Arkiv-Lajme
Këshilltarët e majtë kanë zgjedhur njeriun e tyre në krye të Këshillit; Basha nuk e pranon
Këshilltarët e majtë (PS+LSI) i janë përgjigjur në mënyrën e tyre zvarritjes së kërkesës së tyre për të bërë mbledhjen e Këshillit me synimin për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit Bashkiak në rrethanat e reja, në të cilat të majtët janë shumicë.
Damian Gjiknuri shpjegon strategjinë e Berishës për vjedhjen e zgjedhjeve dhe antidotin opozitar për të
Në një intervistë për Luis Tanushin sot te Shekulli , deputeti socialist Damin Gjiknuri, akuzon se strategjia e mazhorancës është që asnjë i huaj të mos jetë në kontroll të të dhënave dhe rezultateve që transmetohen.
Një grua nudo dhe dy burra që komentojnë trupin e saj – është ky një program TV për në prime time?
Në kanalin televiziv public DR2 të Danimarkës, në prime time (intervali kohor më i ndjekur, dmth nga ora 21 deri 23), muzikanti i njohur i jazz-it Thomas Blachman po drejton një program që ka provokuar shumë vetë. Programi është shumë i thjeshtë: “Moderatori, vetë Blachman-i pra, fton për çdo herë një burrë vip, e vë atë të ulet pranë tij, dhe pas pak në studio shihet të hyjë një femër e mbuluar nga një peignoir (diçka si peshqir dushi), që vendoset përballë tyre.
Berisha përshëndet gazetarët në ditën e tyre. “Jam mik i mediave”, thotë.
Ne jemi gazetarë, dhe shumë prej nesh nuk e kanë ditur që sot është dita e gazetarëve në të gjithë botën. Por e ka ditur kryeministri Berisha, i cili me këtë rast na ka lënë dhe një mesazh në profilin e tij në facebook: “Të dashur miq, sot njerëzit e lirë në mbarë botën nderojnë me vlerësimin më të madh mediat, punonjësit e tyre, rolin e tyre si pushtet i katërt, pa të cilin nuk ka demokraci.
Sondazhi i kompanisë IPR Marketing nuk u raportua nga mediat. Pse?
Të përditshmet e sotme, ato më të rëndësishmet e më të shiturat, nuk i kishin kushtuar ndonjë rëndësi kushedi se çfarë sondazhit të realizuar nga kompania IPR Marketing dhe të financuar nga televizioni Oranews. Disa prej tyre raportonin thjesht në faqet e brendshme (Shqipi, Dita, Mapo), ndërsa disa të tjera as që kishin denjuar të merreshin me të (Panorama, Shqiptarja.com, Shekulli).
Dashamir Shehi “guxon” të dalë nga kori i maxhorancës: “Incidenti i Vienës është shumë zhurmë për asgjë”
Pas shumë kohësh dëgjohet një zë autokritik brenda maxhorancës. Më saktë, është një zë që shpreh një mospajtim të lehtë e të kujdesshëm (është mospajtim amá) me do lëvizje të Berishës. Është fjala për Dashamir Shehin që, në një intervistë për shqiptaren.com, “guxon” të mbajë qëndrime disi të ndryshme nga ato të boss-it të maxhorancës. “[Lidhur me kritikën e amerikanëve mbi politizimin e institucioneve të pavarura] mendoj se ata nuk e kanë gabim. Unë në princip jam me amerikanët edhe kur ata gabojnë, por këtë herë nuk kanë gabuar”, thotë Shehi fillimisht.
Mehmet Kraja polemizon me tezat e studjuesit austriak Oliver Jens Schmitt në librin mbi Kosovën
Shkrimtari e publicisti Mehmet Kraja ka shkruar një artikull, që në thelb është një polemikë me studjuesin austriak Oliver Jens Schmitt, dhe argument është libri i këtij të fundit me titull “Kosova, një histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”. Libri është dhe në libraritë e Tiranës e të Shqipërisë, por ai është shpërndarë e lexuar më së shumti në Kosovë. Mehmet Krajës i kanë bërë përshtypje një numër nënvizimesh e përfundimesh të studjuesit austriak, dhe ai ka veçuar tezat më të rëndësishme të Schmitt-it, që sipas tij janë të gabuara e të pasakta.
A do ta jepte Jozefina dorëheqjen për "kaq pak gjë"?
Georg Schmid ka qenë deri vonë kryetari i grupit parlamentar të CSU bavareze. Të enjten e kaluar ai dha dorëheqjen për shkak të një vendi pune të gruas së tij. Ai e kishte punësuar atë si sekretare. Të hënën dha dorëheqjen edhe Georg Winter, shefi i komisionit për buxhetin në parlamentin bavarez. Ai kishte punësuar të bijtë si informaticienë.
12 aleatët LGBT sipas LGBT
Dy organizata që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve në Shqipëri kanë shpallur një listë me 12 persona të cilët ata i konsiderojnë si aleatët e tyre për vitin 2012. “Kemi patur deshire jo vetem t'u themi faleminderit mbeshtetesve tane ne nje menyre dinjitoze por permes saj te mund te percjellim dhe nje mesazh pozitiv per te gjithe njerezit me mendje te hapur qe te vazhdojne te mos paragjykojne askend per shkak te vecorive, apo dallimeve. Cmimet do dorëzohen më 13 maj ora 18:00 gjate hapjes se ekspozites Art 1. ne Muzeun Historik Kombetar.
Kam nostalgji për kohën e sopatës, siç ke ti për flokët - i thotë Rama, intervistuesit Fevziu. Dhe shton diçka për veshin e Hoxhës (Artan)
Në intervistën e mbrëmshme në studion e TV Klan me kreun e PS-së, intervistuesi B.Fevziu ka futur në transmetim filmime e deklarata të Ramës përgjatë viteve, mes të cilave edhe pamjen e famshme të Edi Ramës asokohe kryebashkiak me një sëpatë në dorë, ndërsa shkonte të priste vetë shtyllat që pengonin zgjerimin e rrugëve.
