Myslim Pashai shpërthen (në stilin e tij të butë) kundër Kreshnik Spahiut

Myslim Pashai ka pritur e ka duruar, e më në fund ka shpërthyer. Ka shpërthyer në stilin e tij. Të jep përshtypjen se e vetmja gjë që s’ka dashur të bëjë është ky shpërhtim, por në të njëjtën kohë të jep përshtypjen se nuk ka mundur dot më. Shkak është bërë (kjo gjë merret vesh nga shënimi që Pashai ka lënë në Facebook) një takim i Spahiut në Fier, ku ky i fundit ka vijuar të përdorë pa të keq, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, emrin e kolonelit. Nuk dihet se si janë ndarë këta të dy, por shënimi në ‘FB’ lë të kuptohet se janë ndarë keq, për t’mos u bashkuar më. Ja shënimi i plotë:
“Kreshnik ! Ju flet Pashai! Ti ke axhendën tënde. Para saj nuk të ndal kush. “ Hap Krahun! “ është një slogan rutinor i joti. Të vaftë mbarë! Në Fier, shkove me ritmin dhe marrshimin tënd “ pa ta bërë tërr syri” . Unë s’mund të vija sepse ti e kishe kryer, tanimë veprën tëndë, me përdorjen e aqshumtë të asaj që mbahet përmendsh “ “ Ja tani do të dalë në skenë për të folur ai që mundi dy shtete…” sikur unë të isha një farë “Bajlozi” apo “Katallani” për t’i shtuar jetë përrallës tënde!
Kreshnik! Ju flet Pashai! Ti prezanton deputetë të ardhshëm me pasion fitimtari, dhe sërish thërret atë njeriun që e kishe në krahë, e në mungesë të tij, prapë e nxjerr nga xhepi i karizmës tënde duke ia hedhur ndër duar, simpatizantëve tanë të Qarkut të Fierit, në Teatrin “Bylis”. Ata duartrokitën dhe shqyen sytë, të më kërkonin se ku isha, pse s’kisha ardhur. Mirpo ti e kishe refrenin e keqpërdorur dhe e solle prapë në treg, se të duhej, medoemos. Mos Kreshnik, se të mallkon Kombëtarizmi im. Unë isha në Fier tek bashkësia jonë idealiste dhe kombëtariste, por jo tek Ti!
Kreshnik ! Ju flet Pashai ! Po ç’mund të jetë vallë ajo histeri !? “ për të ndjekur, me mallkim e kërcënim ata tradhëtorët, që mund të largohen…‘” “ T’i ndjekim hap pas hapi, në brimë të miut, t’i kapim, t’i pështyjmë…” duke keqpërdorur aq turpshëm vargun e himnit të flamurit: “ Nga Lufta veç ai largohet . Që është i lindur tradhëtor ! ” Nga cilat tribu vjen kjo histeri që nuk ka lidhje me dashurinë dhe mbrothësinë që dëshiron të sjellë Kombëtarizmi ynë? Kreshnik ! Ju flet Pashai!” (Re.Pu.)
Comments
Xha Myslym, nuk je i vetmi qe
<p>Xha Myslym, nuk je i vetmi qe u rrembye nga patriotizma e ju erren syte, megjithese ai karagjoz ishte i lexueshem qarte...nejse, me kete qe po ndodh drejtesia vendoset, ai karagjoz nuk do shperdoroje dot as kombetarizmin naiv apo shqetesimin e perbashket per prapambetjen kombetare. Te pershendes dhe te respektoj per menyren e fisme qe kishe zgjedhur per te mos u perdorur me...</p>
O xha Lymi. Ju te gjithe jeni
<p>O xha Lymi. Ju te gjithe jeni llum i ''kombtarizmes''. Ti me Kreshnik faqeziun nuk mund te behet atdhetare me pacipesi. Ti mbive si kerpudhe per te ''mbrojtur''detin. Po si nuk te degjuam zerin ne 1997? Si nuk te degjuam zerin per tragjedine e Gerdecit ku humben jeten 10-ra njerez? Ti je nje plak matuf e asgje tjeter. Ju nuk keni ne axhende asgje per ardhmerine e Shqiperise se, sa per ''kombetarizem'' ju jeni shashka tymese, sikur ato tymeset e kuqezinjve neper ndeshje futbolli. Vendi juaj eshte fusha ku luhet ping-pong e futboll, adsgje me teper.</p>
Jo se e njoh Pashain, por per
<p>Jo se e njoh Pashain, por per ne momentet qe flet, zerat qe folen ishin shume, dhe Pashain nuk e njihte njeri qe ti mbante shenim ato qe thoshte... ndersa ne rastin e kufirit detar ishte i vetmi specialist qe po fliste per ate teme... thjeshte per saktesim i thashe</p>
Nje parti qe vinte era
<p>Nje parti qe vinte era "Osmanizem" u shkerrmoq pa u nisur. Tani mbeshtetesin mund te shkojne te streha historike qe eshte PD.</p>
Add new comment