Boris Tadiç e sheh shprehjen “Kosova- zemra e Serbisë” si një mantra goebbels-iane

Postuar në 13 Maj, 2013 05:41

Ish Presidenti serb, Boris Tadiç ka bërë një deklaratë të fortë, me të cilën ka synuar, me sa duket, të distancohet bujshëm nga qasja mainstream në Beograd. Në fillim, ai është shprehur optimist, se me serbët e veriut të Kosovës do të arrihet pajtimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

Dhe pastaj, “e ka plasur bombën”: “Kosova nuk është zemra e Serbisë, pavarësisht se ky është një formulim, i cili përsëritet në kuptimin gebelsian qindra herë”. Termi ‘gebelsian’ bie më së shumti në sy në këtë deklaratë të cituar nga Gazeta Express.

Tadiç shfaqet në mënyrën pragmatiste të mundshme, kur vjen puna që flitet për koncepte e nocione poetiko-romantike kombëtare, siç është koncepti ‘zemra e Serbisë’. Ai thotë: “Zemra e Serbisë është zhvillimi ekonomik i vendit i cili ka ngecur në Serbi dhe po rrezikon mirëqenien e Serbisë dhe qytetarëve të saj ”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.