Arkiv-Lajme
Garë se kush është më i dhunshëm thotë Lubonja në lidhje me çështjen “veshi”. Na kanë bërë të jetojmë “si në çmendinë”
Majko në Kosovë, i kërkon Thaçit nënshtetësi kosovare
Një takim Thaçi-Majko mund të mos kishte nevojë për shumë bujë mediatike, po të mos ishte për faktin që ish-kryeministri shqiptar Majko i ka kërkuar Kryeministrit aktual të Kosovës, Thaçi, marrjen e shtetësisë kosovare. Motivacioni i kësaj kërkese, është thjesht dhënia së një shembulli pozitiv atdhedashurie, siç thotë dhe Majko:
Lisen Bashkurti flet për Ramën e Spahiun, dhe jep shpjegimin e vet për dështimin e negociatave mes PS-së e AK-së
Lisen Bashkurti, një nga eksponentët e AK-së, ka dhënë një intervistë të gjatë sot për Anila Bashën e Shqiptares.com, me anë të së cilës jep versionin e vet mbi dështimin e negociatave PS-AK (“nuk na u plotësua kërkesa jonë për t’na dhënë anëtarë të KZAZ-ve në disa qarqe”, bën ai shpjegimin e dështimit); dhe në këtë intervistë bien në sy, përveç të tjerash, dy momente, ku ai flet për Kreshnik Spahiun e për Edi Ramën. Për Spahiun thotë se “ka tre gjëra që ia pëlqen: 1. Di të dëgjojë; 2. Është me zemër të madhe e nuk është njeri i përjashtimit; dhe 3. Ka veshur opingat e dëshiron të punojë”.
Shekulli thotë se “Leka Meksi do bëjë fushatë për PD-në”; por lajmi është i pavërtetë
Shekulli i sotëm kish një lajm (në faqen 5) me titull “Meksi, fushatë për PD-në në Tiranë”. Meksi? Meksi Aleksandër? Ish kryeministri i Shqipërisë në periudhën 1992-1997? Po, për këtë është fjala. Në shkrim thuhet se Meksit i kanë bërë dhe kërkesën që të kandidojë për PD-në (nga dëshira për të krijuar idenë se PD-ja është bashkë e tëra si në vitin e largët 1992), por ish kryeministri nuk ka pranuar kandidimin; lihet të kuptohet se i ledhatuar nga kjo vëmendje ka pranuar, megjithatë, të japë kontributin e vet në funksion të fitores së partisë “së vet”.
Hila vlerëson pikën më të ulët të diplomacisë,vitin ’97: halabakë me pasaporta shërbimi
Tema e nepotizmit në diplomaci ka marrë një fugë të re, pasi kryetari i PS-së Edi Rama i tha Blendi Fevziut (që e pyeste me ngulm “pse nuk pranoni të votojnë emigrantët”) që nuk mund të votohet në ambasadat plot me kushërinj, dhëndurë e fëmijë të politikës.
Në një shkrim te Java e kësaj jave, me titullin “Si Vritet Administrata Publike” Dritan Hila analizon situatën e kësaj administrate,e sidomos atë të shërbimit diplomatik.
Listat e deputetëve të PD, prag sherresh në koalicionin e djathtë?
Janë marrë vesh informacionet se kush mund të jetë në listat e PD-së dhe gumëzhitja duket se ka filluar në krahun e djathtë, sidomos nga ata që mund të mos jenë në këto lista.
Kush është me të vërtet i pasur?
Sipas një raporti të Bankës Qëndrore Europiane publikuar disa javë më parë, pasuria e një familje spanjolle është mesatarisht 291 mijë euro, familjet italiane gëzojnë 275 mijë euro ndërkohë që për një familje gjermane shifra është çuditërisht 195 mijë euro.
Doktori ka dështuar - shkruan Baton Haxhiu
Nuk jam i pari që them se në politikë duhen parë rezultatet. Të gjithë jemi të bindur që diskutimi për politikën e drejtë (moraliste) dhe të pamoralshme (pragmatike) nuk nxjerr gjë në dritë, nëse nuk aplikojmë një kriter realist, atë të rezultateve. Dhe këtu themi direkt që kjo luftë për rezultate ne vitet e Berishës si udhëheqës ka dështuar.
Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova duhet të bëhet një vend anëtar i OKB-së
Amerikanët mund të mos jenë të qartë për shumë gjëra në këtë botë, por për një gjë, të paktën për një gjë, nuk kanë ndërdyshje: për çështjen e Kosovës. I fundit që jep një dëshmi në këtë drejtim është ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë atë një shtet të pavarur që duhet të jetë anëtar i OKB-së”, ka thënë ai për të përjavshmen serbe NIN.
Demokristiani Bushati flet për “natyrën” e demokrates Topalli
Ish-aktori Zef Bushati, me dukje dhe zhdukje të herëpashershme në skenën politike, ka dhënë një intervistë ën të përditshmen DITA. Kreu i partisë “Aleanca Demokristiane” (pjesë e koalicionit të majtë) flet edhe për Topallin. Intervistuesi i bën një pyetje lidhur me qëndrimet e mëpardhme të tij pro-Topallit. “Disa muaj më parë ju keni bërë një deklaratë politike se do të mbështesnit Jozefina Topallin si kandidate për presidente. Jeni bërë pishman për këtë deklaratë dhe si e shikoni drejtimin e Kuvendit nga kryetarja aktuale?” – e pyet gazetari dhe Bushati përgjigjet: