Malaj: Të mos paragjykohet kërkesa për meritokraci në listat e deputetëve

Pyetja që i është bërë në Ora Neës Arben Malajt ka qenë e drejtpërdrejtë: Ju vetë e dini se në cilin qark do jeni kandidat? Dhe Malaj i është përgjigjur: “Unë nuk punoj një ditë para listave për të marrë vesh se ku do jem në listë, por punoj që ditën e parë të një mandati katërvjecar për t’u shërbyer të gjitha socialistëve”. Me këtë ka lënë të kuptohet se do jetë në Vlorën e tij? Nuk del e qartë.
Por më poshtë ai ka kërkuar një proces më transparent e më demokratik në hartimin e listave. “Çdo kërkesë e çdo anëtari dhe mbështetësi të PS-së, qoftë anëtar i thjeshtë, qoftë anëtar i kryesisë për kriteret e përzgjedhjes së ekipit, për parimet e përzgjedhjes së tyre, për respektimin e meritokracisë, për respektimin e një proçesi demokratik nga qëndrat e votimit deri tek vendimi përfundimtar nuk është një element i një qejfmbetjeje, por një element i një përgjegjësie maksimale, pasi nga mënyra si do zbatohen këto parime dhe nga cilësia e ekipit konkurues në zgjedhje do të varet edhe përmasa e fitores, por edhe cilësia e qeverisjes së vendit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, listat janë bërë tanimë; në mos, janë duke u bërë e duke u shpallur nëpër qarqe.
Re.Pu.
Add new comment