Arkiv-Lajme

Rama për Dukën e Shijakut: Nuk e kandiduam, pasi do na dilnin dy deputetë-kunetër brenda koalicionit

Postuar në 11 Maj, 2013 05:05

Rama ishte shprehur lidhur me vendimin për t’mos kandiduar Arben Malajn. Më së fundi u shpreh dhe në mbledhjen e kryesisë, ku Malaj mori vesh se nuk do ish kandidat. “Malaj nuk ka qenë kompatibël me skuadrën; ka pasur një axhendë personale të ndryshme nga ajo e PS-së”, ky ka qenë në thelb motivimi i Ramës, që ky e përsëriti sërish mbrëmë në studion e Ilva Tares. Ndërsa nuk kish shpjeguar moskandidimin e Agron Dukës që është konsideruar si një njeri me ndikim elektoral në zonën e Shijakut.

Pollo justifikon praninë e një eksponenti që “shtypte” Lëvizjen e Dhjetorit në listat e PD: duhet parë evoluimi e konteksti aktual!

Postuar në 11 Maj, 2013 04:41

Ministri për Inovacionin Genc Pollo, në një intervistë tek MAPO e sotme ka komentuar edhe futjen e 3 “socialistëve” në listat e PD, dhe heqjen e disa figurave “senior” të kësaj partie, si Fatos Beja, Leonard Demi e Jemin Gjana. Pollo shpreh respekt maksimal për të mënjanuarit e PD, dhe beson se do vazhdojnë të bashkëpunojnë me PD-në (se si, nuk dihet). Përsa i përket treshes “socialiste” Dogjani, K. Islami dhe Kadeli, Pollo shprehet:

Rama: Nano, “rikthimi i Mumjes”; Koço Kokëdhima, ka përfituar aq sa i ka takuar nga Bashkia e Tiranës!

Postuar në 11 Maj, 2013 03:00

I ftuar në emisionin Tonight të Ilva Tares në Ora News, Rama ka mohuar atë për të cilën e akuzojnë shumë opinionistë e gazetarë, faktin se i ka bërë listat sipas qejfit të vet. “Në asnjë mënyrë nuk ka qenë një vendim personal, edhe pse unë kam fjalën e fundit. Por para fjalës së fundit është dashur të bëhen shumë konsultime,” tha Rama. Ai nuk mohon megjithatë, se  “besnikëria” ka qenë një kriter, por jo

Ndaj tij, por ndaj partisë.

Çfarë tha Rama për Koço Kokëdhimën:

Sondazh i DITA-s në Kryeqytet dhe projeksionet e saj për mandatet në Qarkun e Tiranës

Postuar në 11 Maj, 2013 01:27

Gazeta DITA ka publikuar sot një sondazh të zhvilluar në Kryeqytet si dhe projeksionet e saj për mandatet e Qarkut Tiranë, bazuar në këtë sondazh. Redaksia e DITA-s ka organizuar një ekip anketuesish vullnetarë, duke i caktuar secilit nga një minibashki të kryeqytetit. Numri i pyetësorëve të plotësuar në çdo minibashki, sipas DITA-s, ishte në përpjestim me numrin e votave në zgjedhjet e fundit bashkiake. Totali i pyetësorëve të plotësuar në periudhën 1-7 maj ishte 1200.

SHËNIM: Sikur Europa të ishte shtet

Postuar në 10 Maj, 2013 16:46

Le të fantazojmë për një sekondë sikur 27 shtetet që formojnë aktualisht Bashkimin Europian (28 me hyrjen e Kroacisë korrikun e ardhshëm), të “bashkoheshin” me të vërtetë. Do lindte një gjigant ekonomik, politik dhe ushtarak. Por le ta lëmë mënjanë vëzhgimin partizan të një europiani dhe të analizojmë thjesht numrat.

Top-channel: Grossruck ia ka dalë të fusë të besuarin e tij në krye të misionit të vëzhgimit të ODIHR-it

Postuar në 10 Maj, 2013 14:48

Dy ditë pas daljes së lajmit se misioni i vëzhguesve të ODIHR-it do të drejtohet nga një eksperte amerikane dhe nga një politikan slloven, televizioni Top-channel ka hedhur dyshime mbi këtë të dytin. Është fjala për deputetin slloven me origjinë italiane, Roberto Batelli, i cili është – kështu thotë një lajm i Top-it – mik i kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, i cili është mik i deklaruar i Sali Berishës.

Ekmeleddin Ihsanoglu: “Vendet islamike nuk janë të bindur që Kosova është aq sa duhet islamike”

Postuar në 10 Maj, 2013 13:24

“Arsyeja pse Kosovën nuk e kanë njohur shumica e shteteve islamike është hezitimi i tyre për shkak të përkatësisë suaj religjioze” – këtë e ka thënë para deputetëve të Kosovës akademiku e diplomati turk Ekmeleddin Ihsanoglu, Sekretari i Organizatës së Bashkimit Islamik, që është një nga më të mëdhatë në kuadrin e OKB-së.

Mos më konsideroni humbës apo betejëprerë - shkruan Myslim Pasha

Postuar në 10 Maj, 2013 12:06

Myslim Pasha ka shkruar në profilin e tij në Facebook mesazhin e meposhtem: "Me AK më ka lidhur ideali kombëtar dhe jo ndonjë premisë tjetër individuale. Kam ardhur në AK natyrshëm si një prurje vetiake e shëmbëllimit tim më të qënësishëm, i përbashkuar që në fillesat e Lëvizjes së parë jopolitike. Jam gjithashtu edhe firmëtar i krijimit të parë të Partisë në dokumentin themelues. Ndjehem i lidhur me thelbin dhe rrënjën kombëtariste.

ESI përsërit mesazhin: Shkarkimi i Muhos ka qenë i paligjshëm

Postuar në 10 Maj, 2013 11:22

Siti balcanicaucaso.org ka intervistuar drejtuesin e institutit jo fitimprurës ESI (European Stability Initiative – Nisma për Stabilitetin Europian), Gerald Knaus. Organizata e tij ka nxjerrë një raport mbi Shqipërinë para disa ditësh, dhe mesazhet kryesore të këtij raporti u morën dhe u publikuan nga mediat e Tiranës (në raport kritikohej qartë vendimi i maxhorancës për të ndërruar anëtarin e KQZ-së, Muho).

Një nismë që duhet të vazhdojë pa ndërprerje: Edukata e qarkullimit rrugor është një emergjencë

Postuar në 10 Maj, 2013 10:02

“Një shofer taksie thotë se kur je në makinë, duket sikur njerëzit ecin në mënyrë kaotike, ndërsa kur je në këmbë, duket sikur shoferët ecin në mënyrë kaotike, gjë që do të thotë se të dyja palët nuk i respektojnë rregullat” – ky pohim, absolutisht i saktë, është bërë nga një shofer taksie në kryeqytet, i cili është intervistuar nga Top-channel-i. Në fakt, një sy i shkujdesur do të mund të vinte re fare kollaj një konfuzion të frikshëm në rrugët e Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme