Berisha po bën fushatë 'totale'; nuk po lë asnjë resurs shtetëror e publik pa përdorur

Postuar në 14 Maj, 2013 16:27

Pas akuzave se në tubimin e mbrëmshëm njerëzit e administratës janë thirrur nën presionet për largimin nga puna (një praktikë e njohur kjo sa herë që në pushtet është Berisha), sot vjen një akuzë tjetër mbi përdorimin e strukturave shtetërore për qëllime elektorale. Vjen nga Peqini. E bën një gazetar, por këtë herë në funksionin e një kandidati për deputet. Është fjala për Alfred Pezën, i cili ka vënë re përdorimin e ushtrisë e të mjeteve të saj për të shtruar rrugë në komunën Përparim (shihni foton që shoqëron këtë shënim).

Ja çfarë shkruan ai më tej në profilin e vet në facebook, duke numëruar shkeljet në këtë rast: “E para, fillimisht Berisha deklaroi që nuk do të përdoren mjetet zyrtare në fushatë. E dyta, ushtria si pjesë e NATO-s është e depolitizuar dhe aktivizohet sipas ligjeve në fuqi, vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, dhe sot nuk ka pasur asnjë rast të tillë. E treta, sipas ligjit shfrytëzimi i lumenjve bëhet 500 metra larg urës, [dhe mjetet e ushtrisë po marrin zhavorr dhe rërë në shtratin e lumit, shumë pranë një ure]. E katërta, shfrytëzimi i inerteve lumore lejohet vetëm për periudhën 1 qershor – 31 tetor të çdo viti.”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Liku (not verified) on

<p>Ku pyet ky kriminel per ligje...sa e sa mijra here na e ka bere te qarte qe ketu nuk ka as shtet as ligj as rregull as kod nderi as burreri as moral...problemi eshte qe po t&#39;i numerojne tani shkeljet e ligjit nga krimineli Sali Berisha, po te numerojme vrasjet, vjedhjet, shkaterrimet do te duhet dosje te tere....problemi eshte si t&#39;a shporrim nga skena politike ne fillim sepse perseri po perpiqet te vjedhe votat dhe t&#39;a turperoje edhe heren e rradhe Shqiperine; pastaj te merremi me shkeljet e ligjeve nga ky kancer kombetar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.