Arkiv-Lajme
Ankthi për listat e kandidatëve ka pushtuar selitë e partive kryesore
Ka tension, më saktë ankth, në të dy selitë e partive kryesore, PS e PD, ku po pritet ora zyrtare e mbylljes së listave të kandidatëve për deputetë. Deputetë dhe aspirantët për deputetë do të mbeten në ankth deri nesër, dhe jo vetëm në pritje për të marrë vesh nëse do jenë, apo jo, në lista, por edhe për të marrë vesh (nga momenti që e kanë siguruar praninë në listat e qarqeve) se të satët do të jenë në radhë, a do të jenë në vende të sigurta, cilët emra do të jenë para tyre, cilët do jenë ata që do t’u prijnë listave, etj.
Shegushe Ligori dhe Gjovalin Kadeli, dy modele largimi nga PS-ja
Dy ‘ikje’ nga PS, ndoshta me të njëjtin motiv (mos pasja e një vendi të sigurta në lista) por diametralisht të kundërta për nga qasja politike. Shegushe Ligori lë politikën duke i shprehur Mirënjohje partisë, kolegëve e qytetarëve (por duke ‘harruar’ Ramën), ndërsa Gjovalin Kadeli kalon me PD, duke falenderuar Berishën.
Deklarata e Kadelit, referuar nga Tema:
Shënim: Berisha s'mund të qeverisë dot pa një "Bos të Klanit të Zemunit” ne koalicion
Para zgjedhjeve të 2005-ës, Berisha nuk mund të rrinte një ditë pa sulmuar të paktën tri herë “Klanin e Zemunit”. Këtë epitet, të huazuar nga Beogradi, ai ua kish ngjitur vëllezërve Duka dhe Koka, në rrethin e Durrësit, të cilët njiheshin publikisht si njerzit më të afërt të Fatos Nanos.
Lideri konservator arrestohet në Britani për përdhunimin e 2 djemve
Britania, ka dhënë një shembull tjetër të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin, duke arrestuar Nigel Evans të Partisë Konservatore, njëkohësisht Zëvendës-Presidenti i Dhomës së Komuneve.
Kukësi “internacional”: votojnë bullgarë, gjakovarë, tiranas, lushnjarë, që askush nuk i njeh në qytet! Dhe janë me qindra!
Reportazhi i Lindita Çelës te Tema sjell në vemendje masakrën me listat në Kukës. Në një qytet aq të vogël nuk ëshët e vështirë të verifikosh kush ka emrin në lisët e ku banon. Gazetarja zbulon në vendlindjen e Ministrit të Brendshëm një numër jo të vogël personash që nuk i njeh njeri, por që e “shkundin” votën në Kukës. I tillë është rasti i një familjeje që ka emigruar prej vitit 1946, e nuk ka shkelur më, anipse ka 7 “votues” të rregullt.
Shënim: Facebooku i ministrit të Drejtësisë dhe kujtimi i Lirak Bejkos
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka deklaruar nga Facebook-u se ish të përndjekurit do të mbështesin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Shkruan Ministri:
Vazhdon tradita e kryetarëve të përjetshëm: Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK me 403/404 të votave
Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Gjashtë Zgjedhor të kësaj partie, bëjnë të ditur mediat kosovare. Koha Ditore vëren se asnjë prej tri partive më të mëdha në Kosovë, PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk e kanë begenisur të marrin pjesë si të ftuar në këtë Kuvend (shenjë karshillëku alla-shqiptarçe?).
Rama: ministrat nuk mund të jenë dhe deputetë. Por Lela e interpreton si... autokraci!
Rama deklaroi se ministrat nuk do jenë edhe deputetë, për të bërë një ndarje të funksioneve. Kjo ndarje ka bërë që të tërë të përpiqen të gjejnë motivin pas këtij vendimi. Në një shkrim te MAPO e sotme, Alfred Lela mendon se kjo “lojë” e Ramës është një shenjë... autokracie.
Për të, Rama e bën këtë me qëllimin që të mbrohet nga ministrat (e mundshëm) të shkarkuar (në një kohë të mëvonshme).
Shkruan Lela:
Raporti: më 2030 sipas gjasave Kina fiton konfliktin me Amerikën e Japoninë
Gjatë 15-20 viteve të ardhshme, SHBA dhe Kina do të kenë një konfrontim në Paqësorin perëndimor, me Japoninë të kapur si sanduiç në mes. Dhe Kina, aktualisht inferiore, ka shumë mundësi të fitojë. Ky është përfundimi shkurajues i një raporti të ri nga ana e Carnegie Endowment for International Peace, një kompani analitike me bazë në Washington, D.C, raportuar nga Wired.
Logjika e më të fortit zbret në Bashki. Bashkia drejt pasjes së 2 "kryetarëve" që s'njohin njëri tjetrin?
Dje këshilltarët e majtë akuzuan se Bashkia kishte ndërruar bravat e sallës së mbledhjeve për të ndaluar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që ata deklarojnë se e kanë kërkuar konform ligjit. Pasi kanë hyrë me forcë, kanë shkarkuar Kryetarin, Kosovrastin, dhe kanë zgjedhur me shumicëvotash Aldrin Dalipin. Kryetari i shkarkuar Njazi Kosovasti ka deklaruar për median: “Nuk e di çfarë ka ndodhur, isha në KQZ. Ta marr vesh ç’ka ndodhur dhe bisedojmë”.