Arkiv-Lajme
Rasti Medicus në Prishtinë
Shtypi kosovar njofton se Gjykata e Prishtinës, (drejtohet nga EULEX), ka shpallur sot denimin e mjekut urolog Lutfi Dervishi me tetë vjet burgim e 10 000 euro gjobe. Ka denuar edhe të birin Arban Dervishi dhe disa te tjere. Që të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008.
Deklaratë e fortë në Itali: “Sa keq që nuk u vra ndonjë ministër”
Në Itali vijon debati politik pas ngjarjes, ku një person qëlloi me armë para kryeministrisë italine në kohën kur qeveria e re “Letta” po bënte betimin në Presidencë. Ish kandidati (i Lëvizjes ‘Pesë Yjet’) për kryetar bashkie në Torino, Vittorio Bertola ka shkruar në profilin e vet në facebook: “Çështja nuk është që dikush ka qëlluar në momentin që qeveria ka bërë betimin. Çështja është që në këtë moment, jam 100% i sigurtë për këtë, janë miliona italianë që janë duke menduar se “sa keq që nuk i dha ndonjë plumb ballit ndonjë ministri”.
Si sundon Putini përmes TV
"Zoti President, ju lutem më siguroni se do të ndërtohet një park lojrash pranë shtëpisë time", - tha një vajzë nga Lindja e Rusisë. Vladimir Putin premtoi se do ta ndihmonte. Pas një ore agjencitë e lajmeve njoftuan se parku i lojrave do të ndërtohej dhe për këtë do kujdeseshin vetë drejtuesit lokalë. Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes (25.04.2013) në televizionin shtetëror rus, ku Putin u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve të tij. Ai e zhvillon një gjë të tillë që prej vitit 2001, duke tërhequr një audiencë prej miliona shikuesish.
Koliqi si nuk e keni njohur në një letërkëmbim me Karl Gurakuqin
Në revistën “Letra” është publikuar një letërkëmbim mes shkrimtarit të njohur, Ernest Koliqi dhe studjuesit e gjuhëtarit Karl Gurakuqi, që të dy katolikë të Shkodrës, që pas lufte, deri në fund të jetës së tyre, përfunduan në Itali (në foto, Ernest Koliqi është tok me vëllain, Mikelin, e pastaj me Asdrenin, Lasgush Poradecin, Tefta Tashko Koçon, Lola Gjokën e Koço Tashkon). Në letrat e veta, Koliqi ka bërë, përveç të tjerash, shpjegimin e shumë situatave, për të cilat në Atdhe, ku sundonin tanimë komunistët, e padisnin dhe e denigronin.
Seancë e posaçme e Komisionit të Helsinkit të SHBA-së për zgjedhjet në Shqipëri
Para disa muajsh, kontaktuam këshilltarin politik në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së, Bob Hand (emri i plotë: Robert A. Hand), për t’u informuar nëse ky komision do të zhvillonte një seancë dëgjimore për zgjedhjet Shqiptare. Ai na njoftoi se nuk ishte planifikuar një seancë e tillë.
Paul Krugman kritikëve të tij: Jeni gabim gjithë ditën e ditës
Paul Krugman, ekonomisti që ka marrë çmimin Nobel dhe opinionisti i gazetës New York Times, ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se "borxhi i madh publik luftohet duke marrë borxh tjetër", dhe se austeriteti (buxhetet e shkurtuara e ulja e shpenzimeve) nuk është receta e duhur për të dalë nga kriza, pasi kjo recetë sjell rritjen e papunësisë, gjë që nga ana e vet komprometon projektet për rritjen e rritjes ekonomike.
“Antena” e Bazes dhe vjershat e Arben Dukës, më të lexuarat e shtypit shqiptar?
Nuk ka prova që ta konfirmojnë, por në mes gazetarëve pranohet se dy nga rubrikat më të lexuara të shtypit shqiptar janë “Antena brenda familjes” e Mero Bazes, dhe rubrika pa emër në gazetën 'Dita' e Arben Dukës, ku ky i fundit, për çdo ditë, hedh spica e bën ironi për personazhe të ndryshme të jetës publike. E para është në prozë, e dyta është në vargje. Të dyja rubrikat nuk janë zhanër gazetaresk, e suksesi i tyre i hamendësuar duket sikur “deligjitimon” gazetarinë klasike.
Ilvo Diamanti: Berlusconi-zmi ka vdekur; por vetë Berlusconi është i fortë, njësoj si 20 vjet më parë
Në një shkrim të tijin me titull “Mos vallë duhet të bëhemi të gjithë berlusconi-anë?”, politologu italian Ilvo Diamanti që shkruan për të përditshmen la Repubblica, përpiqet të interpretojë e shpjegojë pse Berlusconi, edhe pse ka humbur një pjesë të madhe të elektoratit, edhe pse ka njëzet vjet që është në politikë, edhe pse është konsideruar ‘i vdekur’ më shumë se njëherë, edhe pse e përqeshin jashtë Italisë, vijon të luajë një rol qendror në politikën italiane.
Adem Demaçi ndryshon mendim: “Jam keqkuptuar; vetëm disa llapjanë nuk e deshën luftën”
Adem Demaçi, emrin e të cilit e shoqëron vazhdimisht, si të ish një e dhënë anagrafike, përcaktori ‘veprimtari i çështjes kombëtare’, është penduar për frazën që ka lëshuar në fillim të prillit në një takim politik lidhur me banorët e Llapit. “Llapjanët nuk e donin luftën hiç”, është shprehur ai në atë rast, duke bërë një paralele mes Llapit e “Drenicës heroike” e “Dukagjinit heroik”.
Arta Dade: Jo kandidimit të atyre që kanë humbur në beteja të mëparshme
Në mes të etheve të listave të kandidatëve për deputetë, Arta Dade ka më shumë se sa një objeksion lidhur me mënyrën se si po veprohet në PS. Ajo ka shkruar një artikull që është publikuar në Panorama, dhe aty ajo nënvizon idenë se nuk duhen vënë në lista elementë që nuk janë të lidhur me PS-në (“këta refuzojnë të qëndrojnë me ne në betejat politike”, thotë Dade), apo elementë të tjerë që s’e kanë për gjë të largohen për arsye ngushtësisht personale (duhet të ketë në mendje Andis Harasanin dhe Rudina Seserin).