Arkiv-Lajme
Laureshat, ose bashkia "Basha" e rreshtuar me kohë të plotë në fushatë
Një deklaratë e nënkryetares së Bashkisë, Jorida Tabaku lidhur me qytetin ku do kandidoje si deputet Edi Rama, shenon perfshirjen e plote dhe te hapur te Bashkise "Basha" ne fushaten politike te PD-se per 23 qershorin.
"Rama ka frike te kandidoje ne Tirane - tha e reja qe vjen pas Bashes ne bashkine e kryeqytetit, pas nje lajmi ne media qe Rama do kandidoje ne Vlore.
Reali, 10 minutat e shpresës
Sapo ka përfunduar në Bernabeu gjysëmfinalja e Ligës së Kampioneve, Real-Borusia. Ndeshja përfundoi 2 me 0. Ndeshja e parë u mbyll 1 me 4 për Dortmund, falë 4 golave të Levandovskit. Golat janë shënuar në 10 minutat e fundit. Në minutën e 82-të pas një aksioni të shpejtë në zonën e Borusias, Karim Benzema që ka shënuar golin e shpresës. Ramos ka dyfishuar dy minuta përpara fundit. Minutat e fundit Borusia arriti të mbrojë rezultatin 2-0, duke i dhënë finalen ekipit gjerman, pas vitit të suksesshëm 1997, kur fituan përballë Juventusit. a.n.
Për PD-në KQZ-ja me 4 anëtarë është në rregull. “Vendimet që duan 5, do t’i marrë Kolegji” – thotë juristi i Berishës
Oerd Bylykbashi, këshilltar i Kryeministrit u shpreh qartë sot se PD nuk e ka ndërmend të negociojë me socialistët për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi, sipas tij, “zgjidhja është në Kod, por PS po bllokon” etj.
No comment: fjala (serioze) e Kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për veshin e diplomatit Egin Ceka
Nis komisioni hetimor ndaj Ramës pa pjesëmarrjen e opozitës, por me një seriozitet për t’u vlerësuar nga ana e kryetarit të komisionit, Z. Kadilli.
Fjalët e tij nuk kanë nevojë për koment:
Fshatarët e Lumasit i përshtasin Berishës – dhe Lefterit të tyre – një këngë dasmash të zonës
Në fillim ka qenë vetëm faqja web e Temës që ka dhënë pamje nga vizita e kryeministrit në komunën Lumas të Beratit, ku deputeti Lefter Maliqi kish organizuar një pritje ‘old fashion’, që mysafirit me siguri i ka pëlqyer shumë (kush ka parë pamjet filmike në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/30/tema-tv-fshataret-presin-me-kenge-e-valle- berishen-video/, është bindur që Berisha e ka shijuar shumë këtë surprizë).
Rama zotohet se “21 janari do të jetë amaneti i viteve në opozitë”. Dhe bën një mea culpa para të vetëve
Rama ka tentuar sot të bëjë një rikompaktësim të partisë, duke thënë në një mbledhje të Grupit Parlamentar se pas 23 qershorit do të ketë vend e nevojë për të gjithë. “Nga ky grup do të dalë skuadra fituese e 23 qershorit; askush nuk do mbetet jashtë rrugës tonë pas 23 qershorit; gjithësecili do marrë përgjegjësitë e mëdha për të garantuar suksesin e mandatit tonë qeverisës”, tha ai, dhe mendja ta thotë se me këtë ai ka synuar të ngrohë sadopak ata që kanë mbetur, apo do të mbeten, kokëmënjanë e qejfprishur. Në këtë pikë, ai ka bërë dhe një mea culpa përpara të vetëve.
Konventë e FRD-së: Topi sulmon PD-në, por nuk harron as PS-në (sidomos për Gërdecin)
Më pak se dy muaj para zgjedhjeve dhe një vit pas themelimit, FRD-ja ka mbajtur një Konventë elektorale. Fillimisht, Topi ka shpjeguar vendimin për të dalë më vete në zgjedhje, gjë që në FRD është mirëkuptuar e mbështetur: “Të futesh në koalicione pa asnjë moral dhe princip, pa asnjë kohezion programor, nuk ka kuptim; nuk mund të kthehemi në njerëz që …fyejnë [njëri-tjetrin] dhe dalin të nesërmen sikur nuk ka ndodhur asgjë; është moral që nuk na përket ne, por i përket politikës së vjetër, që nuk ofron asgjë për shqiptarët”.
Basketbollisti Jason Collins bën ‘coming out’. Janë të shumtë ata që e kanë vlerësuar për kurajon
Basketbollisti i NBA-së, Jason Collins që luan me skuadrën ‘Washington Wizards’ ka bërë një gjë që nuk para ndodh shpesh në botën e sportit: ka bërë coming out (kështu quhet në anglisht gjesti që bën dikush kur pranon hapur se është gay). Dhe jehona ka qenë ajo që pritej. Pasi kanë kaluar shushatjen e fillimit, pothuaj të gjithë e kanë përshëndetur Collins-in për guximin që ka patur për ta pranuar këtë gjë faqe botës (bota e sportit është nga më konservatoret në këtë drejtim).
Rekord absolut i Namik Dokles: 21 vjet deputet, vetëm një mungesë në parlament!
Kryetar i Kuvendit, nënkryetar i Kuvendit, 7 herë deputet, kryetar u grupit parlamentar të PS, kryetar i delegacionit në Asamblenë e Këshillit të Evropës, politikani 67 vjecar Namik Dokle në fund të kësaj legjislature thyen një rekord që zor se mund t'ia thyejë kush. Në 22 vjet si anëtar i Kuvendit ka bërë vetëm një mungesë, dhe atë me arsye. Këtë detaj nënkryetari aktual i Kuvendit e ka bërë të ditur dje në emisonin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku.
Spahiu e gjen veten nën rrebeshin e kritikave të atyre që janë larguar nga AKZ-ja
Njerëzit që janë larguar këto ditë nga AKZ-ja kanë zënë të bëjnë denoncime të forta në adresë të Kreshnik Spahiut. Ndonjë syresh rrëfen dhe anektoda. Ish-sekretari i Shkencës dhe Çështjeve të Mjedisit në AK, Dëfrim Shkupi ka dhënë një intervistë për Shekullin, dhe aty tregon ca momente nga përvoja me Spahiun. Ja disa anektoda: