Top-channel: Grossruck ia ka dalë të fusë të besuarin e tij në krye të misionit të vëzhgimit të ODIHR-it

Dy ditë pas daljes së lajmit se misioni i vëzhguesve të ODIHR-it do të drejtohet nga një eksperte amerikane dhe nga një politikan slloven, televizioni Top-channel ka hedhur dyshime mbi këtë të dytin. Është fjala për deputetin slloven me origjinë italiane, Roberto Batelli, i cili është – kështu thotë një lajm i Top-it – mik i kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, i cili është mik i deklaruar i Sali Berishës.
Top-channel-i hedh dritë mbi këtë personazh: “Deputeti slloven prej dy mandatesh mban postin e shefit të Thesarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe dyshimet për afërsinë mes tij dhe Grossruck-ut shtohen, pasi Batelli ka vizituar në vitin 2010 Shqipërinë dhe është deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të boss-it të tij për zgjedhjet e 2009-ës në Shqipëri, që i konsideroi të rregullta. Mbështetjen për raportin e Grossruck-ut, Batelli e ka bërë edhe publike në faqen zyrtare të OSBE-së, pas vizitës dhe takimit me kryeministrin Berisha në atë kohë. Pikërisht Roberto Batelli është caktuar si personi që do të paraqesë raportin paraprak të zgjedhjeve në datën 24 qershor.”
Re.Pu.
Comments
Me kete fytyre qe ka ky

Me kete fytyre qe ka ky makaronaxhiu, duket qe eshte kopuk e bir kopuku, me kopuk se vete Grosbruku

O zot na shpeto nga vetja. Sa

O zot na shpeto nga vetja. Sa shembuj ju duhen ju gazetareve qe te pranoni se Sala nuk largohet as me vote e as me raporte qe i shkruajne miqte e tij? Kur Sala te vjedhe votat per te n-te here Edi Rama nuk duhet te shkoje e te ankohet tek Grosuk por te dale ne krye te protestes, le ti japim Sales,Grosukut dhe gjithe horrave qe shkelin me kembe mbi popullin me te varfer ne Evrope, ate qe Libianet i dhane Gedafit.

' Morituri te salutante '.

' Morituri te salutante '.

Me apo pa miqte e

Me apo pa miqte e grossruck-ut Opozita duhet te krijoje te gjitha garancite me njerzit

e saj te besuar dhe luftarake per mbrojtjen e votes se shqiptareve.Ne te kundert,

justifikimi me xhonglerizmat dhe biznesin e kurvareve nderkombetare ,e ben pale

me 23 vjet histori shkelje barbare te te sovranitetit kushtetues te qytetarit shqiptar.

Obobo nisen qe tani

Obobo nisen qe tani paragjykimet, filloje gallata. Mbase e dine keta te Topit edhe sa banjo ka ne shtepi ky?

E kam thene edhe here te

E kam thene edhe here te tjera se Berisha ka 22 vjet qe blen te tjeret per t'i perdorur, por duke shitur vendin e vet. E pse te mos e bleje edhe kete "makaronaxhiun", mjafton te shtoje borxhin ca pike te vogla pas zeros.

Add new comment