Dritan Prifti, kandidati i Aleancës Kuqezi në Fier?

Postuar në 02 Maj, 2013 03:28

Një pjesë e anëtarëve të Aleancës Kuqezi në qarkun e Fierit do të largohen drejt LSI-së. E përditshmja “Shekulli” shkruan sot se të kontaktuar me telefon, të larguarit pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me ish-ministrin dhe deputetin e pavarur Dritan Prifti, i cili po prezantohet si kandidaturë e parë në listën e kësaj force në qarkun e Fierit. Të ndarë në dy kampe anëtarët dhe strukturat e AK-së në Fier dhe Lushnjë, i kanë formuluar kreut të AK-së Kreshnik Spahiut nga një peticion për listën e kandidaturave për deputetë në qarkun e Fierit.

Të parët i janë drejtuar kryetarit të AK-së, me propozimin për kandidaturën e Myslym Pashaj si numri një në listën e këtij subjekti në qarkun e Fierit. (Nuk ka denjuar as të na presë – thotë kjo palë sipas Shekullit). Të dytët i kanë dërguar një peticion dorazi Kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiu, ku i kërkojnë që të vendosë të parin në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, Dritan Priftin dhe jo Myslim Pashajn.

“Peticioniështë diktuar nga vetë Dritan Prifti, me urdhër të vetë Kryetarit të AK-së, që të justifikohej në Sekretariat me një shkresë nga baza dhe që kandidatura e Priftit të bëhej më e besueshme – shkruan gazeta Shekulli. Vetë Myslim Pashaj i kontaktuar në telefon thotë: “Jam në djeni të një peticioni nga anëtarët dhe drejtuesit e qarkut të Fierit. Ata i kanë drejtuar një peticion jo verbal, gojor kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiu që të kandidojë në listat e deputetëve për këtë qark për Aleancën Kuq e Zi, ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti. Unë nuk jam i interesuar për të qenë pjesë e asnjë liste kandidatësh për deputetë”. a.n.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nqs AKZ do te paraqese hajdutin Dritan Prifti - te gjitha vlerat qe kjo parti pretendon se prezanton - do te hidheshin ne plehra.

Do te ishte gabimi me i madh qe Dritan Prifti te paraqitej si nje Kuq e Zi

Submitted by Anonimi (not verified) on

Kjo me siguri eshte shpifja e radhes, nqs Spahiu ben nje levizje te tille, atehere po e ben si qeni qe kur i vjen ngordhja pshurr ne dere te xhamise

Submitted by Doku (not verified) on

Kush i shpik keto lajme?

Shekulli i Kocos, AS i Tacit apo MAPO i Cilit?

Qe te tre tenderista-privatizues te pasurise kombetare. Te dilte ndonje parti ti kthente mbrapsht privatizimet, e tipit si psh Vetevendosja, do ishte mire.

Te shohim pastaj a do i levizin me telat e politikes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.