Të jap fjalën se për tre muaj do ta nxjerr të çmendur - i thoshte Islami për Berishën, mjekut që e strehoi në '97-n

Postuar në 30 Prill, 2013 03:36

«... një pasdite të kthjelltë fillim-marsi, pa rënë akoma muzgu bie zilja e derës së vilës. Paraqiten dy persona, i pari më prezantohet si shoqeruesi i Kastriot Islamit, Qakua. Pas Qakos vërejta nje person të shkurtër, të ngjeshur, i veshur me një pardesy grash bojiqielli që e mbulonte deri edhe këpucët dhe me kapuc  që i kishte mbuluar pothuajse gjithë fytyren. Për një moment mendova se mos kishte sjellë gruan për vizitë, por në çast Qakua mu afrua dhe me zë të ultë me thotë: Kam sjell Kaçin... I futa brenda dhe i ula në sallën e pritjes së pacientëve. ... Kastrioti, me zë të dridhur tha: Do doja të strehoesha disa ditë këtu se ndihem i rrezikuar në shtëpinë time..

Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një analizë me titull Para-Demokracia me autor mjekun e njohur Oftalmolog, profesor i Universitetit të Tiranës, Pajtim Lutaj botuar në numrin e sotëm të së përditshmes  DITA.

Lutaj tregon më poshtë: “Një ditë para se të linte «vendstrehimin» diskutuam për të ardhmen politike të vendit. Unë mbroja idenë e pajtimit kombëtar duke izoluar totalisht Berishen (këtë ide e kisha krijuar më shumë nga të thënat e miqeve dhe kolegëve të mi që rrinin shumë afër Berishës sepse vetë nuk e njihja nga afër, e kisha takuar vetëm një herë në 1992 kur një kolegu im ma solli për darkë në shtëpinë time në Paris. Të gjithë e përshkruanin tê paparashikueshëm, të rrezikshem dhe destruktiv, ndërsa një kolegu i afërt i tij e cilësonte të djallëzuar, intrigant dhe të dhunshëm)  ndërsa Kastrioti me një siguri në vetvete  dhe i ngrehosur më thotë: «degjo mik; mos e llogarit më Saliun, ai nuk do të ekzistojë më në politikë, do të merrem vetë personalisht me atë dhe të jap fjalën se për tre muaj do ta nxjerr të çmendur... e kupton apo jo»?! Kuptova se siguria e ardhjes në pushtet e kishte bërë euforik...

Mjeku i njohur e mbyll me një apel të drejtpërdrejtë: "Udhë të mbarë Kastriot se pretorianët po të presin; madje krah hapur për të përdorur si të duan dhe kur t’ua lyp nevoja; por edhe për të mbrojtur nga Luther King-ët që manifestojnë, me kokën lart, 60 m poshtë apartamentit tuaj, vetëm e vetëm se kanë një ëndër, atë të mos-shpërdorimit dhe mos-trafikimit të votës që të kanë dhënë , të cilëve Ju arrini t’ju lexonit markën e rrobave të veshura por jo ëndrrën..."

(a.n.)

 

E plote:

http://gazetadita.al/para-demokracia-kur-kac-islami-erdhi-te...

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Po Meta me Ramen cfare i thonin njeri tjetrit jo ne 97, po 2-3 vjet me perpara?</p><p>Ore a kuptoni qe nuk ka goje me te thote gje ne kete vend, qe ketu pazaret jane bere aq te medhaja sa kushdo qe pretendon te bej ndonje qasje moraliste per te mbrojtur njerin krah apo tjetrin eshte thjesht nje servil ordiner i ketij sistemi qe duhet shkaterruar e asgje me shume.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.