Arkiv-Lajme
Surpriza e pavënë re: Myslym Pashaj nuk është në listat e AK-së
Vetëm sot është marrë vesh se në listat e kandidatëve për deputetë të AK-së mungon një emër: Myslym Pashaj. Listat e AK-së janë të parat që u njoftuan qysh dje në mesditë. Ishte Spahiu që e bëri këtë në një konferencë për shtypin. Por askush nuk u kujtua të vinte re “mungesën që shkëlqen”. Me siguri, gazetarët e vëzhguesit e politikës kanë qenë të fokusuar tek listat e dy partive të mëdha dhe tek sherret e pritshme pas këtyre listave, dhe i kanë hedhur një vështrim të shkujdesur listave të AK-së.
“Berisha heq nga listat kritikët e tij”, thonë disa të përditshme; por e teprojnë
Në interpretimin që u kanë bërë listave të kandidatëve për deputetë të PD-së, disa gazeta kishin bërë nënvizimin, se “Berisha ka hequr nga listat njerëzit që kanë qenë kritikë me të”. Është e vërtetë në një masë fare të vogël. Duke përjashtuar Mark Markun dhe Selami Xhepën, të cilët, edhe pse s’kanë qenë kritikë me Berishën, nuk kanë qenë fajkonjë të tij, të larguarit e tjerë janë shquar për besnikëri ndaj Berishës.
Lista e PS-së në Vlorë bëhet “lista e sherrit”. It’s official: Kokëdhima është i treti në këtë listë
Po, është zyrtarisht e vërtetë: Koço Kokëdhima do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës. Do të jetë i treti në listë, pas Edi Ramës e Valentina Leskajt. I katërti është Fatmir Toçi. E pesta Luiza Xhuvani.
Komplikohen gjërat në kampin socialist: Ikën Malaj, “rifutet në lojë” Nano, “gradohet” Kokëdhima
Disa ngjarje një pas një kanë ndodhur gjatë orës së fundit. Arben Malaj ka dalë nga mbledhja e Kryesisë, dhe pasi ka folur për pak kohë me gazetarët, është larguar “për të bërë regjistrimin si kandidat i pavarur në Vlorë”. Ndërkohë, ai na bëri me dije se biznesmeni Koço Kokëdhima, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, do të jetë kandidati i dytë në listën e qarkut të Vlorës. Pas kësaj, u bë i gjallë Fatos Nano, i cili e motivoi këtë aktivizëm të tijin të papritur me faktin që nuk është vlerësuar Malaj dhe që është bërë socialist Kokëdhima.
Lista e PD, Beja, Bano e Alibeaj nuk janë, Rusmaili nr.16 në Tiranë?
Grupi i PD pritet të përgjysmohet për këto zgjedhje pasi Berisha ka vendosur të sjellë emra të rinj dhe të fus aleatët në listat e PD. Pas "fatit" të Gjanës e Hoxhës, janë mësuar edhe disa detaje të tjerë. Enkeled Alibeaj, Fatos Beja dhe Ilir Bano nuk jane rikandiduar, ndersa Ilir Rusmali do te jete i 16 ne Tirane - shkruan portali online i gazetes Dita, thuajse i vetmi ku gjen lajme edhe nga "listat e PD-se". Vemendja maksimale eshte tek PS-ja. Kreu i kesaj partie sapo ka perfunduar nje konference per media, por nuk ka permendur emra. Emrat e tanishem jane gjithsesi me pikepyetje.
Jemin Gjana e Fatos Hoxha jashtë listave të PD?
Dy deputetë të vjetër të PD-së janë hequr nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit - shkruan portali online i gazetes DITA. Bëhet me dije se deputeti Jemin Gjana nuk do të jetë më kandidat. Të njëjtin fat ka dhe deputeti i Kukësit Fatos Hoxha. Ndërkohë që bëhet me dije se grupi i PD do të përgjysmohet për këto zgjedhje pasi Berisha ka vendosur të sjellë emra të rinj dhe të fus aleatët në listat e PD. a.n.
Arben Malaj jashtë listave? I dyti në Vlorë, pas Edi Ramës, Koço Kokëdhima - thotë ABC News
Ne nje njoftim permes Facebook nga nje adrese qe quhet “Stafi Arben Malaj” thuhet se Deputeti i PS-së Arben Malaj perfundimisht u largua nga kryesia e PS-së dhe do te dale i pavarur ne zgjedhjet e 23 qershorit. Nuk ishte perfshire ne listen e kandidateve per deputete te kesaj partie. Nuk ka ende konfirmim zyrtar per kete lajm. Burime nga PS-ja thone se ai eshte ende brenda ne mbledhje, por kembëngul se nese nuk eshte i dyti ne Vlore, do te dalë i pavarur. Sipas ABC News, i dyti në Vlorë pas Edi Ramës është vendosur Koço Kokëdhima.
Giulio Andreotti: Il potere logora chi non ce l’ha
Giulio Andreotti ishte i qetë, i shtruar dhe i rrwshqitshwm (“është mirë që të mos lësh gjurmë të veprimeve të tua”, thosh ai, e kushedi se ç’ka patur në mendje me këtë), por ishte dhe njeri i batutave dhe frazave inteligjente. Ja disa:
-Të Gjelbërit janë si shalqinat, dmth të gjelbër nga jashtë e të kuq nga brenda.
-Sikur të kisha lindur në një kamp refugjatësh në Liban, mund të isha bërë terrorist dhe unë.
-Ligësia e njerëzve të mirë është shumë e rrezikshme.
Listat e LSI-së: Meta në Tiranë, Vasili në Fier, Koka në Durrës, Haxhinasto në Elbasan
Janë orët e fundit në dispozicion për të hartuar listat e kandidatëve për deputetë. Priten me interes dy partitë e mëdha, pasi flitet se në listat e tyre do të ketë mungesa spektakolare, por ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve të vet. Nuk ka shumë surpriza. Kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë në krye të listës në Tiranë.
Lista e FRD-së: Topi në Tiranë tok me Belma Mukën, Oketa në Durrës, Gumeni në Vlorë - Biberaj jashtë listës
Siç pritej, kreu i FRD-së, Bamir Topi do të kandidojë në Tiranë. Pas tij në listën e qarkut më të madh elektoral do të jetë Aleksandër Biberaj. Në Durrës listën e kryeson – kjo gjë flitej prej kohësh – Gazmend Oketa. Sali Shehu është në Dibër. Në Korçë është Alfred Çako, botues e publicist. Ndërsa Daut Gumeni, ish i përndjekur dhe protagonist në shumë rrethana kulmore të jetës politike e publike shqiptare, sidomos në ngjarjet e vitit 1997, do të jetë në Vlorë. Në Berat do të jetë Aleksandër Sallabanda.