Viti i parë që dërgesat e emigrantëve bien nën nivelin e IHD-ve

Dërgesat e emigrantëve për familjet shqiptare në këto 20 vitet e fundit kanë qenë të ardhurat kryesore; po kështu kanë qenë një ndër treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Por të dhënat e fundit janë shqetësuese. Studimi i fundit i Open Data, i bërë me treguesit e zyrtarë të institucione qëndrore si Banka e Shqipërisë apo INSTAT, dëshmon për rënien e këtyre të ardhurave në nivel pa precedente.
Gjatë këtij trevjeçari vlera e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) është më e lartë se vlera e remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Këtë vit remitancat shënojnë 690 milion euro ndërsa IHD janë në vlerën 789 milion euro. Ky është viti i parë kur remitancat bien nën vlerën e investimeve të huaja direkte. (a.n.)
Karikatura, nga Medi Belortaja
Comments
Nuk meret vesh, jan rit IHD
<p>Nuk meret vesh, jan rit IHD apo kan ra remitancat?Jan rit te dyja apo kan ra te dyja?Mir eshte me dhen vlerat e vjetra, por dhe te rejat.</p>
Add new comment