Arkiv-Lajme

Kam nostalgji për kohën e sopatës, siç ke ti për flokët - i thotë Rama, intervistuesit Fevziu. Dhe shton diçka për veshin e Hoxhës (Artan)

Postuar në 02 Maj, 2013 17:31

Në intervistën e mbrëmshme në studion e TV Klan me kreun e PS-së, intervistuesi B.Fevziu ka futur në transmetim filmime e deklarata të Ramës përgjatë viteve, mes të cilave edhe pamjen e famshme të Edi Ramës asokohe kryebashkiak me një sëpatë në dorë, ndërsa shkonte të priste vetë shtyllat që pengonin zgjerimin e rrugëve.

Rama bën listën e "fëmijëve dhe dhëndurëve në ambasada". Ke ngrënë bukë në shtëpinë e Cekës? - pyet B.Fevziu

Postuar në 02 Maj, 2013 17:18

Edi Rama ka qenë sot në mbrëmje në studion e TV Klan me B.Fevziun dhe i pyetur për atë që ka ngjarë me djalin e Neritan Cekës përgjigjet: "Kemi të bëjmë me një person që nuk di fare se për çfarë është atje. Në mënyrën më kuptimplotë, ajo dëshmi tregon se kemi të bëjmë me një nivel mizerabël. Vëllai i Topallit shkon në Milano, dhëndëri i Topallit shkon në Paris bashkë me vajzën. Gruaja e Ministrit të Jashtëm në Ministrinë e Jashtme.

Sondazhi i IPR: Koalicioni i majtë merr 46 %, koalicioni i djathtë 44 %

Postuar në 02 Maj, 2013 15:56

Një sondazh mbi zgjedhjet e 23 qershorit është prezantuar sot në mbrëmje nga IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News. Disa nga rezultatet gjenden në tabelat më poshtë: (a.n.)

 

Rezultatet për votimin

Koalicioni i Edi Ramës- 46.0 përqind

Koalicioni i Sali Berishës- 44.0 përqind

 

PS-36.0 përqind

LSI-5.5 përqind

PSD-1.0 përqind

 

PD- 37 përqind

PR- 1.5 përqind

PDIU- 1.5 përqind

 

FRD- 4.8 përqind

AK- 4.8 përqind

 

Top-channel jep kandidatët socialistë që kryesojnë listat e zonave zgjedhore; Edi Rama do jetë në Vlorë

Postuar në 02 Maj, 2013 13:47

Televizioni Top-channel ka dalë sot me një lajm mbi kandidatët që do të kryesojnë listat e PS-në në zonat zgjedhore. Lajme të tilla me natyrë spekulative kanë ditë që publikohen në shtypin e përditshëm, dhe lajmi i Top-channel-it, që njihet për aksesin më të madh në qarqet opozitare, mund të shihet dhe si momenti që shënon fundin e këtyre spekullimeve. Sipas gazetarëve të Top-it, Edi Rama do të kandidojë si i pari i listës së Partisë Socialiste në Vlorë. Gramoz Ruçi do të jetë i pari në listën e Fierit. E papritura ka të bëjë me Pandeli Majkon, që do të jetë i pari i listës në Tiranë.

Klima e situatës parazgjedhore në Shqipëri shqetëson OSBE-në shkruan ANSA

Postuar në 02 Maj, 2013 13:15

“Po ndjekim me shqetësim shenjat e një konflikti politik gjithnjë në rritje, në një kohë që ne presim një proces zgjedhor konkurrues në një situatë jo fort të lehtë”. Kështu u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier. Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri me dije se klima e vështirë që karakterizon situatën parazgjedhore në Shqipëri shqetëson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgatitur për të dërguar në Tiranë një mision të gjerë vëzhguesish.

Berisha lë të kuptohet se Islami, Kadeli e Dogjani mund të jenë në listat e PD-së

Postuar në 02 Maj, 2013 11:43

Deputetët e PD-së nuk do të jenë të njëjtët. Do të ketë ndryshime. Këtë e tha vetë Berisha sot në një konferencë për shtypin, por pa specifikuar se deri në ç’masë do jenë këto ndryshime. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjta”, tha ai, duke përgatitur deputetët e tij për çdo të papritur. Mbi ç’kriter do zgjidhen kandidatët? Në këtë pikë Berisha nuk zhgënjen. Demonstron një cilësi që ia njohin të gjithë: mirënjohjen për ata që i kanë shërbyer PD-së e atij vetë.

The Sun prish traditën. “Votoni si ta shihni të arsyeshme vetë!”, u thotë ajo lexuesve të vet

Postuar në 02 Maj, 2013 10:49

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Angli e në Wales, dhe pritej që tabloidi the Sun, në përputhje me traditën e vet 44 vjeçare, të mbante publikisht anën e ndonjërës prej partive që janë në garë. Por nuk e ka bërë; përkundrazi, ka bërë të kundërtën. Me anë të një editoriali u ka bërë me dije qindra mijra lexuesve të vet, se “asnjëra prej katër partive kryesore nuk e meriton mbështetjen tonë”.

Mbyllet emisioni i Endri Xhafos në AS TV. Më penguan të hyj sot në studio - shkruan gazetari

Postuar në 02 Maj, 2013 08:26

Eshte mbyllur pa paralajmërim emisioni i gazetarit Endri Xhafo në AS TV. Vetë gazetari Xhafo thotë një një njoftim të tijin se si çdo ditë është paraqitur sot në ambientet e Albanian Screen TV, për të nisur ditën e zakonshme të punës, por është penguar të hyjë në studio pa iu dhënë asnjë shpjegim apo vendim i shkruar. AS TV është në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi.

Sondazh i IPR Marketing sonte në Ora News dhe saktësia e Exit Poll-it të saj në 2009-ën

Postuar në 02 Maj, 2013 07:40

Bardhyl Matraxhiu flet për njeriun si kafshë politike dhe pastaj për kafshërinë e politikës

Postuar në 02 Maj, 2013 06:30

Pedagogu i letërsisë Bardhyl Matraxhiu e nis shkrimin e tij të publikuar në Panorama me frazën e famshme që thotë se “njeriu është nga natyra një kafshë politike”, për ta kaluar më pas – këtë lë ai të kuptohet – tek kafshët e politikë shqiptare. “Aristoteli nuk ka parashikuar që do të lindnin dikur në Shqipëri disa njerëz që do ta bënin politikën jo me diturinë njerëzore, por me instinktin e kafshës që e nuhat dhe ka aftësinë ta gjejë dhe të sulet egërsisht mbi prenë e saj, siç sulen këta tanët mbi fondet publike”, thotë Matraxhiu në shkrimin e vet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme