Berisha po bën fushatë 'totale'; nuk po lë asnjë resurs shtetëror e publik pa përdorur

Pas akuzave se në tubimin e mbrëmshëm njerëzit e administratës janë thirrur nën presionet për largimin nga puna (një praktikë e njohur kjo sa herë që në pushtet është Berisha), sot vjen një akuzë tjetër mbi përdorimin e strukturave shtetërore për qëllime elektorale. Vjen nga Peqini. E bën një gazetar, por këtë herë në funksionin e një kandidati për deputet. Është fjala për Alfred Pezën, i cili ka vënë re përdorimin e ushtrisë e të mjeteve të saj për të shtruar rrugë në komunën Përparim (shihni foton që shoqëron këtë shënim).
Ja çfarë shkruan ai më tej në profilin e vet në facebook, duke numëruar shkeljet në këtë rast: “E para, fillimisht Berisha deklaroi që nuk do të përdoren mjetet zyrtare në fushatë. E dyta, ushtria si pjesë e NATO-s është e depolitizuar dhe aktivizohet sipas ligjeve në fuqi, vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, dhe sot nuk ka pasur asnjë rast të tillë. E treta, sipas ligjit shfrytëzimi i lumenjve bëhet 500 metra larg urës, [dhe mjetet e ushtrisë po marrin zhavorr dhe rërë në shtratin e lumit, shumë pranë një ure]. E katërta, shfrytëzimi i inerteve lumore lejohet vetëm për periudhën 1 qershor – 31 tetor të çdo viti.”
Re.Pu.
Comments
Ku pyet ky kriminel per
<p>Ku pyet ky kriminel per ligje...sa e sa mijra here na e ka bere te qarte qe ketu nuk ka as shtet as ligj as rregull as kod nderi as burreri as moral...problemi eshte qe po t'i numerojne tani shkeljet e ligjit nga krimineli Sali Berisha, po te numerojme vrasjet, vjedhjet, shkaterrimet do te duhet dosje te tere....problemi eshte si t'a shporrim nga skena politike ne fillim sepse perseri po perpiqet te vjedhe votat dhe t'a turperoje edhe heren e rradhe Shqiperine; pastaj te merremi me shkeljet e ligjeve nga ky kancer kombetar.</p>
Add new comment