Arkiv-Lajme
Ekrem Spahiu bëhet... test ndërkombëtar kompjuterik
Civil Rights Defenders një prej organizatave kryesore ndërkombëtare që mbron mbrojtësit e të drejtave të njeriut ka lançuar një program shumë origjinal që është i ngjashëm me testet kompjuterike që u bëhen përdoruesve të internetit për të shmangur abuzimet me spamuesit.
Ministria italiane Michela Biancofiore jep dorëheqje pas një komenti të papërshtatshëm për gejtë
Michela Biancofiore politikane e Partisë së Popullit të Lirë të Silvio Berlusconit, u detyrua të jepte dorëheqje pasi në një deklaratë mbi homoseksualët, tha se ata favorizojnë diskriminimin, duke u “izoluar në komunitetin e tyre”. Grupet e të drejtave të njeriut u hodhën menjëherë në sulm për të akuzuar ministren për homofobi duke e detyruar të lërë detyrën.
PS nxjerr një aplikacion me të cilin mund të llogaritet taksa progresive e rrogës së secilit. Hakerat e fshijnë tabelën!
Partia Socialiste ka nisur një fazë të re të prezantimit të programit të saj. Në adresën e tij në Facebook, kreu socialist Edi Rama ka hapur dje një aplikacion që konkretizon zbatimin e taksës progresive për çdo pagë.
Aktualisht, të gjitha pagat taksohen me një masë të barabartë prej 10%, ndërsa socialistët do të taksojnë më shumë pagat e larta dhe më pak pagat e ulëta. Një test nga mediat i aplikacionit, tregon se si do jenë taksimet e reja:
Rroga Taksa e sheshtë (10%) Taksa progresive
Christopher Byrd ngre lart veprën e Ismail Kadaresë
“Kundër tiranisë”. Kështu titullohet kritika letrare që “New York Times” ka botuar për romanin e Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” (Titulli në anglisht është ndryshuar në: Rënia e qytetit të gurtë). Christopher Byrd, një kritik që shkruan edhe në “The Guardian”, e ka vlerësuar pozitivisht veprën e shkrimtarit tonë, raporton INA.
F. Klosi (për vrasjen e Azemit): mendoj se Berisha e dinte se ç’do të ndodhte atë natë
Në një intervistë sot te DITA ish shefi i Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosi, deklaron se Berisha e dinte që më parë vrasjen e Azemit (duke konfirmuar akuzën e njëtjtë të Bedri Islamit bërë në po këtë gazetë).
Policia me "filozofinë" e Nastradinit: "parandalon" sherrin duke rrahur barbarisht lojtarin në mes të fushës
“Zgjidhje alla-shqiptarçe” e ka konsideruar media situatën e krijuar dje në Fushë Krujë, kur policët kanë rrahur në mes të fushës (barbarisht, sipas mediave) Klodian Bakun, futbollist të Ilirisë, ekipit të fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur dje në ndeshjen Iliria-Dinamo, ndeshje e përfunduar 0-0.
Sipas raportimeve Baku është mërzitur me rezultatin, që rrezikon rënien e Ilirisë në një kategori më të ulët dhe është drejtuar nga stoli i Dinamos, ku ka tentuar të godasë shefin e klubit, Ismet Saliaj.
Nuk e ka fajin ligji elektoral, pse kryetarët e partive i bëjnë listat si duan vetë, shkruan M. Nano, dhe shpreh çudi për „luajalitetin“ e anëtarëve të partisë ndaj liderit
Duke iu rikthyer ligjit elektoral, një ligj që ka probleme, siç e pranon dhe vetë, Mustafa Nano këmbëngul që të këqiat nuk na vijnë prej tij. Në një shkrim të sotëm te Shqip, shkruan se „këtij po i mveshin ca pasoja, që në të vërtetë nuk vijnë prej tij.“
Fuqinë që kanë kryetarët për të bërë listat e deputetëve si t’ua ketë ënda, shkruan Nano, nuk ua jep thjesht e vetëm ligji.
Albin Kurti: Qeveria Thaçi lëshon pe në dialogun me Serbinë se është e shantazhuar me hapjen e dosjeve të korrupsionit e krimit
Vetëvendosje qendron stoike në mospranimin e marrëveshjes me Serbinë, sepse bisedimet sipas tyre janë duke u zhvilluar pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës. Madje, ata kanë hedhur sot në Rahovec akuzën se qeveria e Thaçit është e detyruar të vazhdojë bisedimet për shkak se është e shantazhuar me hapjen e dosjeve për krim dhe korrupsion.
5 maji, Berisha: sakrifica e dëshmorëve (të L II Botërore) na futi në NATO (?!)
Në ditën e Dëshmorëve të atdheut që është sot, më 5 maj, personalitetet e larta të shtetit shqiptar kanë kryer homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve, duke vënë kurora me lule në kujtim të të rënëve. Pjesëmarrës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Një grup i quajtur “Islamic Ghosts Team” hack-on faqen e Avokatit të Popullit
Sipas njoftimeve të Balakanweb, faqja zyrtare e Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al) është e pahapëshme që prej mëngjesit të sotëm, pasi është sulmuar dhe pushtuar nga hackerat. Ai ose ata që e kanë bërë këtë akt e kanë identifikuar veten si “Islamic Ghosts Team” – “ekipi i fantazmave Islame”, kanë nxirë faqen e Avokatit të Popullit dhe kanë lënë një mesazh në anglisht, emrin e grupit dhe një frazë shekspiriane: “To be,or not to be” ( të jesh, apo të mos jesh).