Arkiv-Lajme
Ku ka humbur Rezar Balla, Kreytari i Aleancës Kuqezi për Qarkun e Tiranës?
Cili të jetë vallë shkaku i largimit të butë dhe pa zhurmë nga AK i njërit prej figurave të reja më të afërta dhe menaxhuesi shpesh regjisorial i stafit të Kreshnik Spahiut?
Kokëdhima e ka edhe me Mustafa Nanon: Do ta çliroj nga kompleksi i inferioritetit – thotë
Koço Kokëdhima është intervistuar në studion e TV Klan nga Blendi Fevziu dhe ndër të tjera është pyetur lidhur me ato që janë shkruar ditët e fundit për kandidimin e tij në Vlorë. Fevziu e ka pyetur se si do ti përgjigjej Mustafa Nanos që ka shkruar se ndihet thellësisht i zhgënjyer nga Rama për kandidime të këtij lloji. Dhe Kokëdhima u përgjigj: “Të siguroj që do ta çliroj Muçin nga kompleksi i inferioritetit”. Është e dyta “ndërhyrje” e Kokëdhimës sot për kritikat ndaj kandidimit të tij, pas një teksti reagues ndaj Mero Bazes, sot pasdite. a.n.
OSBE-ODIHR: Raporti mbi zgjedhjet në Shqipëri i është besuar një amerikaneje dhe një slloveni
Të gjitha mediat e Tiranës, të përndjekura nga ideja se zgjedhjet e këtushme trukohen e kontestohen (kjo ide vjen prej traditës sonë elektorale), i kanë kushtuar vëmendje të posaçme lajmit se “një eksperte amerikane dhe një parlamentar slloven do të drejtojnë ekipin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it dhe asamblesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri”.
Meta: Le t’i miratojmë tre ligjet, por me kusht që të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve
“Tre ligjet e integrimit” ka qenë refreni i politikës shqiptare prej muajsh, dhe ky refren nuk mund të mos këndohej sot, më 9 maj, ditën e Europës. I pari ka folur Malaj, e pastaj Meta, dhe që të dy e kanë lidhur me simbolikën e 9 majit.
Meta e ka korrektuar qëndrimin e vet, dhe e ka njëjtësuar me atë të opozitës në tërësi. Ai ka bërë apel që të votohen tre ligjet (1. Ligji mbi Gjykatnë e Lartë; 2. Ligji mbi Nëpunësin Civil; 3. Rregullorja e Kuvendit), por ka vënë një kusht:
Me erdhi dhe kërcënimi i parë nga pushteti i pas 23 Qershorit – shkruan Mero Baze pas një mesazhi të Kokëdhimës
Me erdhi dhe kercenimi i pare nga pushteti i pas 23 Qershorit – shkruan Mero Baze ne faqen e tij ne Facebook dhe poston bashkengjitur nje tekst qe i eshte derguar nga Koco Kokedhima, kandidati i listes se PS-se ne Vlore.Teksti i Kokedhimes ka kete permbajtje: “E lexova shkrimin tuaj dhe pavaresisht se sa i sofistikuar eshte mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifes, i pavertet dhe keqdashes si Sali Berisha per mua.
Mijra emra të dubluar dhe pa adresë në listat zgjedhore; por socialistët japin garanci se e kanë situatën nën kontroll
Socialistët kanë denoncuar problemet me emrat e dubluar dhe me ata pa adresë të saktë zgjedhore. “Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë të saktë zgjedhore“, ka thënë Bledar Çuçi.
Cili është ky “nr.20 i listës së Tironës”?
Valentin Macaj, kryetar i Sindikates se Sherbimeve Policore te Shqiperise, na ka dërguar via e-mail tekstin e mëposhtëm:
Viti i parë që dërgesat e emigrantëve bien nën nivelin e IHD-ve
Dërgesat e emigrantëve për familjet shqiptare në këto 20 vitet e fundit kanë qenë të ardhurat kryesore; po kështu kanë qenë një ndër treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Por të dhënat e fundit janë shqetësuese. Studimi i fundit i Open Data, i bërë me treguesit e zyrtarë të institucione qëndrore si Banka e Shqipërisë apo INSTAT, dëshmon për rënien e këtyre të ardhurave në nivel pa precedente.
Ju duket kjo si një çantë që ka brenda 584 fletë dokumenta?
A i ka dorëzuar PD listat përfundimtare të deputetëve në KQZ? Nëse po, pse është refuzuar dje një kërkesë e avokatit Gjoncaj pranë kryetares Lleshi për të bërë publike dokumentat e kandidatëve të PD-së? Pse nuk ka në media ende asnjë listë zyrtare të PD-së që të vijë në formën që kanë ardhur tashmë listat e partive të tjera? (listat zyrtare janë formularë tip – PD ende nuk e ka shpërndarë një të tillë).
Shkrihet AK-ja në Gjirokastër. Pretendohet se kanë qenë 2500 anëtarë. Të jetë e vëtetë?
Disa site online kanë dhënë lajmin se është shpërbërë AK-ja e qarkut të Gjirokastrës, dhe këtë e bazojnë në atë që ka thënë kreu i kësaj lëvizjeje për jugun e Shqipërisë, Vioment Karagjozi, në një intervistë për televizionin A1 Report. Ky i fundit thotë se është shkrirë dega në Gjirokastër e në dy rrethe të tjera. “Unë sot zyrën e deklaroj të mbyllur”, është shprehur ai, që jep dhe një shifër të anëtarësisë së AK-së, e cila është çuditërisht shumë e madhe. “Kanë qenë 2500 anëtarë”, rrumbullakos ai shifrën.