Arkiv-Lajme

Ka 142 mijë të papunë, dhe Berisha premton 250 mijë vende pune!!! Në një kohë që për 8 vjet ka hapur vetëm 12 mijë

Postuar në 14 Maj, 2013 02:59

Andrea Stefani ka gërmuar në arkiva dhe prej andej ka nxjerrë një premtim të PD-së në vitin 2005: “Në projektin e saj për ndryshim, mazhoranca e re dhe qeveria e saj synojnë të krijojnë mundësi për punësim të çdo shqiptari. Papunësia, veçanërisht afatgjatë dhe e pashpresë, si urbane dhe rurale, e veçanërisht në nivelet alarmante të saj mes brezit të ri, trashëguar nga qeverisjet socialiste, përbën një kërcënim serioz social dhe një barrierë për zhvillimin e vendit. Papunësia dhe mungesa e shpresës për punë është një nga faktorët kryesorë të eksodit masiv emigrator të shqiptarëve”.

Majko minimizon Nano-Malajn, dhe i thotë Berishës: Dorëzo shtetin me letra, siç bëmë ne më 2005

Postuar në 14 Maj, 2013 02:42

Në një intervistë për Shqipin, i pari i listës në qarkun e Tiranës e likujdon kontributin e mundshëm të Nanos në fushatë në krah të Malajt dhe debatin me ish boss-in e tij (që dy ditë më parë e ka kualifikuar Majkon, tok me Ruçin, Finon, etj, si kufoma politike), duke thënë se “nuk merret me historira televizive; i pëlqen më shumë historia e votave”.

Kanë mbërritur në Tiranë vëzhguesit e parë të 23 Qershorit

Postuar në 13 Maj, 2013 17:51

Përfaqësues të misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve mbërritën sot në Tiranë për të parë nga afër përgatitjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit. Komunikimi i tyre i parë me shtypin pritet të jetë të mërkurën - raporton Zëri i Amerikës. Sipas tij, burime të besueshme bënë të ditur se ky delegacion i parë i ODIHR-it do të verifikojë së pari saktësinë e listave të votuesve për të cilat ka shumë ankesa për dublime. Në qendër të vëmendjes mbetet edhe mënyra si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zv. Kryeministri Vuçiç bëri një vizitë të vështirë në veri të Kosovës, dhe nuk duket se arriti shumë

Postuar në 13 Maj, 2013 16:26

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përpjekur të minimizojë problemet mes tij si përfaqësues i Beogradit zyrtar dhe serbëve të veriut të Kosovës, të cilët nuk janë ende të gatshëm të njohin marrëveshjen e nënshkruar me Daçiçit dhe Thaçit. Ai nuk e mohoi mosbesimin e serbëve ndaj kësaj marrëveshjeje, por theksoi se është ngushtuar hendeku që ekzistonte më parë. “Ky hendek nuk është më aq i thellë”, tha ai pas vizitës, por aty për aty saktësoi se “kjo nuk do të thotë që serbët e Kosovës do ta pranojnë lehtë zbatimin e marrëveshjes”.

“Ka-qi, Ka-qi… Është fjala për Islamin” – ironizon Baze mitingun e PD dhe shton: Basha, kryetari i PD, pas humbjes

Postuar në 13 Maj, 2013 14:48

Mitingu i çeljes së kësaj fushate elektorale nuk ishte një miting që kërkonte të shquante fitimtarin e zgjedhjeve, por një miting që kish bërë kujdes të shquante trashëgimtarin e partisë pas humbjes. Ai ishte risia e vetme e asaj feste të zymtë. Ah, po. Ishin dhe thirrjet Ka-qi, Ka-qi… Është fjala për Islamin – komenton Mero Baze mitingun e kësaj mbrëmjeje në Tiranë ku PD ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale.

Duhet të bëjë fushatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha?

Postuar në 13 Maj, 2013 13:45

Kryetarët e bashkive nuk do duhej të merrnin pjesë në fushatat e zgjedhjeve parlamentare (duke përjashtuar kontributin në planin administrativ që ua kërkon ligji). Por Lul Bashës i kishin ngarkuar të hapte tubimin e sotëm, që përuron fushatën elektorale për demokratët (tubi ëhstë duke u zhvilluar në këto momente). Dhe Basha e hapi në stil sektar dhe me mesazhe të thjeshta e të qarta. Ja një pjesë e fjalës së tij: “Kur deklarova kandidimin, thashë se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kisha uruar gjatë kësaj kohe që të kisha të drejtë.

Myslim Pashaj në fillim bën publik në FB kontrastin me Spahiun; pastaj jep dorëheqjen

Postuar në 13 Maj, 2013 11:46

Pas shënimit të lënë në facebook, në të cilin përsëritej, nuk dihet me ç’domethënëie, si leitmotiv fraza “Kreshnik, ju flet pashai”, Myslim Pashai ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të AK-së. Ai de facto ish larguar nga kjo lëvizje, dhe sot ishte largimi de jure. Nuk ka bërë publike arsyet e dorëheqjes; ato i ka shkruar në tekstin e letrës së dorëheqjes, që i është dorëzuar AK-së (kjo lihet të kuptohet), por nuk i thotë ato për publikun. Ai u mjaftua të thotë se “nuk kam rënë dakord për arsye parimore”.

Kristaq Traja: Më 21 prill 2008 u bënë tok mizerabiliteti + budallallëku

Postuar në 13 Maj, 2013 11:31

Juristi Kristaq Traja i ka dhënë një intervistë Skënder Minxhozit për Javën, dhe aty ka folur edhe për ndryshimin e Kushtetutës. Ai mendon se Kushtetuta duhet të ndryshojë. Dhe jep më shumë se një arsye.

Shënim: Sa herë do përurohet Hidrocentrali i Banjës?

Postuar në 13 Maj, 2013 10:53

Kryeministrin demokrat Berisha e ka rikapur dalldia e përururimeve. Mes tyre, edhe vepra që i ka përuruar fushatën e kaluar dhe që mbetën në kuadër fushate.Përurimi i nisjes së punimeve përgatitore për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës në rrethin e Elbasanit, një nga tre veprat energjetike që do të ndërtohen në kaskadën e lumit Devoll nga kompania norvegjeze “Statkraft”, mund te konsiderohet një skandal zgjedhor.

Qenkemi të gjithë një familje!

Postuar në 13 Maj, 2013 09:31

Sipas një studimi të ri gjenetik, nga Irlanda në Turqi, evropianët janë të gjithë të lidhur, duke ndarë së bashku një lidhje me paraardhësit që ishin gjallë vetëm një mijë vjet më parë, - shkruan në një artikull të së enjtes, International Herald Tribune. Studimi nga shkencëtarët e Kalifornisë është provë e mëtejshme se dallimet e vogla mes popujve të ndryshëm evropianë janë kryesisht artificiale dhe se ata janë të gjithë një familje e madhe - edhe pse jo domosdoshmërisht e lumtur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme