspozitë të vetën në Galerinë Kombëtare të Arteve, dhe në të është prezantuar me piktura të bëra në periudhën 1968-1973, një pjesë e të cilave kanë pasur nevojë të restaurohen, ngaqë koha, në të cilën ato kanë qenë “të mbyllura nëpër bodrume”, kish lënë gjurmët e veta. Një pjesë e pikturave janë të moteve, kur Shima ishte student e kur ai po kërkonte një identitet të vetin artistik në rrethanat, kur e vetmja metodë krijimi e lejueshme ishte soc-realizmi, dhe kur të gjithë artistët kishin një maskë.
Agron Duka shpjegon se ç’është biseduar me tij e Ramës dhe pse vendosi të kandidonte për PR-në e Mediut
Pas vendimit për të kandiduar për Partinë Republikane, Agron Duka ka dhënë një numër intervistash, ku ai shpjegon këtë lëvizje të vetën. Ai lë të kuptohet se Rama ia kish premtuar kohë më parë kandidimin pas kërkesës që Duka i kish bërë me synimin për të “maksimalizuar votat e Partisë Socialiste” (Duka njihet për ndikimin që ka në zonë e Shijakut). Në momentin që Ramai i ka thënë se “do jetë i pesti në Berat”, Duka është larguar. “Ky pozicion nuk ishte as në pritmëritë e mija, as në pritmëritë e mbështetësve të mij”, thosh ai sot për Mapon.