Sondazh i DITA-s në Kryeqytet dhe projeksionet e saj për mandatet në Qarkun e Tiranës

Gazeta DITA ka publikuar sot një sondazh të zhvilluar në Kryeqytet si dhe projeksionet e saj për mandatet e Qarkut Tiranë, bazuar në këtë sondazh. Redaksia e DITA-s ka organizuar një ekip anketuesish vullnetarë, duke i caktuar secilit nga një minibashki të kryeqytetit. Numri i pyetësorëve të plotësuar në çdo minibashki, sipas DITA-s, ishte në përpjestim me numrin e votave në zgjedhjet e fundit bashkiake. Totali i pyetësorëve të plotësuar në periudhën 1-7 maj ishte 1200.
E veçanta e sondazhit të DITA-s është se, pas plotësimit të pyetësorit, i anketuari e paloste atë dhe e fuste vetë në një kuti plastmasi të tejdukshme, të ngjashme me kutitë e votimit, duke ruajtur në këtë mënyrë fshehtësinë e votës.
Bazuar në rezultatet e Kryeqytetit, DITA ka bërë projeksionet për votat në Qarkun e Tiranës, në qoftë se në 7 Maj do të ishte ruajtur raporti i 2009-ës për ndarjen Kryeqytet-Qark. Dhe rezulton se Koalicioni Opozitar do të kishte marrë 51.7% të votave të qarkut, ose vetëm 0.4% më shumë sesa partitë brenda tij morën në vitin 2009. Ndërsa Koalicioni Mazhoritar rezulton me 41.3% ose 7.4% më pak sesa partitë brenda tij morën në vitin 2009. Kjo rrjedhje e votave të Koalicionit Mazhoritar duket se shkon te FRD dhe AK, të cilat marrin përkatësisht 5.8% dhe 1.2%.
Në bazë të projeksionit të votave të 7 majit, DITA ka bërë edhe përllogaritjen e mandateve të Qarkut Tiranë si vijon: PS 13, LSI 3, Aleanca Popullore 1, PD 14, FRD 1.
Por nga numri i votave të projektura duket se gara për dy mandatet e fundit të qarkut do të jetë tejet e fortë mes kandidatit të 14-të PS-së, kandidatit të 3-të të LSI-së, kandidatit të 1-rë të Aleancës Popullore, kandidatit të 14-të të PD-së, kandidatit të 1-rë të PR-së dhe kandidatit të 2-të të FRD-së. Sepse për një grusht votash, mandati i 3-të i LSI-së ose i 1-ri i AP-së mund të shkojë tek i 14-ti i PS-së, ndërsa i 14-ti i PD-së mund të shkojë tek i 1-ri i PR-së ose tek i 2-ti i FRD-së. Të shohim sesi do të përfundojë gara mes tyre në 23 qershor.
E.Zaloshnja
Artikulli i plote i DITA-s: http://gazetadita.al/zgjedhjet-sondazh-i-dita-s-ne-tirane/
Comments
(deleted)! Aleanca Popullore

(deleted)! Aleanca Popullore mandat ne Tirane??? E kuptoj qe Meta promuovon shume Dojaken por mos na beni hasem me mashtrimet e juaja se na ngelet vetem qe te mos j'u votojme as ju! Varesia juaj intellektuale nga bosi i ri qe ju financon apo qe ju eksiton trute me shume eshte realisht e habitshme, dhe tregon dhe motivet pse Sala prape se prape ju mund shpesh: ne fund te fundit ju edhe ate e vleresoni, thjesht rastesisht ndodheni nga ana tjeter e gardhit!

Kandidati i Aleances

Kandidati i Aleances Popullore ne Tirane eshte Dr.Arjan Hamiti. Padyshim fiton. Kush e njeh nuk flet si ty o anonim. Eja takoje njeher dhe pyet cfare thone njerezit e zones per te pastaj fol per mashtrime. Eja beje dhe ti nje sondazh, nese e ke te sinqert skepticizmin. Po nese ia fut kot nga inati, me mire hesht dhe prit 23 qershorin per te fol

Ka shume burra te mire Tirana

Ka shume burra te mire Tirana dhe nuk me duket qe per ata te tjeret po digjeni nga dashuria...

o anonim (deleted),

o anonim (deleted), projeksionet jane te gazetes Dita, jo te respublica.al. Ketu qeka raportu vetem cfar eshte botu ne gazeten Dita....

Po or (deleted), po Thano i

Po or (deleted), po Thano i Dita shkruan artikullin tek Respublica!

Pra o z. Zaloshnja mesa

Pra o z. Zaloshnja mesa po shohim dy kualicionet jane baras dhe bile Pd eshte nje vote para Ps. Ti thua qe kualicioni i majte ne perqindje eshte rritur shume pak dhe kualicioni i djathte paska nje ulje me shume krahasuar me 2009 por harron qe ne 2009 Frd nuk ishte krijuar gjithashtu edhe Ak kurse Lsi megjithese e majte dhe tashme ne kualicionin opozitar qe ne 2009 ka qene nuk eshte se ka shtuar ndonje vote per kualicionin opozitar dhe sipas kesaj llogjike te ketij sondazhi nuk ka rritje te kualicionit opozitar por ka rritje te kualicionit mazhoritar sepse gjithmone sipas ketij sondazhi po te bashkosh te gjitha votat e djathta fut ketu edhe Lzhk Pdk e ndonje parti tjeter te djathte qe ne 2009 nuk ishin ne kualicionin mazhoritar gjithashtu edhe frd pavaresisht se tani eshte opozitare por gjithmone ka vota te djathta, del se e djathta ka me shume vota se sa e majta ne teresi dhe si perfundim e djathta del me shume ne avantazh nga e majta. Jam dakort me kete sondazh per % me te madhe si deputete qe mund te marre e majta por si krahe te majte dhe te djathte jane baraz. E shumta me e madhe e majta mund te marre 1 deputet me teper se e djathta duke perfshire edhe Frd si te djathte por duhet pare edhe kualicioni pas zgjedhor se nje vote e Frd ku mund te kaloje por mesa shohim barazimin e kane ne xhep te dyja kualicionet.

Si familje came prej tim eti
Si familje came prej tim eti kam simpati per Dojaken dhe jam i sigurt qe ka personalitetin dhe vendosmerine qe te zgjidhe ceshtjen e te pareve tane qe na e lane amanet dhe jo te shesi ceshtjen si karagjozi Shpetim Idrizi i cili e ka vetem mendjen tek perfitimet dhe jo camet e ndershem qe presin zgjidhje.
O Anonimo, diten qe do te

O Anonimo, diten qe do te jesh dakord per nje shkrim te vetem ketu ne Respublica me teme nga politika, arti, letersia, ekonomia, rete ne qiell, yjet qe shuhen apo ku di une... na thuaj qe ta shenojme ne kalendar. Do ishte vertet nje dite e shenuar. :)

LSI merr tre deputete ne

LSI merr tre deputete ne Tirane?!!! Ore, jemi shendrruar ne popull plehraxhi apo ç'ka ndodhur? Se veç nje popull pleher rri e rremon neper kazanet e qelbura te politikes, me shpresen mos gjen ndonje gje te hajrit ne te, dhe kjo gjeja e hajrit del LSI me 3 deputete ne kryeqytet. Ptfu, rilindje k******! Po mos u merzisni ju qe promovoni kete pisllek, se çdo deputet qe nxjerr LSI eshte nje Kaç I Zi, ne pritje te ndryshimit te konjukturave per te kaluar ne krahun tjeter. Ai qe rri e ferkon duart sot, Edi Rama me koalicionin e qelbesirave, do te kete i mashtruari me i madh i ketyre zgjedhjeve; çakejte nder male do e qeshin me te me 23 Qershor, kur te zbuloje skemen me te poshter te mashtrimit ne historine e ketij vendi. Mjer socialistet ke kane ne krye.

Bard, pjesa më e madhe e

Bard,

pjesa më e madhe e atyre që mbrojnë sot këta palaço janë njerëz që nëse vjen LSI në pushtet do të zhvasin nga postet në administratë, pa folur për mega tortat e tenderave dhe vjedhjet.

ka dhe një pjesë tjetër, janë emigrantët, që u kam ngec ora pas, shumë pas dhe votojnë PS për nostalgji, kështu thonë, kushedi pse? Rama ua ka qëndis mirë e mirë bahskë me Klosin tek Refleksionet. Mbase e kanë nga fobia për malokët, edhe kjo mundësi duhet konsideruar seriozisht... ose ngaqë Berish ka tradhëtuar kauzën e komuniztmit e këta që ndihen trashëgimtarë biologjikë, politikë kulturorë e kanë inat Berishën se ua futi të gjithëve... hipoteza.

ka edhe një pjesë tjetër emigrantësh, këta janë ata që të ngjallin mëshirë. janë tipa që janë si kalamajt, janë të pambrojtur, u besojnë përrallave. Përshembull, Rama përdor gogolin Berisha për të trembur delet e mira, e për ti mbajt brenda gardhit. Jo se Berisha nuk uzurpon, padyshim që ashtu është, por e bën sepse ka disa mjete e rrugë me anë të cilave vepron. Ato rrugë do të ekzistojnë edhe nesër. Nuk ka asnjë ndryshim substancial, thjeshtë Rama është edhe më keq... dhe e them këtë sepse ky është i paqëndrueshëm emotivisht, agresiv dhe i paparashikueshëm. Plus që nuk e vret shumë mendjen për kritikat. Ndërsa Berisha e ruan një vello truku, si ujku që lyen këmbën me mjell, Rama është komplet dru, gënjehet nga lajkat e Erion Velisë dhe Tahirave.

Në qoftëse do e marim si të

Në qoftëse do e marim si të qënë këtë rezultat do të thotë se 41% e votusëve të kryeqytetit lënë për të dëshiruar dhe imagjinoni për vëndet rurale dhe nuk do shumë mëndë për të kuptuar se shoqëria jonë lë shumë për të dëshiruar dhe po flasim për metropolin shqipëtar

Add new comment