Policia me "filozofinë" e Nastradinit: "parandalon" sherrin duke rrahur barbarisht lojtarin në mes të fushës

“Zgjidhje alla-shqiptarçe” e ka konsideruar media situatën e krijuar dje në Fushë Krujë, kur policët kanë rrahur në mes të fushës (barbarisht, sipas mediave) Klodian Bakun, futbollist të Ilirisë, ekipit të fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur dje në ndeshjen Iliria-Dinamo, ndeshje e përfunduar 0-0.
Sipas raportimeve Baku është mërzitur me rezultatin, që rrezikon rënien e Ilirisë në një kategori më të ulët dhe është drejtuar nga stoli i Dinamos, ku ka tentuar të godasë shefin e klubit, Ismet Saliaj.
Në këto moment ka ndërhyrë policia, e cila në vend që ta largonte atë nga mjediset e stafiumit, e ka rrahur në mesin e fushës, duke e gjakosur lojtarin dhe duke i shkaktuar atij të nxira dhe fraktura.
Filozofi si e Nastradinit kjo, për “parandalimin” e sherreve në fushën e blertë.
k.c.
Comments
Peshku qelbet nga koka.
<p>Peshku qelbet nga koka.</p>
Filozofi si e Nastradinit?!U
<p>Filozofi si e Nastradinit?!U cfare terminologjie!Duket qe shkruesi k.c. e njeh mire ''filozofine'' dhe e ka haberin edhe per ''Nastradinin'' si figure.</p>
Add new comment