OSBE-ODIHR: Raporti mbi zgjedhjet në Shqipëri i është besuar një amerikaneje dhe një slloveni

Të gjitha mediat e Tiranës, të përndjekura nga ideja se zgjedhjet e këtushme trukohen e kontestohen (kjo ide vjen prej traditës sonë elektorale), i kanë kushtuar vëmendje të posaçme lajmit se “një eksperte amerikane dhe një parlamentar slloven do të drejtojnë ekipin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it dhe asamblesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri”.
E para është Conny McCormack, që ka qenë e angazhuar në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor amerikan, si dhe ka qenë pjesë e ekipeve të vëzhguesve të zgjedhjeve në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen, Indonezi e Nigeri. Ndërsa i dyti është Roberto Battelli, deputet slloven, i cili ka një eksperiencë të gjerë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ndërsa ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Ai ka qenë edhe koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së në zgjedhjet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.
ODIHR-i ka kërkuar nga vendet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri 430 vëzhgues, por ende numri i saktë i atyre që do të përfshihen nuk është përcaktuar.
Re.Pu.
Comments
Edhe nje alieni po tia
<p>Edhe nje alieni po tia besojne raportin nuk ka kurrfare rendesie.Edhe sikur raporti te thote qe Sala i manipuloi zgjedhjet 100% nuk ka rendesi.Ajo qe ka rendesi eshte qe opozita Shqiptare pret qe ta sjellin ne pushtet te huajt dhe jo te dali ne shesh me popullin per te mbrojtur voten,themelin e demokracise.</p>
Add new comment