Mos më konsideroni humbës apo betejëprerë - shkruan Myslim Pasha

Myslim Pasha ka shkruar në profilin e tij në Facebook mesazhin e meposhtem: "Me AK më ka lidhur ideali kombëtar dhe jo ndonjë premisë tjetër individuale. Kam ardhur në AK natyrshëm si një prurje vetiake e shëmbëllimit tim më të qënësishëm, i përbashkuar që në fillesat e Lëvizjes së parë jopolitike. Jam gjithashtu edhe firmëtar i krijimit të parë të Partisë në dokumentin themelues. Ndjehem i lidhur me thelbin dhe rrënjën kombëtariste. Në udhë e sipër, ndër ngjarje, rrjedhë takimesh e themelimesh, përhapjesh, dhe mbjelljesh aq të shumta nëpër Shqipëri dhe jashta saj, kam takuar aq shumë njerëz dhe kam bërë aq shumë miq sa nuk i kam pasur më pare, duke më dhënë një pasuri të madhe, të jashtëzakonëshme. E kam detyruar veten të besoj…se vepra që po krijonim ishte një ndër arritjet më të mëdha në kreun e shekullit të ri. Ndërkaq realiteti është tjetësoj. Nuk kam kandiduar për Deputet. Ju e dini tashmë. Asnjë lloj trysnije apo hamendësimi tjetër, nuk ka pasur veçse një tërheqje e natyrshme dhe e vetëdijëshme si pjesë e papajtueshmerise dhe e kundërshtisë sime idealiste ndaj kënetës dhe ligatinës politike shqiptare e cila e shpërfaqi vetveten tragjikomike me parlamentarët e ardhshëm të cilët qysh dje, notojnë dhe do të notojnë në këtë kënetë mbytëse. Mos më konsideroni humbës apo betejëprerë. Miku juaj: Kolonel Pasha (a.n.)
Comments
O kreshnik tradhetari. Shkove
O kreshnik tradhetari. Shkove me punedhenesin tend sali berisha. Njerzit qe ke afer te kuptojne
Eshte kohe Nard Ndokesh e
Eshte kohe Nard Ndokesh e Nard Kokesh kjo o Kolonel....i ke hyre politikes 50 vjet me pare se ç'duhej, se veç pas 50 vitesh politika do te jete e denje per njerez si Ju...
S abukur e ke thënë e sa keq

S abukur e ke thënë e sa keq më vjen , por jo për kolonelin po për Shqipërinë që i duhen edhe 50 vjet.

respekte kolonel,po mendoj

respekte kolonel,po mendoj sedisa qendrime kur behesh personazh publik e kur perdoret personaliteti yt si imazh publik duhet ti mbash ne menyre publike..ndofta me i hapur..habitem qe se ke njohur spahiun ose si funksiononte partia gjate ketyre dy vjeteve..do me vinte keq te ishe ne listen e ak..gjithsesi bravo per kontributin..dhe faleminderit per detin ..

Edhe ky nje sharlatan kaluar

Edhe ky nje sharlatan kaluar sharlatanit. Ky eshte kobure qorre pseudokombtariste e Kreshnik faqeziut. Dy edepseza qe per sevda kane parane. Nuk e di se perse i kushtojne vemendje ketyre palacove.

Hej ooo Tit (deleted), po

Hej ooo Tit (deleted), po Kolonel Myslimit i thua ti sharlatan?????

Ne SHqiperi ka shume Kolonela

Ne SHqiperi ka shume Kolonela dhe koloneluca si xha Lymi qe si ne 1997 edhe sot per patriotizem kane parane.

Po te flet b..a oTit jo
Po te flet b..a oTit jo truni.
Kolonel Pasha eshte burre i rralle. Ti flet gjuhen e Berishs.
Add new comment