Arkiv-Lajme

Ilir Yzeiri flet për Kokëdhimën dhe kujton një takim të panjohur të Koços me Berishën në vitin 2000

Postuar në 12 Maj, 2013 09:54

Ilir Yzeiri i është kundërvënë fushatës kundër Koço Kokëdhimës, dhe ka bërë ndonjë saktësim apo përgënjeshtrim të pretendimeve mbi numrin 3 të listës së kandidatëve socialistë të Vlorës. Këtë gjë e ka bërë mbi bazën e përvojës dhe njohjes personale me Koçon, dhe të gjitha i ka shkruar në një artikull të publikuar në Shqipin e sotëm.

Një miss në listën e Ngjelës – e dyta në rradhë për një mandat në Tiranë

Postuar në 12 Maj, 2013 09:42

 

Listat për kandidatë kanë treguar më së pari “shijen” dhe tendencën e liderëve qëbëjnë listat. Listat janë plot me kandidatë biznesmenë, me socialistëve që kandidojnë për të djathtën e deri te kandidatët për të cilët nuk dihet asgjë. Surprizat e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, nuk kanë të sosur. Avokat Ngjela ka surprizuar me numrin 2 të listës së vet në Tiranë, që është një mis, 26-vjeçarja Arnida Çapi. Mediat online kanë botuar fotot e missit, ku, nuk dallohet edhe aq shumë pasioni për politikën të shoqëruar me tituj “bombë”.

18 familjarë, kunetër, bashkëshortë, prindër e fëmijë, në listat për deputetë, por në parti të ndryshme!

Postuar në 12 Maj, 2013 07:49

Shqiptarja.com ka hetuar sot në listat e kandidatëve të partive duke zbuluar se janë plot me bashkëshortë, kunetër, prindër e fëmijë, që kandidojnë për parti të ndryshme. Asgjë mund të mos jetë kundër-ligjore, por ka një problem... sa shanse ka që të bëjnë luftë politike të pakompromis në Parlament?

Sipas Shqiptarja.com, familjarët e kampeve të ndryshme, janë:

Lefter Koka (LSI) – Agron duka (PR) (qarku Durrës) - kunetër

Fatmir Mediu (PD/PR) (qarku Korçë) – Ilirian Celibashi (PS) (qarku Fier) – kunetër

A shpreson vërtet Rama që Malaj të kthehet në PS (siç deklaroi dje publikisht)?

Postuar në 12 Maj, 2013 06:24

 

Vazhdon jehona e vizitës së Ramës në Vlorë. Panorama citon sot një moment nga biseda e kreut të PS me gazetarët në këtë qytet. I pyetur rreth dëmit që do t’i shkaktojë kandidimi në Vlorë si i pavarur i Arben Malajt, Rama tha se shpreson të mos ketë dëmtime. Madje, shpreson edhe që ai të kthehet në PS! Pavarësisht “gabimit”.

Nano: nuk doja të kthehesha që “spitullaq si Edvin Rama” ta përdorte për alibi se “Nano ndihmon Berishën”

Postuar në 12 Maj, 2013 05:43

Në një intervistë te Panorama, Nano shpjegon pse u rikthye tani, edhe  pse nuk donte. Meqë “…vazhdojnë t’i mashtrojnë votuesit socialistë me klishenë “Nano i shërben Berishës”, këtë herë kisha vendosur të mos kthehesha që t’u hiqja këtë alibi.

Lefter Koka e quan jo-bindës argumentin e “2 kunetërve” . Rama e kish vendosur me kohë të mos e kandidonte Dukën!

Postuar në 12 Maj, 2013 05:08

I pyetur për lënien jashtë zonës së sigurtë të listave të Agron Dukës (në foto), Rama deklaroi para pak ditësh në Tonight se “nuk është mirë të jenë 2 kunetër në koalicion”, frazë që nënkuptonte lidhjen familjare të Dukës me Lefter Kokën e LSI-së. Por, sot, Koka ka deklaruar për Gazetën Shqiptare se kjo është arsye aspak bindëse. “Mendoj që zoti Rama e ka pasur më herët dhe jo tani këtë vendim në kokë, për të mos e kandiduar zotin Duka”  thotë ai.

Serbët e Kosovës "mirëpresin" me akuza për shitje të Kosovës vizitën e Aleksandër Vuçiç

Postuar në 12 Maj, 2013 03:09

 

 

Për herë të parë, një ish-diktator (i Guatemalës) dënohet për genocid nga një gjykatë e vendit të vet!

Postuar në 11 Maj, 2013 18:08

 

Ngjarja e ditës: Eugen Wollfarth në Vlorë pranë Ramës, që lëshonte mesazhe të qarta elektorale

Postuar në 11 Maj, 2013 16:33

Në Vlorë është çelur sot sezoni turistik me një sërë aktivitetesh të ndryshme, dhe në këto aktivitete ka marrë pjesë dhe njeiru që kryeson listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës, i pari i socialistëve, Edi Rama. Për këtë arsye, ngjarja mori ngjyrime të plota elektorale, dhe kjo bëri që të bjerë shumë në sy prania e kreut të OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wolfarth. Ky i fundit nuk para është njohur për qëndrime dashamirëse ndaj opozitës, të paktën kështu e ka vizituar media jo qeveritare, e në këtë kuptim vizita e tij në Vlorë në ditën e sotme është një ngjarje dhe për të.

Topi “i lutet” opozitës “për KQz-në :mos i varni ujkut mëlçitë në qafë”

Postuar në 11 Maj, 2013 16:29

 

Ndërsa media është përfshirë në debatet “Kokëdhima”, “Islami” apo  “Malaj”, Bamir Topi, përpiqet të rikthejë vëmendjen te KQZ-ja, si një vend ku Berishës nuk i duhet lëshuar pe. Ai i ka bërë thirrje sot opozitës të mos i lërë vendet vakant, sepse “nuk mund t’i varen ujkut mëlçitë në qafë”.

"Pushteti aktual, Qeveria, Kryeministri aktual është recidivist në manipulimin e zgjedhjeve. Përfytyroni që do ia lerë fushën bosh dhe këtu nuk është problemi që ne po na vjen keq, nëse po i ruan Edi Rama apo jo votat e elektoratit të tij, 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme