Arkiv-Lajme

Dëshmia e një austriakeje mbi Ramën në debat: Rama ishte arrogant

Postuar në 02 Maj, 2013 05:44

Në sitin ‘Balkan Insight’ është publikuar një dëshmi e shkurtër e një producenteje filmash, austriakes Eva Hausberger, lidhur me ngjarjen në Akademinë Diplomatike të Vienës, ku ka ndodhur” incidenti me veshin e Egin Cekës”. Ngjarja pak a shumë është sqaruar tanimë (edhe dëshmitë e vetë Egin Cekës, apo të të atit të informuar po nga Egini, shkojnë deri tek prekja apo tërheqja e veshit), dhe në këtë kuptim nuk ka nevojë për ndonjë info tjetër. Por austriakja rrëfen dhe Ramën gjatë debatit.

Edi Rama flet për Topin e Spahiun në të përditshmen Shqip

Postuar në 02 Maj, 2013 05:29

Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për Kamber Velajn e Shqipit, dhe aty ka folur mes të tjerash dhe për dy partitë që nuk kanë pranuar t’u atashohen dy partive të mëdha, për FRD-në dhe AKZ-në.

Artan Hoxha: Berisha është i burgosur në distancën që ndan zyrën ku punon me shtëpinë ku banon

Postuar në 02 Maj, 2013 04:42

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, që njihet dhe si arkiva lëvizëze e krimit mafio-politik në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për të përditshmen ‘Dita’ lidhur me supermbrojtjen fizike që kryeministri Berisha i bën vetes.

Shtypi në Shqipëri, "dy pikë më i lirë" se një vit më parë - thotë Freedom House

Postuar në 02 Maj, 2013 04:01

Organizata “Freedom House” nxori dje indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Por sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa.

Dritan Prifti, kandidati i Aleancës Kuqezi në Fier?

Postuar në 02 Maj, 2013 03:28

Një pjesë e anëtarëve të Aleancës Kuqezi në qarkun e Fierit do të largohen drejt LSI-së. E përditshmja “Shekulli” shkruan sot se të kontaktuar me telefon, të larguarit pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me ish-ministrin dhe deputetin e pavarur Dritan Prifti, i cili po prezantohet si kandidaturë e parë në listën e kësaj force në qarkun e Fierit. Të ndarë në dy kampe anëtarët dhe strukturat e AK-së në Fier dhe Lushnjë, i kanë formuluar kreut të AK-së Kreshnik Spahiut nga një peticion për listën e kandidaturave për deputetë në qarkun e Fierit.

Të të vijë turp nga vetja – i shkruan Kozma Dushit, autori i teksteve të këngëve të tij

Postuar në 02 Maj, 2013 02:53

Arben Duka është autori i teksteve të këngëve të Kozma Dushit, të cilit iu dha një dekoratë nga Nishani pas pjesëmarrjes në një takim elektoral ku këndoi e hodhi valle bashkë me banorët e zonës për kryeministrin. Poeti Duka (ka shkruar tekstet e 45 këngëve nga rreth 50 që ka kënduar në vite Kozmai) i ka shkruar këtij të fundit një letër botuar sot në të përditshmen DITA ku ndër të tjera thotë:

Një Barçë groteske...

Postuar në 01 Maj, 2013 17:14

Esperpento del Barça (Grotesku i Barcelonës) - e komenton ndeshjen e Barcelonës me Bajernin, e përditshmja spanjolle El Pais këtë mbrëmje në faqen e saj online, duke e quajtur “një eleminim të turpshëm”.

Mero Baze polemizon me Bushatin. Dhe rishpjegon divorcin Rama-Spahiu

Postuar në 01 Maj, 2013 16:17

Mero Baze, në një artikull të sapobotuar në Tema online, polemizon me artikullin e djeshëm të Bushatit, ku ky i fundit ishte kritik me mediat që e kanë braktisur Spahiun në momentin e divorcit Spahiu-Rama.

Pse ka rënë interesi i fansave të SB për postimet e tij në FB?

Postuar në 01 Maj, 2013 13:42

Në Socialbakers.com mund të shihet edhe një analizë e ecurisë së faqes së kryeministrit shqiptar Sali Berisha në rrjetin social Facebook. Aty gjenden tabelat analitike të ecurisë së kësaj faqeje, dhe ndër të tjera është edhe një grafik i interesit mbi postimet e tij përgjatë muajit prill. Nga grafiku shihet që interesi i ndjekësve të faqes për postimet e s.b. (kështu i firmos Berisha postimet e tij në FB) ka një rënie të dukshme në ditët e fundit të prillit. a.n.

 

Tabelat analitike:

Barça-Bajern: Leo Messi e fillon ndeshjen nga stoli i rezervave

Postuar në 01 Maj, 2013 13:39

Duhen dhe pak minuta që të fillojë ½ finalja Barça-Bajern, dhe një lajm e ka prishur atmosferën e pritjes: Leo Messi nuk do të luajë; të paktën, jo qysh në fillim të ndeshjes; e ka bezdisur diçka në stërvitjen e paradites (tërheqje e lehtë muskulare?), dhe kështu ai do ta nisë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme