Arkiv-Lajme

FMN u kërkon tatimorëve të Shqipërisë të "jenë miqësorë" me bizneset. Duket mision i pamundur

Postuar në 15 Maj, 2013 06:34

Punonjësit e tatimeve janë “tmerri” i sipërmarrësve. Një marrëdhënie e vështirë që është kthyer në një gjobëvënie për biznesin, sa herë që plani i të ardhurave nuk realizohet nga dega e tatimeve  dhe sa herë që jemi në prag fushatash zgjedhore. Megjithë hapat e bërë në një periudhë relativisht të gjatë kohore për dixhitalizimin, deklarim online të dhënash, derdhje të detyrimeve tatimore online etj. marrëdhënia fisk-biznes ka qenë gjithmonë problematike.

Mblidhet Bordi i Monitorimit të Medias: Një “ndeshje” që përfundoi me rezultatin laboratorik 4-3

Postuar në 15 Maj, 2013 05:08

Dje është mbledhur Bordi i Monitorimit të Medias, që do të funksionojë gjatë muajit të fushatës elektorale. Në të bëjnë pjesë njerëz të zgjedhur nga organizma e shoqata të ndryshme, por ligji është bërë në mënyrë të tillë që balanca të jetë gjithnjë 4-3 në favor të qeverisë.

Berisha ka një Shërbim Informativ të Partisë?

Postuar në 15 Maj, 2013 03:47

“Një udhëtim në dhomat e fshehta të pushtetit brenda PD-së” – e quan e përditshmja DITA një raportim të gjatë botuar në numrin e sotëm, ku flitet mbi grupimet brenda PD-së dhe disa struktura paralele me institucionet e shtetit nën kontrollin e Berishës. Një prej këtyre është SHIP – shkruan gazetari Habjon Hasani dhe shpjegon:

E pabesueshme: PD-ja mobilizon mësuesit për tubimin e sotëm në Fier

Postuar në 15 Maj, 2013 02:51

Sot në mbrëmje, PD-ja hap fushatën elektorale në Fier. Dhe atje demokratët kanë marrë masa që të kenë një pjesëmarrje massive, dhe një nga masat është mobilizimi elektoral i mësuesve të shkollave. Lexoni këtë email të shkruar nga drejtoria arsimore e Fierit që u është dërguar dje të gjithë drejtorave të shkollave. Është një email që na kthen 25 vjet prapa:

Të gjitha gazetat flasin për Imamin që i flet anglisht ministrit shqiptar nga Maqedonia. Por ….

Postuar në 15 Maj, 2013 02:41

Telat Xhaferri është shqiptar i Maqedonisë, ka qenë një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhe është emëruar ministër i Mbrojtjes së fqinjit tonë lindor nën siglën partiake të BDI-së. Në Shkup pati shumë debate lidhur me këtë dekretim presidencial në postin e ministrit, dhe aryeja lidhet me të shkuarën e tij si “rebel” në radhët e UÇK-së. Por debatet janë shuar disi, dhe Telat Xhaferri ka mbetur ministër i mbrojtjes.

Berisha po bën fushatë 'totale'; nuk po lë asnjë resurs shtetëror e publik pa përdorur

Postuar në 14 Maj, 2013 16:27

Pas akuzave se në tubimin e mbrëmshëm njerëzit e administratës janë thirrur nën presionet për largimin nga puna (një praktikë e njohur kjo sa herë që në pushtet është Berisha), sot vjen një akuzë tjetër mbi përdorimin e strukturave shtetërore për qëllime elektorale. Vjen nga Peqini. E bën një gazetar, por këtë herë në funksionin e një kandidati për deputet. Është fjala për Alfred Pezën, i cili ka vënë re përdorimin e ushtrisë e të mjeteve të saj për të shtruar rrugë në komunën Përparim (shihni foton që shoqëron këtë shënim).

Ambasadori amerikan gazetarëve: Stay tuned, pasi nuk do të dilni huq!

Postuar në 14 Maj, 2013 14:55

Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu tha sot diçka, që gazetarët, të gjithë gazetarët, e interpretuan në të njëjtën mënyrë: Në ditët e javët e ardhshme pritet një qëndrim i fortë zyrtar i SHBA-ve lidhur me KQZ-në. Është interpretim i drejtë? Mbetet disi i paqartë mesazhi. Saktësisht ai tha që “në ditët e javët e ardhshme do të themi diçka, që nuk do t’ju lërë të zhgënjyer”. Është ndonjë lajm i mirë lidhur me KQZ-në?, ish pyetja e radhës. “Stay tuned”, u përgjigj ai, që në shqipe rrethanore do të thotë: mbani veshët hapur këto ditë!

Liztat Zgjedhore, edhe vetë Ministri i Brendshëm me 3 vendbanime në Gjendjen Civile

Postuar në 14 Maj, 2013 14:46

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë. Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit” - raporton e perditshmja DITA, e cila eshte marer ne vijimesi keto kohë me problemet në listat zgjedhore të qershorit 2013.

400 mijë dollarë të tjerë për lobuesit (5 ditë pas sulmit mbi KQZ dhe po atë ditë që Podesta nisi “emailin informues”)

Postuar në 14 Maj, 2013 13:32

400 mijë dollarë të tjerë të miratuara me urgjencë (madje të marra nga fondi reserve) i janë nisur lobuesve të Berishës në SHBA 5 ditë pasi u shkarkua Ilirjan Muho i KQZ-së në Kuvend.

Një psikologe e përndjekur

Postuar në 14 Maj, 2013 12:31

Psikologia Jorida Rustemi kërkon për herë të dytë ndihmën e Policisë së Tiranës – shkruan sot në kopertinën e saj e përditshmja Panorama, sipas të cilës “personi që e përndiqte prej më shumë se një viti, edhe pse u arrestua një herë, vazhdon sërish ta shqetësoje në telefon pasi është lënë i lirë nga gjykata, duke i shkaktuar shqetësime dhe gjendje ankthi”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme