Shtypi në Shqipëri, "dy pikë më i lirë" se një vit më parë - thotë Freedom House

Postuar në 02 Maj, 2013 04:01

Organizata “Freedom House” nxori dje indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Por sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa.

Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Duket se Shqiperise i ka dhënë pikë eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes. Përsa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar foli për gjetjet kryesore për Shqipërinë dhe Kosovën në një intervistë për Zërin e Amerikës: http://www.zeriamerikes.com/content/freedom-house-press-karl... (a.n.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.