Shegushe Ligori dhe Gjovalin Kadeli, dy modele largimi nga PS-ja

Postuar në 05 Maj, 2013 03:33

Dy ‘ikje’ nga PS, ndoshta me të njëjtin motiv (mos pasja e një vendi të sigurta në lista) por diametralisht të kundërta për nga qasja politike. Shegushe Ligori lë politikën duke i shprehur Mirënjohje partisë, kolegëve e qytetarëve (por duke ‘harruar’ Ramën), ndërsa Gjovalin Kadeli kalon me PD, duke falenderuar Berishën.

Deklarata e Kadelit, referuar nga Tema:

...duke parë të pamundur qëndrimin tim në atë grup dhe duke parë një perspektivë të zymtë për të ardhmen time politike në PS, që drejtohet nga një lider, i cili kërkon rreth vetes vetëm servilë, u detyrova të largohem për të qenë pjesë e një grupimi tjetër politik. Në këto kushte, pas kërkesës time për të qenë pjesë e ekipeve të tjera të partive opozitare, duke qenë se zoti Rama i kishte mbyllur dyert, atëherë unë i jam drejtuar edhe partive të djathta dhe PD, e cila sipas fjalës së Berishës dje e ka pranuar kërkesën time për të qenë pjesë e ekipit të tij në këto zgjedhje. Falenderoj z. Berisha për pranimin e kërkesës sonë dhe e garantoj që në qarkun e Lezhës do të këtë një rezultat surprizë. Jam i bindur se mbështetësit e mi do më ndjekin në çdo rrugë politike që do ndërmarr

Deklarata e Ligorit, referuar nga MAPO :

“Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t’ju bëj të ditur vendimin tim për t’u tërhequr nga politika aktive. Do t’i rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë. (...) Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri. Mirënjohje Partisë Socialiste, kësaj familjeje të madhe e fisnike që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar...”

k.c.

foto: Gjovalin Kadeli me Berishën

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Ligori duhet pershendetur per aktin e saj. Terheqje me nder duke respektuar familjen dhe bindjet e tua dhe duke mos qene dakort me zgjedhjet e liderit qe ka te drejten te zgjedhi ekipin e tij fitues

Sa per bythelepiresat si Kadeli nuk ka nevoje per koment. Keta njerez nga hici behen dikush duke perdorur familjen dhe i kthehen kunder familjes kur nuk kenaqen tekat e tyre

Sa mos me kep turp per Kadilet dhe respekt per Ligoret(kje tregon se Rama ka bere nje gabim me Ligorin)

Gjithmone respekt per Ligorin, neveri per Kadilin

Ah qe nuk jemi ne sistem mazhoritar per te pare sa i vlen lekura Kadilit

Submitted by anon (not verified) on

Mire bere qe e urove familjen; po nene e babe i harrove apo bere sikur ?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa per bythelepiresat si Kadeli nuk ka nevoje per koment. Keta njerez nga hici behen dikush duke perdorur familjen dhe i kthehen kunder familjes kur nuk kenaqen tekat e tyre - 1

Sa mos me kep turp per Kadilet dhe respekt per Ligoret(kje tregon se Rama ka bere nje gabim me Ligorin) - 2

Ah qe nuk jemi ne sistem mazhoritar per te pare sa i vlen lekura Kadilit -3

Dakot me ty Lavdosh. Ne gjithe kete mesele lideri Rama ka bere 3 gabime. Bjeri gomarit, jo samarit.

Tung!

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Mos na hapni barkun ju moralistet e leshit ,sepse ishte kryetari juaj shoku rama qe hapi i pari lojen e lepirjes se asaj qe kishte 4 vjet qe peshtynte.

Submitted by anonim (not verified) on

Po ikja e Dukes ku futet tek modeli juaj zoti Koloreto? Sepse burimet ne PS tregojne per nje Ed Rama qe kishte qejf te madh te tallte bythen duke ia nxjere shpirtin me lojen e tij te preferuar:

Duka, je deputet ne Shijak!

Duka, je deputet ne Berat!

Duka je deputet ne Shijak!

Duka, je deputet ne Berat!

Nqs, ca te tjera me xhepgrisura se Duka ia pranojne Edit kete loje (perrfshire ketu ndonje gazetar), ka ca te tjere si Duka qe po i tregojne vendin! Do te shohim pas 23 qershorit pordhet e Edvinit dhe pasojat e lojrave te tij karakteriale. Ne fund te fundit, Sala paska pasur te drejte kur tallej me gustot e Edvinit mbi "boten"!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Sa për zonjën Ligori për veç faleminderit për integritetin e sajë që lla një shëmbull se jeta nuk bëhet vetëm duke qënë politikan dhe sa për jo falenderimin e kryetarit nuk është e domozdoshme kryetarët venë e vinë por partia qëndronë duhet të mësohemi me këtë sa më shpejtë aqë më mirë sa për tjetërin nuk ja vlenë të diskutojmë për një bizhdilë si dhe për ish ministrin e buqësisë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.