Të të vijë turp nga vetja – i shkruan Kozma Dushit, autori i teksteve të këngëve të tij

Arben Duka është autori i teksteve të këngëve të Kozma Dushit, të cilit iu dha një dekoratë nga Nishani pas pjesëmarrjes në një takim elektoral ku këndoi e hodhi valle bashkë me banorët e zonës për kryeministrin. Poeti Duka (ka shkruar tekstet e 45 këngëve nga rreth 50 që ka kënduar në vite Kozmai) i ka shkruar këtij të fundit një letër botuar sot në të përditshmen DITA ku ndër të tjera thotë:
“Kozma! Njeriu ka kohë gjithmonë të turpërohet dhe ti u turpërove në prag të pleqërisë. Jam shumë i pikëlluar për ty. Kjo nuk të falet dhe s’kam si të ta fal. Unë e di mirë se ç’mendime ke pasur ti për Berishën dhe PD-në, ndaj u skandalizova nga ato që lexova në gazette… Ti ke pasur një urrejtje patologjike, Kozma, për faktin se në vitin 1997 të është vrarë kunata (nusja e vëllait) nga një plumb qorr. Ndaj mendoj se dhe ti ke hyrë qorrazi në atë bandë vrasësish, që vranë dhe pas 97-s. Të gjithë kemi probleme ekonomike, por nuk mund ta nximë faqen karshi shumicës së popullit që na do dhe na mbështet moralisht. Ke tradhtuar veten o Kozma, askënd tjetër dhe kjo është tradhtia më e keqe. Po mundohem të të shkruaj me qetësi, po nuk mundem dot të mos të them: “Të të vijë turp nga vetja!” Me dhimbje, por pa respekt! Arben Duka". a.n.
Letra: http://gazetadita.al/arben-duka-i-shkruan-kozma-dushit-ke-hy...
Shih edhe: http://www.respublica.al/artikuj/2013/05/01/kozma-dushi-vota...
Comments
Oouuu po c`mendim ka pasur
<p>Oouuu po c`mendim ka pasur arben duka bashke me ed ramen per lir meten...................apo ju e moret hajdutin me ze e figure ne gjirin tuaj per ideale te medha ne interes te atdheut............................jetojme ne kohen kur te gjithe felliqesirat mund te behen bashke nga te dy krahet keshtu qe mbylleni halene dhe prisni rezultatin e zgjedhjeve e mos na beni moral.</p>
Zoti Arben ke të drejtë është
<p>Zoti Arben ke të drejtë është një njri pa dinjitet për para shetë dhe të ëmën</p>
A Duka nje cope teneqeje e
<p>A Duka nje cope teneqeje e ndryshkur qe me vjershat e tij te kujton eliten ishkomuniste te Dulles apo me sakte te kujton revisten Hosteni ne kohe te komunizmit.</p>
Add new comment