Pollo justifikon praninë e një eksponenti që “shtypte” Lëvizjen e Dhjetorit në listat e PD: duhet parë evoluimi e konteksti aktual!

Postuar në 11 Maj, 2013 04:41

Ministri për Inovacionin Genc Pollo, në një intervistë tek MAPO e sotme ka komentuar edhe futjen e 3 “socialistëve” në listat e PD, dhe heqjen e disa figurave “senior” të kësaj partie, si Fatos Beja, Leonard Demi e Jemin Gjana. Pollo shpreh respekt maksimal për të mënjanuarit e PD, dhe beson se do vazhdojnë të bashkëpunojnë me PD-në (se si, nuk dihet). Përsa i përket treshes “socialiste” Dogjani, K. Islami dhe Kadeli, Pollo shprehet:

“Pashë një nga aktorët e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit që kujtonte me kritikë postin e rolin e njërit syresh [Kastriot Islamit] dy dekada më parë. Historikisht mund të jetë kështu, siç janë historike shumë konflikte të mbyllura në paqe e ndonjëherë edhe të shndërruara në aleanca. Po të gjyskosh sipas një momenti të caktuar, pa konsideruar evoluimin e mëtejshëm e kontekstin aktual, të çon në gabime. Nuk di nëse të njëjtët persona do ishin kaq kritikë, nëse do të ishte toleruar plani i Ramës për ta lënë vendin pa qeveri në javët drejt zgjedhjeve..”

I pyetur për mundësinë e rrjedhjes së votave drejt FRD Pollo i bie shkurt duke thënë Topi nuk merr vota djathtas (!) se "të djathtët nuk votojnë atë që ia dha votën Kryetarit të PS" kurse të majtët "janë të lirë të zgjedhin mes kopjes dhe origjinalit."  

k.c.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ketu punen e kopjes dhe origjinalit duhet ta sqaroje mire ky Pollo ne c&#39;kontekst e ka thene. Zot na ruaj se mos merzitet doktori dhe e heq nga lista, se Rusmajli besnik deri ne vdekje u zhduk bashke me ca te tjere. Sa per FRD ate pune do e shohim, personalisht mendoj se nuk do jete Rama qe do e sjelli rotacionin politik, por Topi me votat qe do i marre te djathteve te vertete.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nga keta deputete qe dalin nga listat e PD, Kac Islami, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Shpetim Idrizi, Agron Duka dhe Nard Ndoka, pese prej tyre me 23 qershor kalojne me PS. Kete here Berisha ra ne kurthin e Rames...

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kane nje pengese per ta bere kalimi: shperblimi i dhene nga Berisha per 5 k/ngritesit e &quot;majte&quot;.</p>

Submitted by Studenti i Dhjetorit (not verified) on

<p>Ajo cfare ka shkruar z. Bardhyl Ukcamaj eshte me shume se nje kujtese eshte nje thirrje e hapur per ti thene ndaj degjenerimit te plote te moralit dhe parimeve ne politiken shqiptare. Prandaj Z. Pollo eshte me mire te mos thuhet asgje dhe te mos behesh pjese e nje pazari ku nuk ke pasur as edhe nje rol. Kaci i Zi si e therriste Berisha eshte pjese e oligarkise se larte puniste, ai qe do tu thyente kafkat demokrateve dhe thirrej &quot;napoloni i vogel&quot; nga komunistet ne 1995-sen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.