Arkiv-Lajme
A. Vehbiu ka pritur nga MASH-i një koment mbi analfabetizmin funksional, por ka gjetur një koment mbi selinë mavi
“Këto ditë dëgjuam për një raport të Bankës Botërore, sipas të cilit 57% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë. Për ata që mund të mos e dinë, analfabeti funksional është në gjendje lexojë mekanikisht, por jo të kuptojë çfarë ka lexuar.” – ky ëhstë fillimi i artikullit të Ardian Vehbiut, të publikuar në blogun e vet Peizazhe të Fjalës.
Shënim: Gazetat flasin për duele kandidatësh, por në të vërtetë gara është mes listave
Një numër të përditshmesh kanë filluar prej ditësh të spekullojnë me emrat e kandidatëve për deputetë të partive e të koalicioneve, e sidomos me emrat e eksponentëve më të rëndësishëm të politikës. Në fakt, kodi elektoral, duke qenë se e shndërron garën në një garë listash, e jo individësh, nuk lë shumë vend për kureshtje të tipit: Ku do kandidojë Rama? Po Berisha? Po Meta? Kudo që të kandidojnë, ata do jenë të parët në lista.
Edi Rama do ta nisë parlamentarizmin nga Vlora?
E perditshmja Panorama shkruan në numrin e sotëm se ministrat e Partisë Demokratike do të udhëheqin listat në 12 qarqe. Sipas Panoramës, Sali Berisha do të udhëheqë listën në Tiranë, Jozefina Topalli në Shkodër, Astrit Patozi në Vlorë, Sokol Olldashi në Fier, Ridvan Bode në Korçë, Flamur Noka në Kukës, Myqerem Tafaj në Dibër, Eduard Halimi në Durrës, Arben Imami në Elbasan, Genc Pollo në Berat dhe Genc Ruli në Gjirokastër. Ndërkohë në Lezhë akoma nuk është vendosur nëse lista do udhëhiqet nga Aldo Bumçi apo Majlinda Bregu – thotë gazeta.
Të jap fjalën se për tre muaj do ta nxjerr të çmendur - i thoshte Islami për Berishën, mjekut që e strehoi në '97-n
«... një pasdite të kthjelltë fillim-marsi, pa rënë akoma muzgu bie zilja e derës së vilës. Paraqiten dy persona, i pari më prezantohet si shoqeruesi i Kastriot Islamit, Qakua. Pas Qakos vërejta nje person të shkurtër, të ngjeshur, i veshur me një pardesy grash bojiqielli që e mbulonte deri edhe këpucët dhe me kapuc që i kishte mbuluar pothuajse gjithë fytyren. Për një moment mendova se mos kishte sjellë gruan për vizitë, por në çast Qakua mu afrua dhe me zë të ultë me thotë: Kam sjell Kaçin... I futa brenda dhe i ula në sallën e pritjes së pacientëve. ...
Berisha flet për “racën negro”; por është një lapsus linguae
Në fillim ishte shqiptarja.com që bënte me dije se kryeministri, në një takim në Elbasan me disa gra demokrate, kish përdorur termin “raca negro”. Por shqiptarja.com nuk e jepte të saktë as tekstin, as kontekstin, as nëntekstin. Më pas, lajmi u kap dhe nga agjenci të tjera informative online, dhe ngjarja u bë e qartë. Berisha po fliste për një anëtare me ngjyrë të Kongresit amerikan, e cila, sipas tij, në një moment të caktuar të garës presidenciale brendapartiake ka thënë se “Hillary do e ketë më të vështirë, më të pakapërcyeshme seksizmin sesa e pata unë racizmin”.
Gjykata e Tiranës dënon edhe vëllanë e dytë të viktimës së 21 janarit
Gjykata e Tiranës ka gjobitur me 1 mln lekë të vjetra vëllain e Hekuran Dedës, Hilmi Deda. Vendimi është dhënë sot pas padisë për “shpifje” që kishte ngritur ndaj tij, efektivi i Gardës, Fatos Skeja. Për të njëjtën akuzë, Zabit Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës është gjobitur pak kohë më parë për shpifje nga Gjykata e Tiranës.
Fate Velaj i shock-uar: Kam fituar vëmendjen e medias prej veshit të Eginit, dhe jo prej gjërave që kam bërë në këtë jetë
Fate Velaj, piktor, fotograf e kurator me banim në Vienë e me akses në qarqet vendimmarrëse të Austrisë, në të njëjtën kohë dhe organizatori i takimit të Edi Ramës në Akademinë Diplomatike të kryeqytetit habsburgjik, ka bërë një reagim të gjatë e të detajuar lidhur me atë që ndodhi e me jehonën që gjeti në Shqipëri.
Vlorë: Meta bëhet opozitar me titull të plotë; dhe është i sigurtë që do të jetë i tillë deri më 23 qershor
“Ne duam një Shqipëri pa politikanë përçarës, të cilët e kthyen para një jave parlamentin në parlamentin e ‘leshit’ dhe sot e kthyen ne parlamentin e ‘veshit’”, tha nga Vlora Ilir Meta, duke bërë ironi me Topallin e parlamentin. Por kjo ishte më e pakta. Më pas, si të ish një ekspert dhe analist i ftohtë, ai i bëri një diagnostikim të saktë maxhorancës “të të tjerëve” që ka qeverisur vendin për tetë vjet me radhë:
Shënim: Parlamenti e ka ngritur komisionin hetimor për “Vienën”. Po Ceka-t ç’mendim kanë?
Ideja për të ngritur një komision hetimor parlamentar për ngjarjen e Vienës, ku Edi Rama ka kapur prej veshi diplomatin Egin Ceka (është ky i fundit që ka thënë, se nuk ka ndodhur më shumë se kaq), fillimisht u duk si një frazë e dalë në ngut e sipër, e nuk u besua se do të ngrihej njimend një komision i tillë. Do të ishte më shumë se qesharak, po të bëhej. Por ja që ka ndodhur. Krijimi i komisionit, dhe përbërja e tij, u miratua sot në Parlament me votat e asaj maxhorance, që vendosi shkarkimin e Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së.
Marrëveshja me Serbinë? Kosova mund të merrte me Preshevën, praktikisht ka marrë zeron - thotë kongresisti amerikan
Me marrëveshjen me Serbinë, Kosova praktikisht ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, - thotë kongresisti republikan, Dana Rohrabacher, ne nje interviste per radion amerikane Europa e Lire, qe transmeton edhe ne shqip.