Barça-Bajern: Leo Messi e fillon ndeshjen nga stoli i rezervave

Postuar në 01 Maj, 2013 13:39

Duhen dhe pak minuta që të fillojë ½ finalja Barça-Bajern, dhe një lajm e ka prishur atmosferën e pritjes: Leo Messi nuk do të luajë; të paktën, jo qysh në fillim të ndeshjes; e ka bezdisur diçka në stërvitjen e paradites (tërheqje e lehtë muskulare?), dhe kështu ai do ta nisë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Ky është një lajm i mirë për tifozët e Bajernit, por është një lajm i keq për të gjithë ata që ishin përgatitur të shihnin një spektakël. Sigurisht, bëhet fjalë për Bajernin dhe Barçën, dhe në këtë kuptim spektakli është i garantuar, por mungesa e Messi-t nuk është një mungesë dosido.

Barçës i duhen të paktën katër gola (pa pësuar asnjë, kuptohet) për të shpresuar në kualifikimin për në finale. Është në gjendje t’i bëjë katër gola pa Messi-n? Është në gjendje të mbrojë portën e vet prej kundërsulmit të frikshëm të Bajernit? Gjërat i janë komplikuar, sigurisht.

Një ngushëllim ekziston, megjithatë: Messi, duke qenë se është në stol, mund të hyjë gjatë ndeshjes.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.