Arkiv-Lajme

Malaj: Të mos paragjykohet kërkesa për meritokraci në listat e deputetëve

Postuar në 01 Maj, 2013 12:45

Pyetja që i është bërë në Ora Neës Arben Malajt ka qenë e drejtpërdrejtë: Ju vetë e dini se në cilin qark do jeni kandidat? Dhe Malaj i është përgjigjur: “Unë nuk punoj një ditë para listave për të marrë vesh se ku do jem në listë, por punoj që ditën e parë të një mandati katërvjecar për t’u shërbyer të gjitha socialistëve”. Me këtë ka lënë të kuptohet se do jetë në Vlorën e tij? Nuk del e qartë.

Daçiç serbëve të Kosovës: Problemet duhet t’i zgjidhni me Prishtinën, jo me Beogradin

Postuar në 01 Maj, 2013 12:21

Është e qartë se do të duhet shumë kohë që marrëveshja Thaçi-Daçiç e arritur nën presionin e patronazhin e Brukselit të zbatohet deri në fund. Ka pengesa si në Prishtinë, ashtu dhe në Beograd.

Pse Mourinho nuk mundi të fitojë me Realin një Champions League?

Postuar në 01 Maj, 2013 09:47

Gazetari sportiv i së përditshmes italiane il Corriere della Sera, Tommaso Pellizzari ka dhënë një numër arsyesh, pse ka dështuar Mourinho me Realin e tij në kompeticionin Champions League.

Makina amerikane e asimilimit vazhdon të funksionojë mirë - shkruan Zakaria

Postuar në 01 Maj, 2013 08:52

Derisa të mësojmë më tepër për vëllezërit Tsarnaev, ne jemi të prirur të shtrojmë pyetje më të gjëra lidhur me arsyet e rënies së tyre të qartë në terror, - shkruan në fillim të një artikulli në të përditshmen Ëashington Post Fareed Zakaria.

Në artikull shtrohet çështja çfarë tregon ngjarja e maratonës së Bostonit për islamin radikal dhe komunitetet myslimane dhe jepet përgjigjja: duket se jo shumë.

“1 milion kuqezinjtë” tkurren në rreth 1600…

Postuar në 01 Maj, 2013 06:23

Në datën 7 prill, gjatë një tubimi të Aleancës Kuqezi para Kryeministrisë, Kreshnik Spahiu, prijësi i saj, u bëri thirrje “1 milion kuqezinjve” që të mblidheshin në 1 Maj po në të njëjtin shesh. 7 prilli ishte një ditë me shi të dendur dhe, sipas vlerësimit të stafit të respublica.al, bërë me ndihmën e fotove satelitore të Google Earth Pro, ishin mbledhur rreth 1800 kuqezinj në sheshin para Kryeministrisë.

Kozma Dushi: “Vota ime për PD-në që më dha titullin; LSI-ja vetëm një muaj më mbajti në punë”

Postuar në 01 Maj, 2013 06:14

Kozma Dushi ka dhënë një intervistë për Panoramën. Ai, kështu thotë, ka qenë me LSI-në deri në këtë moment, por po e ndërron atë me PD-në, ngaqë kjo e fundit e ka ndihmuar të marrë titullin “Mjeshtër i madh i punës”, ndërsa LSI-ja i dha një punë, dhe pastaj e hoqi pas një muaji nga ajo punë. Ja intervista e plotë e marrë nga Panorama online:

Ju keni qenë sot në takimin e Kryeministrit Berisha në Lumas të Beratit. Përse i jeni bashkuar PD-së, ndërkohë që ju deri tani keni qenë mbështetës i LSI-së?

Krim kanunor në Kurbin: “Viktima duhej të ngujohej”, thotë autori i krimit

Postuar në 01 Maj, 2013 04:46

Ka tërhequr vëmendjen një krim në Kurbin, me autor Albert Tucin. Ky i fundit ka vrarë Besart Ndreun, që sapo kish kryer dënimin me burg për shkak se dy vite më parë, në ‘Qafë të Pazarit’ në lagjen ‘Sanxhak’ të Kurbinit, kish plagosur Albert Tucin, vëllain dhe djalin e xhaxhait të këtij të fundit. Tuci pra ka pritur që ai të lirohej nga burgu për të bërë atë që i thonë rregullat e Kanunit mesjetar. Ja arsyetimi që ai i ka bërë krimit të vet në polici, pasi u dorëzua: “Nuk kam qëlluar në drejtim të [tjetrit që u plagos], por vetëm në drejtim të Besartit.

Bushati është kritik me Spahiun, por është kritik dhe me ata që brenda një nate e shndërruan “nga shqiponjë në sorrë”

Postuar në 01 Maj, 2013 04:29

Andi Bushati e thotë në mënyrë të përmbledhur qysh në fillim të shkrimit mesazhin që përcjell me gjithë shkrimin e tij me titullin ‘Shqiponja që s’fluturon lart’: “Ajo që po ndodh me Kreshnik Spahiun sot, mund të shihet si akti i parë i pushtetit të nesërm, i cili po vë në zbatim devizën: kush nuk është më mua, është armiku im”.

Berat: E nxjerrin nga salla, ngaqë guxoi t’i bënte një pyetje Berishës

Postuar në 01 Maj, 2013 04:13

Quhet Polikseni Zoto, është nga Berati, është ish e përndjekur nga regjimi komunist, dhe  - kjo është e dhëna më e fundit ‘biografike’ e saj – ka marrë pjesë në një takim që Berisha ka patur me gratë e qytetit të një mbi një dritareve. Dhe Shqipi informon: “Kryeministri foli për të ardhmen, vendin që duhet të ketë gruaja në shoqëri dhe prioritetet që shpalos programi i PD-së për këtë forcë.

Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi nuk donin fillimisht që fotoja e tyre të publikohej - rrëfen Ashton në NYT

Postuar në 01 Maj, 2013 03:39

 

“Asnjë nuk ishte i sigurt se si do të pranohej lajmi në vendet e tyre. Kur fotografi ynë kapi momentin e parë të atyre bashkë, unë ruajta fotografinë derisa dy kryeministrat dhanë pajtimin që ajo të botohet”, ka rrëfyer përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton në një shkrim autorial të botuar në “New York Times”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme