Të të vijë turp nga vetja – i shkruan Kozma Dushit, autori i teksteve të këngëve të tij

Postuar në 02 Maj, 2013 02:53

Arben Duka është autori i teksteve të këngëve të Kozma Dushit, të cilit iu dha një dekoratë nga Nishani pas pjesëmarrjes në një takim elektoral ku këndoi e hodhi valle bashkë me banorët e zonës për kryeministrin. Poeti Duka (ka shkruar tekstet e 45 këngëve nga rreth 50 që ka kënduar në vite Kozmai) i ka shkruar këtij të fundit një letër botuar sot në të përditshmen DITA ku ndër të tjera thotë:

“Kozma! Njeriu ka kohë gjithmonë të turpërohet dhe ti u turpërove në prag të pleqërisë. Jam shumë i pikëlluar për ty. Kjo nuk të falet dhe s’kam si të ta fal. Unë e di mirë se ç’mendime ke pasur ti për Berishën dhe PD-në, ndaj u skandalizova nga ato që lexova në gazette… Ti ke pasur një urrejtje patologjike, Kozma, për faktin se në vitin 1997 të është vrarë kunata (nusja e vëllait) nga një plumb qorr. Ndaj mendoj se dhe ti ke hyrë qorrazi në atë bandë vrasësish, që vranë dhe pas 97-s. Të gjithë kemi probleme ekonomike, por nuk mund ta nximë faqen karshi shumicës së popullit që na do dhe na mbështet moralisht. Ke tradhtuar veten o Kozma, askënd tjetër dhe kjo është tradhtia më e keqe. Po mundohem të të shkruaj me qetësi, po nuk mundem dot të mos të them: “Të të vijë turp nga vetja!” Me dhimbje, por pa respekt! Arben Duka". a.n.

 

Letra: http://gazetadita.al/arben-duka-i-shkruan-kozma-dushit-ke-hy...

Shih edhe: http://www.respublica.al/artikuj/2013/05/01/kozma-dushi-vota...

Comments

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

<p>Oouuu po c`mendim ka pasur arben duka bashke me ed ramen per lir meten...................apo ju e moret hajdutin me ze e figure ne gjirin tuaj &nbsp;per ideale te medha ne interes te atdheut............................jetojme ne kohen kur te gjithe felliqesirat mund te behen bashke nga te dy krahet keshtu qe mbylleni halene dhe prisni rezultatin e zgjedhjeve e mos na beni moral.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti Arben ke të drejtë është një njri pa dinjitet për para shetë dhe të ëmën</p>

Submitted by Titi (not verified) on

<p>A Duka nje cope teneqeje e ndryshkur qe me vjershat e tij te kujton eliten ishkomuniste te Dulles apo me sakte te kujton revisten Hosteni ne kohe te komunizmit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.