Mblidhet Bordi i Monitorimit të Medias: Një “ndeshje” që përfundoi me rezultatin laboratorik 4-3

Dje është mbledhur Bordi i Monitorimit të Medias, që do të funksionojë gjatë muajit të fushatës elektorale. Në të bëjnë pjesë njerëz të zgjedhur nga organizma e shoqata të ndryshme, por ligji është bërë në mënyrë të tillë që balanca të jetë gjithnjë 4-3 në favor të qeverisë.
Eshtë votuar për kryetarin e Bordit, dhe në këtë pikë është vënë re një unitet i habitshëm “i katërshes së qeverisë”. Tre përfaqësuesit jo qeveritarë, Adrian Thano, Andi Kananaj dhe Dardan Malaj (janë zgjedhur nga shoqata të ndryshme jo politike) votuan për njëri-tjetrin, ndërsa katër anëtarët e tjerë (Andon Andoni, Rexhep Polisi, Klodeta Bajraktari, e dikush tjetër), ndonëse janë zgjedhur po njësoj nga struktura e institucione të ndryshme jo politike, votuan në grup në favor të kandidaturës së Andon Andonit. Dhe vetë Andon Andoni votoi për Andon Andonin.
Rezultati i ndeshjes ishte laboratorik: katër me tre.
M.N.
Comments
Sa do mund t'i sherbejë këtij
<p>Sa do mund t'i sherbejë këtij funksioni nje artikull shkrues, thuajse anonim, që sot paguhet nga Revista "Mesuesi". Kjo e fundit, është produkt në letër!</p><p>Ky eshte vizioni, imazhi dhe perfomanca për kompetencë profesionale e grupit që na administron tash 8 vite! PERPARA !!!!!!!</p>
Add new comment