Arkiv-Lajme
Nesër, në Malmoe, Suedi, fillon ‘Eurovision Song Contest’; interesi për të është gjithnjë e më i madh
Nesër, më 14 maj, fillon Festivali i Këngës Europiane, apo siç quhet ndërkombëtarisht, Eurosong-u (në foto Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko, që do të përfaqësojnë Shqipërinë atje), i cili është bërë me kalimin e kohës dhe për çudinë e shumëkujt një aktivitet televiziv shumë i rëndësishëm. Vende që deri para ca vitesh e injoronin si një festival dosido që ngjallte interes veç në periferi të kontinentit, sot marrin pjesë me bujë e pritmëri të mëdha, duke pasur nga pas vetes dhe një logjistikë të fortë mediatike që funksionon me logjikë patriotike.
Ilva Tare tok me këngën “Të ka lali shpirt” në kishën e Shna Ndout
Kënga “Të ka lali shpirt”, e kënduar nga një vajzë me emrin Silva Gunbardhi (shiheni në foto), ka kapur mbi 17 milionë klikime deri tani në website-in e videove, Youtube. Ilva Tare e përshkruan kështu këtë këngë në një shkrim për Javën me titullin – jemi aty ku duhet – “Të ka lali shpirt”: “Teksti dhe muzika përfaqësojnë plotësisht atë që shoqëria shqiptare po kalon në këto kohëra; një përzierje kotësie me ritëm tallavaje dhe me përqafime majtas e djathtas të politikës që është gati të ketë shpirt e xhan çdo lal që ia afron pushtetin”.
Boris Tadiç e sheh shprehjen “Kosova- zemra e Serbisë” si një mantra goebbels-iane
Ish Presidenti serb, Boris Tadiç ka bërë një deklaratë të fortë, me të cilën ka synuar, me sa duket, të distancohet bujshëm nga qasja mainstream në Beograd. Në fillim, ai është shprehur optimist, se me serbët e veriut të Kosovës do të arrihet pajtimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.
Dhe pastaj, “e ka plasur bombën”: “Kosova nuk është zemra e Serbisë, pavarësisht se ky është një formulim, i cili përsëritet në kuptimin gebelsian qindra herë”. Termi ‘gebelsian’ bie më së shumti në sy në këtë deklaratë të cituar nga Gazeta Express.
Një shkrim i Dashnor Kokonozit dhe një nënvizim që ia vlen të veçohet
Dashnor Kokonozi ka shkruar një artikull të publikuar fillimisht në blogun e Vehbiut ‘Peizazhe të Fjalës’ (ku ai i nënshkruan shkrimet e veta me llagapin ‘Lyss’), e të marrë më pas nga site e gazeta të ndryshme. Është një artikull më titullin “Të tallësh bythën gjuhësisht”, dhe merret me mend qysh nga titulli se argumenti për të cilin flitet është gjuha shqipe.
Fushatë batutash e gjetjesh publicitare (sipas gazetave, të paktën)
Fushata e deritashme dominohet nga gjetje të sajuara emotive e nga batutat e lëshuara për të bërë efekt; janë batuta të lëshuara nga të dy krahët, nga të gjithë personazhet, nëpër tubime elektorale, apo nëpër studio televizive. Në të vërtetë, është dhe media, kryesisht gazetat, që kanë një fokusim të veçantë tek kjo lojë “hidh e prit” në distance, apo tek gjetje të tipit publicitar.
Nga hero i Bastijës në klloun i Pallatit Elizee?
Ai nuk dëshiron të festojë. Në përvjetorin e parë të ardhjes në pushtet, presidenti i Francës, Francois Hollande ndodhet në rënie të lirë. Lidhja midis tij dhe zgjedhësve është këputur. Tri të katërtat e francezëve e vlerësojnë negativisht politikën e tij. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë - shkruan DW.
Myslim Pashai shpërthen (në stilin e tij të butë) kundër Kreshnik Spahiut
Myslim Pashai ka pritur e ka duruar, e më në fund ka shpërthyer. Ka shpërthyer në stilin e tij. Të jep përshtypjen se e vetmja gjë që s’ka dashur të bëjë është ky shpërhtim, por në të njëjtën kohë të jep përshtypjen se nuk ka mundur dot më. Shkak është bërë (kjo gjë merret vesh nga shënimi që Pashai ka lënë në Facebook) një takim i Spahiut në Fier, ku ky i fundit ka vijuar të përdorë pa të keq, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, emrin e kolonelit. Nuk dihet se si janë ndarë këta të dy, por shënimi në ‘FB’ lë të kuptohet se janë ndarë keq, për t’mos u bashkuar më. Ja shënimi i plotë:
Shënim: Pse nuk bie çmimi i naftës në Shqipëri (vetëm në Shqipëri)?
Për shkak të krizës ekonomike në Europë dhe frenimit të rritjes në Kinë, Indi, Brazil, etj, një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare po shitet këto ditë 96 dollarë. Në pak javë ka ndodhur një ulje e çmimit ndërkombëtar me 32 përqind për fuçi. Ndërsa në tregun tonë një litër naftë shitet me 1.850 lekë te vjetra litri, njësoj sikur çmimi në tregjet ndërkombëtare të ishte 160 dollarë për fuçi.
Gazeta Dita: Telefonata e shqetësuar e Ramës për Kokëdhimën, pas e-mailit kërcënues ndaj Bazes
“Trazimi 2K” e quan gazeta Dita e sotme situatën rreth kandidimit të Kokëdhimës në listat e PS.
Gazeta sjell një lajm interesant, kuptohet nga pas kuintave: pasi Baze ka rrëfyer “kërcënimin” nga “pushteti i pas 23 qershorit” dërguar me e-mail nga adresa e Koço Kokëdhimës, Rama thuhet t’i ketë bërë një telefonatë të shqetësuar. Koço, mësohet të ketë mohuar që e ka nisur e-mailin, “s’e kam bërë unë. E ka bërë një djalë që merret me fushatën time”.
Gazeta Dita vëren se refreni “s’e kam bërë unë” ishte dhe lejtmotivi i intervistës tek Fevziu.
Rama: biznesmenët e përfshirë në lista nuk janë bërë biznesmenë falë partisë
Nga një vizitë të Ramës në Berat, media përcolli 2 momente nga debati me gazetarët, diskutimin e Ramës për skuadrën e vet të rilindjes dhe atë për sipërmarrësit në lista.
Rama e ndau në 2 pjesë kategorinë e sipërmarrësve, prej nga të krijohet ideja që sipërmarrësit në Shqipëri janë bardh e zi, të zinjtë me pushtetin, të bardhët me opozitën: