Rama për Dukën e Shijakut: Nuk e kandiduam, pasi do na dilnin dy deputetë-kunetër brenda koalicionit

Rama ishte shprehur lidhur me vendimin për t’mos kandiduar Arben Malajn. Më së fundi u shpreh dhe në mbledhjen e kryesisë, ku Malaj mori vesh se nuk do ish kandidat. “Malaj nuk ka qenë kompatibël me skuadrën; ka pasur një axhendë personale të ndryshme nga ajo e PS-së”, ky ka qenë në thelb motivimi i Ramës, që ky e përsëriti sërish mbrëmë në studion e Ilva Tares. Ndërsa nuk kish shpjeguar moskandidimin e Agron Dukës që është konsideruar si një njeri me ndikim elektoral në zonën e Shijakut. “Nuk mund ta kandidonim në Durrës, pasi do rezultonte që do kish dy kunetër brenda një koalicioni në të njëjtin qark; kjo do të ishte e tepërt”, tha ai dje. Dhe shtoi: Efekti elektoral i Dukës në listën e Partisë Republikane do të jetë zero, megjithatë.
Re.Pu.
Comments
Malaj paska patur axhende

Malaj paska patur axhende personale kunder PS-se, po Ilir rilindasi si e ka patur axhenden ne 4 vite? Sipas ketij amatori politik efekti Duka eshte zero, Prifit zero, Malaj zero, po kujdes se mos ngel vete me zero pastaj!

Te nderuar nena dhe

Te nderuar nena dhe baballare

motra dhe vellezer

Djallare dhe xhajallare

kuneter dhe baxhanake

Ne ju presantojme Rilindjen e 1 Prillit. Ndaj votoni per ne, per vellezerit, bahzanakerit dhe kuneterit tuaj

Add new comment